Qeveria miraton vendimin për sigurimin e jetës së ushtarakëve të Forcave të Armatosura që dërgohen në misione ushtarake jashtë vendit për vitin 2014.
Sipas vendimit, Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me shoqërinë e sigurimeve “INSIG”, sh.a., duhet të bëjë sigurimin e jetës nga aksidentet të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë që dërgohen në misione ushtarake jashtë vendit, për vitin 2014.
Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i vitit 2014, miratuar për Ministrinë e Mbrojtjes. Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes dhe shoqëria e sigurimeve “INSIG”, sh.a., për zbatimin e këtij vendimi.