Tregu farmaceutik/ Beqaj: Do të rrisim cilësine dhe sigurinë, do të ulen çmimet. Reagon shoqata farmaceutike

13 Tetor 2014, 12:45Sociale TEMA

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ishte i pranishëm në forumin e hapur të biznesit të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë për tregun farmaceutik.

Duke u ndalur tek situata në të cilën e ka gjetur këtë treg, ministri Beqaj tha se institucioni që ai drejton do të garantojë lirinë e tregut dhe konkurrencën e ndershme, duke eliminuar monopolet.

Beqaj ngriti shqetësimin se çmimet e barnave në vendin tonë shpeshherë janë më të larta se në vendet e BE, duke u shprehur se do të ulet çmimi i shitjes së tyre.
 
“Çmimet e barnave janë shpesh më të larta se në vendet e BE. Në zonat rurale shërbimi farmaceutik mungon. Ne do të ulim çmimin e shitjes së barnave në Shqipëri. Nuk do të ketë asnjë produkt farmaceutik të regjistruar që do të shitet në vendin tonë me një çmim më të lartë se në vendin e tij të origjinës.

Ne do të rrisim cilësinë dhe sigurinë e barnave, duke shtuar kujdesin për indikacionet, në përputhje me standardet evropiane dhe njëkohësisht, do të rrisim kontrollin e cilësisë gjatë të gjithë zinxhirit të shpërndarjes së barnave”, tha Beqaj.
 
Për të rritur cilësinë e shërbimit farmaceutik, ministri Beqaj tha se do të krijohet një sistem gjurmimi për kontrollin e barnave në mbarë vendit.
 
Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë thotë se Qendra e Kontrollit të Barnave do të shndërrohet në Agjencinë Kombëtare të Barnave dhe Materialeve Mjekësore
 
Duke u ndalur tek pullat postare, ministri Beqaj tha se në 9 muaj të 2014-ës janë emetuar 34 779 549 pulla, 10 % më shumë se në të njëjtën periudhë të 2013, ku u emetuan 31 564 157. 

Ndërkohë Shoqata farmaceutike ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj. Sipas kësaj shoqate ministria po bllokon ilaçet e kompanive më me emër që janë të regjistruara dhe të njohura në botë. Shoqata shprehet se në treg po futet një bar prodhim turk i paregjistruar.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj në forumin për tregun farmaceutik theksoi se monopolet kanë ndikuar negativisht në këtë treg. 

1 komente në “Tregu farmaceutik/ Beqaj: Do të rrisim cilësine dhe sigurinë, do të ulen çmimet. Reagon shoqata farmaceutike”

  1. aqif says:

    Mut Ministria dhe mut shoqata! Tregu i farmaceutikes eshte nje hale e madhe ku asnje nuk eshte i paperlyer. Me shume ndershmeri ka ne shpellen e 40 hajduteve se sa ne tregun shqiptar te farmaceutikes…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje