Qeveria ka vendosur ta dyfishojë Fondin e Nxitjes së Punësimit, i cili këtë vit rezultoi i suksesshëm me punësimin e mbi 3 mijë të papunëve. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, deklaroi nga Peqini se me hapjen e dy bizneseve të reja kjo zonë është shndërruar në një model edhe për qytete të tjera të Shqipërisë.
Gjatë vizitës së tij në një biznes fason dhe një call-centre, i shoqëruar nga deputeti i Partisë Socialiste në Peqin, Alfred Peza, ministri Veliaj tha se prej shumë kohësh kemi pasur një përqendrim të bizneseve në zonën Tiranë-Durrës, por kjo praktikë duket se po ndryshon me investimet që disa sipërmarrës po bëjnë në qytete si Peqini, ku ka të rinj të talentuar dhe të gatshëm të punojnë.
“Vitin tjetër, Fondi për Nxitjen e Punësimit, nga 2.7 milion dollarë që ishte në vitin 2014, do të shkojë në mbi 5 milion dollarë, për t’u siguruar që biznese të tilla, ku janë siguruar shumë vajza dhe djem të rinj, të kenë më shumë akses në tregun e punës”, deklaroi Veliaj, duke shtuar se ky program do të mbështesë ato biznese që punësojnë të rinj apo të papunë që jetojnë me ndihmë ekonomike.
“Shteti nuk mund të vazhdojë më të jetë punëdhënësi më i madh në vend. Është e pamundur nga ana fizike që shteti të presë të gjitha kërkesat për punë. Ndaj më vjen mirë që për ata njerëz, të cilët më parë kanë jetuar me ndihmë ekonomike, është gjetur një punë si kjo në fason, e cila u përshtatet kushteve dhe nevojave të tyre”, tha ai. Sipas Veliaj, është më mirë një punë e ndershme, sesa pritja e pafundme apo investimi në shkolla të cilat nuk ofrojnë një diplomë që të siguron një punë.
Deputeti i PS-së në Peqin, Peza, tha se biznese të tilla në fushën e komunikimit janë një mundësi e madhe punësimi për rininë e qyteteve të vogla të Shqipërisë. “Është një mundësi e madhe për të ndryshuar mentalitetin, një mundësi kulture për të hyrë në tregjet globale dhe të ndihesh si i barabartë. Me mbështetjen e qeverisë, shtimi i mundësive për vende të reja pune do ta shtojë edhe më shumë këtë pjesë të kësaj kulture të re që po lind edhe në qytetin tonë”, tha Peza.
Bravo zoti minister, nje pune e mrekullueshme nga ana juaj ne kete drejtim.
Po sikur cdo vit te vazhdohet me kte progresion qe ka nisur do ishte perfekte, mund te themi me plot gojen se do jete kyce per rritjen e punesimit.
Sa e prekshme eshte puna juaj o erion, sa ke qe ke ardhur jane sistemu nja 8 gjera, me te perndjekur qe kane vuajtur pafund, me njerzit me aftesi te kufizuara, me komunitete me arsim profesional qe duhet thene qe ishte gjeja me e bukur qe ke bere e me gjithcka tjeter. Vazhdo keshtu.
me mashtrues se keta te dy nuk ka. Biznesi fason ka punsuar vetem 20 puntore nga familje socialiste,nderkohe qe per te hyre ne pune si polic burgu ne Peqin te z Peza duhet te likujdosh 3 milion leke. Po sbesuat shkoni njehere ne Peqin dhe do te bindeni,se e dine i gjithe Peqini kete gje.
C’jane keto show mizerabel qe Tema i shet si lajme e “suksese” qeveritaresh.Call center, dhe fasonerite e tjera jane nje shfrytezim i mirefillte nevojtarve te shtrira ne shqiperi si pasoje e varferise se skajshme.