Transferimi i studimeve/ Studentët afat deri më 13 tetor, procedurat

5 Tetor 2014, 12:04Sociale TEMA

Mungesa e dokumentacionit në dosjet e studentëve të IAL private që iu hoq liçenca, ka detyruar Ministrinë e Arsimit që të shtyjë afatin e regjistrimit për këta studentëderi më 13 Tetor.

Sipas udhëzimit të MAS, të gjithë studentët e interesuar mund të dorëzojnë brenda kësaj date të gjithë dokumentacionin e nevojshëm në IAL publik që ata dëshirojnë të studiojnë.

Ndërkaq, Ministria e Arsimit po pajis të gjithë studentët e IAL privat që iu hoq licenca më numër matrikullimi, edhe pse ky në bazë të udhëzimit të Ministrisë ishte detyrim i IAL.

Vendimi i MAS për shtyrjen e afatit të regjistrimit

MAS ka vendosur të shtyjë afatin e aplikimit pranë IAL-ve publike për të gjithë kandidatët që transferohen nga IAL-të të cilave iu është hequr licenca, deri në datën 13 tetor 2014.

Ky vendim u mor në vijim të evidentimit të nevojës për të plotësuar dokumentacionin nga ana e studentëve për të kryer aplikimin pranë IAL-ve publike si dhe shqyrtimin e tyre nga komisionet përkatëse të ngritura nga këto IAL.

Në kushtet kur, në shumë raste, studentët që transferohen nga IAL-të private nuk janë pajisur nga këto IAL me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të mundësuar transferimin e tyre në një IAL tjetër, edhe pse ky ka qenë një detyrim i shprehur qartë në VKM nr. 539 datë 06.08.2014 si dhe Udhëzimin Nr. 25 datë 11.08.2014, MAS po pajis me numër matrikullimi të gjithë studentët të cilët nuk e kanë patur atë në dosjet e tyre, edhe në ato raste kur ky numër matrikullimi i është komunikuar edhe më parë IAL-së përkatëse nga Agjencia Kombëtare e Provimeve, por këto IAL nuk e kanë vendosur atë në dosjen e studentit.

Gjithashtu, Ministria e Arsimit dhe Sportit, po punon për të mundësuar pajisjen e studentëve me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, për të mundësuar aplikimin e tyre për transferimin e studimeve. Për këtë është ngritur një Komision ad hoc që po shqyrton të gjitha rastet e ankesave të paraqitura nga studentët si dhe pajisjen e tyre me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm.

Ministria e Arsimit dhe Sportit do të vazhdojë të jetë e angazhaur në maksimum për t’u gjendur pranë çdo studenti për të lehtësuar procesin e transferimit të tij në një Institucion tjetër të Arsimit të Lartë.

1 komente në “Transferimi i studimeve/ Studentët afat deri më 13 tetor, procedurat”

  1. askushi says:

    Hej kujt i plasi per keta qe shkojn tek privati. Ata te gjith zero jan, se prandaj sillet edhe privati keshtu.
    Shikoni sa veta do kalojn prej ketyre. Asnjeri as per numer.
    Po vonohet 1 muaj shkalla shteterore.
    Mos duan ta bejn shkollen ne Sahara, ne pisk te vapes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje