Studentëve të mjekësisë iu ndalohet protesta ose…vetëm me leje të rektorit

7 Tetor 2014, 19:21Sociale TEMA

Është ende një draft, por mund të shndërrohet në një precedent të rrezikshme.

Studentët e mjekësisë me shumë mundësi, kur duan të protesojnë kundër rektorit, duhet t’i marrin leje atij, raporton Ora News.

Konkretisht, në draft-rregulloren e Universiteti të Mjekësisë, në paragrafin për të drejtat dhe detyrimet e studentit, neni 83, për veprimtaritë jashtëmësimore thuhet:

“Studentët kryejnë veprimtari jashtëmësimore me karakter kulturor, shkencor, sportiv e zbavitës, në vende, kohë dhe përmbajtje të lejueshme.

Veprimtari të tilla nga studentët e një fakulteti në ambjentet e fakultetit mund të kryhen vetëm me lejen e autoritetit drejtues përkatës, ndërsa në nivel universiteti me leje të Rektorit.

Aktivitete me karakter demonstrativ ose proteste lejohen vetëm me leje nga Rektori, me kërkesë të shoqatave të tyre, të njohura ligjërisht, pasi të jetë marrë mendimi i Këshillit të Studentëve të UMT”.

Kjo do të thotë se arsyeja që mund t’i çojë studentët drejt protestave apo demostratave mund të jetë kundër stafit drejtues, specializimeve apo pakënaqësive të kësaj natyre, por a do të ketë mjekësia një rektor që të jetë aq i lirë sa t’i lejojë studentët të protesojnë kundër tij?

5 komente në “Studentëve të mjekësisë iu ndalohet protesta ose…vetëm me leje të rektorit”

  1. genti says:

    Shume mire ia bejne! Studente pula dhe spiuna!

    Vaj medet!

  2. Prenga says:

    Hajvan rektore! E drejta per proteste eshte e drejte kushtetuese pra palo rektoret nuk mund ta ndalojne. Duke qene nulitete keto soj rektoresh nxjerrin te tilla “rregullore” idiote ne kendershti me kushtetutat dhe konventat nderkombetare per te drejtat elementare njerezore.

  3. Bumc-Aus del Aldo says:

    Universiteti i Mjekesise eshte kthyer ne nje strehe te krimit per nje numer bluzash te bardha te akuzuar per korrupsion dhe pergjegjes per humbjen e jetes sepacienteve te tyre. Vete Rektori i komanduar i ketij univesiteti Dr. Ali Refatllari, si prototipi i ketyre veseve dhe i akuzuar publikisht nga disa familjare per marrje rryshfeti dhe shkaktim nga pakujdesia te vdekjes se pacienteve, ne vend qe te shkoje ne burg, Ministria e Arsimit i gjen strehe si rektor Universiteti! Ndaj dhe rektori per te mbrojtur keshtjellen e tij kerkon te beje statute dhe akte qe te siguroje mbreterimin e tij. Akti me flagrant eshte kur nje kaste te komanduarish ne kete universitet, perfshire dhe drejtuesit e fakulteteve pengojne ne menyre antiligjore te kthehet ne zyre Dekani i Fakultetit te Mjekesise, i cili edhe pse eshte i zgjedhur (jo komanmduar si keta sharlatane), madje ka fituar edhe gjyqin per shkarkimin e tij, nuk e rikthejne keta bazhibozuke ne krye te detyres?! Ministria e Arsimit fle, keta bejne kerdine me veprime antiligjore, por mendoj se kjo gjendje ka per te ndryshuar shume shpejt, sa te kthehen studentet e ketij fakulteti ne auditioret e tyre se kane per ti debuar me shqelma keta uzurpatore dhe kriminele.

  4. Te rrime shtrember e te flasim drejte! says:

    Nuk eshte ndonje cudi e madhe dhe si gjithmone ne Shqiperi cudia me e madhe zgjate vetem tre dite. Shija qe ngelet eshte e hidhur por akoma me e hidhur eshte niveli profesional-shoqeror i rektorit dhe stafit akademik, te cilet akoma nuk kane harritur te kuptojne se e drejta per tu veteorganizuar dhe shprehur mendimin nepermjet protestes ose tubimeve eshte nje e drejte e pakontestueshme,e patjetersueshme dhe e pamohueshme. Vendi ku organizimi i protestes lajmerohet eshte komisariati i policise i cili mbulon vendin ku zhvillohet protesta. Pra protesta lejmerohet por nuk merret leje per tu mbajtur ose jo. C’do kush qe do te protestoj ne menyre paqesore nuk e ka te nevojshme lajmerimin, kjo per vete faktin qe protestat ose tubimet spontane qe lidhen me nje njgjarje te vecant te mos pengohen me nje ligj formal, i cili kerkon lajmerim paraprak te protestes. Per t’jua thene ne menyre figurative ligji i veteorganizimit dhe tubimit nen “qiell te hapur” eshte ne krahesim me rregulloren administrative te univeristeti njelloj si elefanti me hardhucen. Mjafton qe nje nga studentet e perkur nga kjo rregullore edhe pse nuk ka hyre ne fuqi, te ngrej nje padi kushtetuese(Nese instanca te tjera administrative nuk funksjonojne) dhe Gjykates Kushtetuese i duhen vetem dy minuta qe kete rregullore te nxjerre te papajtueshme me kushtetuten dhe si rrjedhoje te jashteligjshme. Rektori dhe stafi i rektoratit jane pergjegjes per koston e prozesit. Shpresoj edhe uroj qe nje nga studentet e prekur drejteperdrejt nga rregullorja te ndjekin kete rruge meqellim qe te tilla tentativa skandaloze dhe te turpshe per shoqerin tone te shuhen qe pa nisur akoma.
    Ku vigani nuk gatitet as gjykata s’lebetitet!!!

  5. tanimilano says:

    Perse habiteni ne shqiperi Rektoret jane pak vende pune dhe zgjidhen nga partia ne pushtet ! dhe ju si mendoni se rektori do lejoj studentet te protestojne kunder partise dhe vetes vete .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje