Vjedhja e kabllit elektrik/Bozdo: Policia të gjejë hajdutët

11 Tetor 2014, 13:46Sociale TEMA

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Enno Bozdo ka denoncuar vjedhjen e vazhdueshme të kabllit që furnizon me energji ndriçimin publik në Tiranë.

Në një deklaratë për mediat, Bozdo tha se ndonëse është denoncuar vazhdimisht në polici, ende nuk ka asnjë masë nga policia për këtë vjedhje që ndodh para syve të tyre.

Bozdo inspektoi punën për zëvendësimin e kabllit përgjatë Lanës, ndërkohë që me një financim prej afërsisht 100 milionë lekësh do bëhet rivendosja e kabllove dhe kapakëve të pusetave.

“Këto investime  nëse policia do kryente punën e saj, do të shkonin për përmirësimin e cilësisë së jetës së banorëve në zona të ndryshme të Tiranës, të lëna në harresë për dhjetra vite të shkuara.

Është kthyer tashmë në një shqetësim të madh, jo vetëm për qytetarët por edhe për Bashkinë e Tiranës, çështja e vjedhjes së kabllove të furnizimit me energji elektrike për ndërtim publik në qytet. Punimet që shihni pas meje janë për të zëvendësuar një kabëll rreth 2 km të gjatë, të vjedhur para ca kohësh që ka lënë pa ndriçim publik pjesën më të madhe të Unazës, nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë deri tek kthesa, tek Pallati me Shigjeta”, theksoi Bozdo.

Në vijim ai i bëri thirrje Policisë së Shtetit, e cila ka marrë në mënyrë frekuente, rast pas rasti të gjitha denoncimet e Bashkisë së Tiranës të impenjohet për ruajtjen e pronës publike, sepse kjo nuk ka të bëjë vetëm me investimet e Bashkisë së Tiranës (është një shumë afërsisht 100 milionë lekë të shpenzuara për të rivendosur të gjithë pjesët e vjedhura, kabllot, kapakët e pusetave) por ka të bëjë edhe me qytetarët.

“Policia deri tani nuk ka bërë absolutisht asgjë. Dyshimi ynë është se këto vjedhje kryhen nga grupe shumë të organizuara, nuk kemi të bëjmë me vjedhje individuale por përsëri aksioni i Policisë ka qenë pothuajse zero.

Ata mjaftohen me marrjen shënim në proces-verbal të denoncimit të Bashkisë së Tiranës, asnjë arrestim i këtyre grupeve të organizuara që vjedhin pronën publike.

Të vetmet arrestime që ka bërë Drejtoria e Policisë janë këta punëtorë që ju shikoni këtu pas meje të cilët ishin duke punuar për zgjerimin e nyjës semaforike dhe rregullimin e trotuareve dhe ashtu siç kemi denoncuar edhe më parë në media janë arrestuar pa asnjë lloj të drejte, janë mbajtur në komisariat absolutisht pa asnjë lloj të drejte”, tha ai.

 

6 komente në “Vjedhja e kabllit elektrik/Bozdo: Policia të gjejë hajdutët”

  1. Pirro says:

    Kishe dite pa dale ne skene, Ku humbe o I zi? Po policia bashkiake c’ben?

  2. Zef Kallami says:

    U tha:Burg!
    Bejeni dhe rraseni qenin mos hezitoni.Keni gjithe banoret per gjate 2 km te unazez me vete.

    1. besi says:

      zef kallami-o ti paske kallam ne prapanice e ngjale ne goje.policia thote ta gjej o ti je hajni .se ju qelbesirat jeni bere parazite vidhni,drogoheni dhe nuk dini se qfare beni.rama nuk e diti e beri femin vete APO baba kristaqi.

    2. N.V. says:

      Ky Bozdua sikur ka dale nga varri….

  3. Treviso says:

    Zoti Bosko, keshtu behet show? Me kete shoW kerkon ti shmangesh pergjegjsive? Ndoshta fillove fushaten per zgjedhjet e ardhshme? Ju nuk keni surrat te beni fushate zgjedhjesh se nuk e morret bashine e Tiranes me pelqimin e zgjedhesve por me forcen e pushtetit.Nje numer votash ju munde te merrni vetem ne Bathore, dhe vetem aq.

  4. Kta jane vertet nastradina . Vrasin naten ,hedhin ne ere shtylla tensioni te lart po naten, vrasin hajdara e remzi e trebicka deputet e komunar te PS-se me Co po naten ,vjedhin cte munden duke bere gjithcka ti vendosin shkopinj ne rrotat e Rames dhe diten dalin e i pellasin qeverrise ne media e TV – “GJEJE PO TA MBAJTI” !!!

    Po per vjedhjet e dy thesareve te shtetit ,perse heshten kto surrat suma ,
    ti kerkojn qeverrise gjetjen e hajnise politiko-banKare ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje