Ura që lidh fshatin e Divjakës me lagunën e Karavastasë është pothuajse e kalueshme. Dragamina që ndihmon për thellimin e kanalit mes lagunës dhe detit duket se nuk ka punuar shumë kohët e fundit.
Për aq kohë mbajnë mend njerëzit, pelikanët kaçurelë kanë ngritur foletë e tyre në një nga ishujt e ulët të lagunës, të cilin konservacionistët dhe banorët vendës e njohin si Ishulli i Pelikanëve.
Në kohën e regjimit komunist shqiptar, kur zona përdorej si një kamp pune për të burgosurit politikë, qindra pelikanë kishin foletë e tyre të pashqetësuar në ishull.
“Në kohën e regjimit ushtarë të armatosur mbronin zonën dhe ekosistemi për shumimin e pelikanëve në Karavasta qe i shkëlqyer,” rikujton aktivisti mjedisor Xhemal Mato.
“Jo vetëm që laguna qe parajsë për pelikanët, por edhe zona përreth qe e tillë,” shton ai.
Gjithsesi, që kur regjimi u rrëzua, gjuetia e paligjshme e rriti ndotjen ndërsa aktiviteti i peshkimit në lagunë ka reduktuar popullatën e pelikanëve kaçurelë në vetëm disa dhjetëra.
Rënia e vazhdueshme e popullatës së tyre ka shtuar frikën se kjo specie e rrallë mund të jetë drejt zhdukjes në Shqipëri.
Pelikani kaçurel është një anëtar trupmadh i familjes së pelikanëve dhe zona e tij e shumimit shtrihet përgjatë një korridori juglindor nga cepi i Europës deri në Indi dhe Kinë. Këto zogj shumohen në këneta dhe liqene të cekëta.
Me përmasa nga 160 deri në 193 centimetra dhe me hapje krahësh mbi tre metra, ky është një nga zogjtë më të mëdhenj në botë.
Karavastaja është laguna më e madhe në Shqipëri dhe një nga më të mëdhatë në Mesdhe. Ajo mbulon 43.5 kilometra katrorë. Laguna ndahet nga Deti Adriatik nga një rrip i gjerë rëre.
Si pjesë e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, laguna është një ekosistem i rëndësishëm, i mbrojtur nga konventa Ramsar mbi zonat e lagështa. Ajo është shtëpia e 200 specieve të zogjve, përfshirë shqiponja dhe fajkonj të rrallë.
Pasi ke mbërritur në lagunë, vizita në ishullin e pelikanëve nuk është e lehtë edhe pse interesi për vizita të tilla nuk është i vogël.
Gjatë vizitës sime, unë u bashkova me një çift zviceranësh, Kristof dhe Regina Conrad dhe punësuam një peshkatar vendës si guidë.
Çifti Conrad pati lexuar mbi pelikanët e rrallë dhe pati udhëtuar deri në Shqipëri thjeshtë që t’i shihte për një sekondë ata.
Udhërrëfyesi ynë, i cili dinte vetëm pak fjalë anglisht nga turistët e rrallë të huaj që vizitojnë lagunën, na përshëndeti ne me fjalën “Goodnight” kur u takuam me të.
Menjëherë ne hipëm në varkë, duke kaluar shkurret drejt ishullit.
Qielli i kaltër reflektonte mbi sipërfaqen e ujit. Me përjashtim të zhurmës së motorit të vogël të varfër, asgjë tjetër nuk pipëtinte.
Sipas Matos, rreth 270 çifte pelikanësh kishin foletë e tyre në lagunën e Karavastasë në vitet 1980, por shumica e tyre është zhdukur brenda pak vitesh pas rënies së regjimit komunist.
“Në mes të viteve ’90, kolonia ra nën sulm nga të gjitha anët, nga gjuetarë, ndërtues, zhvillim dhe të gjitha llojet e aktivitetit njerëzor, të cilat e degraduan ekosistemin,” rikujton ai.
Nga fundi i viteve ’90, speciet qenë pothuajse të zhdukura, shtoi Mato dhe popullata u mbajt e gjallë vetëm nga disa projekte konservimi të drejtuara nga Universiteti i Tiranës dhe organizatat jofitimprurëse.
“Degradimi i ekosistemit përreth pelikanit e reduktoi numrin e tyre në nivel kritik,” vijoi ai.
Sipas peshkatarit tonë udhërrëfyes, pelikanët shpejt u gjuajtën, u balsamosën dhe u shitën si dekorime.
Legjendat thonë se disa njerëz qenë të gatshëm të paguanin deri në 50 mijë euro për të marrë një pelikan të balsamosur në shtëpi.
Ndërsa varka u afrua te ishulli, ne mundëm të dallonim vetëm katër çifte pelikanësh, të cilët fluturan larg nga zhurma e varkës.
Ishulli i ulët është vetëm gjysmë metri mbi nivelin e detit dhe është krijuar përgjatë viteve nga depozitimi i mbetjeve organike.
Nga fundi i gushtit sezoni i shumimit për Pelikanin Kaçurel ka mbaruar, por sapo mbërritëm në ishull ne dalluam mbetjet e një zogu të vogël, i cili duket se nuk arriti kurrë të rritej.
“Duket sikur gjuetarët kanë qëlluar në shenjë këtë herë,” thotë peshkatari me sarkazmë.
Ai shtoi se ndërsa 20 çifte pelikanësh vijojnë të kenë folenë në ishull, kolonia duhet të ketë se paku 30 çifte që të mbijetojë.
Mato, aktivisti mjedisor, thotë se është tragjike që njerëzit nuk e kuptojnë vlerën ekonomike të ruajtjes së specieve të rralla si pelikani kaçurel.
“Ne mund të zhvillojmë turizëm me rërë dhe diell në këtë vend, por disa njerëz vijnë vetëm për të parë vende si kjo lagunë – dhe vetëm një specie,” vërejti ai.
“Kjo lagunë nuk është vetëm një thesar natyror por edhe një aset ekonomik të cilin ne duhet ta mbrojmë,” shtoi ai.
Divjaka eshte qytet, ne vitin 2005 Berisha e kurorezoi te tille ?
nuk do te thote qe ekosistemin e prishen divjakasit. aty vijne mjaft gjuetare italiane. ekosistemi shqiptar eshte i te gjithe shqiptareve. nqse vazhdojme te heqim pergjegjesi nga vetja dhe te mos reagojme te gjithe, do behet dhe me keq akoma!
Si gjithmone popull barbar e sado-mazokist.
jo te gjitha gjerat ishin te keqia ne sistemin komunist,duhet te trashegojme gjerat e mira te atij sitemi
ne nje vend ku shtohen korraket,normale eshte qe te zhduken pelikanet……..
ndërsa aktiviteti i peshkimit në lagunë ka reduktuar popullatën e pelikanëve kaçurelë në vetëm disa dhjetëra.
kjo shprehje eshte e pa pranueshme. Cilido qe akuzon peshkimin si shkaterrues te lagunave ose eshte injorant (me e pakta) ose eshte dashakeqes. T e gjithe duhet te dine mire se eshte peshkimi qe i mban lagunat gjalle. Nje lagune eshte nje ekosistem i ndermjetem midis tokes dhe deti i krijuar nga mbushja e detit nga alluvionet qe sjellin lumenjte. (jo rastesisht cdo lagune lidhet me nje lum qe ndodhet afer saj. E ardhmja e lagunave eshte mbushja totale dhe kthimi ne toke te thate. P.sh Apolonia ka qene qytet bregdetar dhe tashme ndodhet shume larg detit. Lagunat mbeten te tilla me te gjitha vlerat e tyre ekonomike dhe mjedisore vetem nga nderhyrrja e peshkatareve te cilet mbajne grykat e lagunave hapur per te kapur peshk. Ne rast se nuk nderhyhet ne grykat e lagunave me detin, lagunat thahen, peshqit dhe cdo gjallese ngordh. Natyrisht “ngordhin” edhe vlerat mjedisore. peshkateret kur hapin grykat nuk nisen per te mbrojtur vlerat mjedisore por ekonomike te tyre. Prandaj cilido qe ben pergjegjes peshkimin per degradimin e lagunave e ka gabim. Peshkimi dhe mjedisi shkojne dhe mund te shkojne bashke shume mire, por pa peshkim s’ka laguna. te mos ngaterrojme rolet.
Thashe nje lajm I mire””politikanet drejt zhdukjes,, por qenka lajm I keq se behet fjale per pelikanet e gjore.Me nje ministri mjedisi,me borde e shoqata qe ushqehen per mbrojtjen e tyre ku ngelet gje per ta.Natyrisht qe do emigrojne ose do te shkojne prane te gjithfuqishmit si shqiptaret.
Ku lene gje keta pa ngrene ne toke dhe ne uje sa qe zhyten dhe ne llum per te cfarrosur dhe ngjalat.
‘ demokracia ‘ e Berishes, vetem zhvillimin e Shkaterrimit beri…..
turkofagos greket po zhduken jo pelikanet, pelikanet te ne po si lame rehat ikin ne vende me te qeta,
Po ndersa behet artikull per zhdukjen e faunes mesojeni se armiku me i madh i gjuetise ne Shqpieri eshte shteti shqiptar, ai se ka vene ujin ne zjarr per 22 vjet , ska hedhur kokrren e lekut per faunen e ka lene azat 120 mije arme gjahu qe hidhen ne sup pa njohur asgje nga fauna e kalendari gjuetise dhe bjeri ti biem cna del para. Shto dhe ata qe nga kriza vrasin e shesin u katandis ne hic gjuetia shqiptare dhe faji sipas injorances qe vret tere jeten kete komb e kan ca italiane qe paskan livadhisur e paskan shuar faunen.