Ministri i Financave i Shqipërisë, Shkëlqim Cani tha të shtunën se reforma në sektorin e energjisë nuk ka synim rritjen e çmimeve për qytetarët, por eliminimin e mundësisë së vjedhjeve. Zoti Cani, që ndodhet në Uashington për të marrë pjesë në takimet e vjeshtës së FMN-së, tha në një intervistë për Zërin e Amerikps, se çmimi i energjisë nuk ishte pjesë e këtyre bisedimeve. Ministri i Financave tha se temat e bisedimeve për takimin e vjeshtës ku bëhen parashikimet për vitin e ardhshëm, përfshinin përveç energjisë edhe paketën fiskale dhe buxhetin e vitit 2015. Ai theksoi se pas 5-6 viteve të vështira, kur borxhi ka pasur tendencën në rritje, për herë të parë ai ndërron krah për vitin 2015 dhe fillon ulja. Në intervistën që i dha koleges Keida Kostreci tha se fakti që FMN-ja u largua në shtator pa përfunduar rishikimin e radhës dhe pa lëvruar këstin e parashikuar, i detyrohej pikërisht kompleksitetit të çështjeve financiare për të cilat ai diskutoi këtë radhë në Uashington.
Zëri i Amerikës: Zoti Cani, përpara se të kalojmë tek temat që u diskutuan tek takimet, do të flasim për një lajm të mirë për Shqipërinë. Standard & Poor e ndryshoi vlerësimin për Shqipërinë nga “i qëndrueshëm” në “pozitiv”. Por, çfarë do të thotë kjo për banorin e zakonshëm të Shqipërisë?
Shkëlqim Cani: Për banorin e zakonshëm të Shqipërisë, ndoshta është pak e vështirë për ta shpjeguar, por ajo që ndoshta i vlen çdo banori shqiptar është që edhe një institucion tjetër privat, i pavarur, me reputacion të padiskutuar ndërkombëtar, që pas FMN-së, Bankës Botërore, po kështu çertifikon atë që në vazhdimësi qeveria ka komunikuar me publikun; që ekonomia shqiptare, financat shqiptare janë në rrugën e përparimit, në rrugën e progresit. Dhe doemos, që e tregon dhe vetë ky vlerësim i Standard & Poors.
Zëri i Amerikës: Bisedat që juve keni bërë këto ditë kanë lidhje me paketën fiskale dhe buxhetin e vitit të ardhshëm. Më konkretisht, a mund të na flisni ju lutem për këto zhvillime?
Shkëlqim Cani: Janë dy takime që zhvillohen në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore. Një është takimi i pranverës, dhe ky i dyti është takimi vjetor, takimi i vjeshtës. Të dy takimet kanë vlerën e tyre. I pranverës, si të thuash, çertifikon deri diku për hapat që ka bërë qeveria, kurse ky i vjeshtës më shumë është që vendos se çfarë do të bëhet gjatë vitit të ardhshëm. Dhe përkon mjaft mirë dhe me paketën fiskale. Përkon edhe me hartimin e buxhetit për vitin 2015.
Zëri i Amerikës: Cilat janë pikat kryesore ku do të mbështetet zhvillimi ekonomik i vendit për vitin e ardhshëm?
Shkëlqim Cani: Duke qenë që përkon me këtë, natyrisht që e gjithë vëmendja e të gjithë bisedimeve ka qenë për këto të dy çështjet, plus energjinë. Kryesisht është biseduar në këtë drejtim: të ketë një paketë fiskale fleksibël, në ndihmë të biznesit, në ndihmë të popullatës, dhe kuptohet dhe në ndihmë të buxhetit. Ndërsa për sa i përket buxhetit, është vendosur si parësore që të ndihmohet rritja ekonomike, ndërkohë që të shihet mundësia e uljes së borxhit për vitin 2015. Pra, nga vite të vështira, kur borxhi nga 5-6 vite rrjesht ka patur tendencën në rritje, për herë të parë ndërron krahun për vitin 2015 dhe fillon ulja. Në shifra relativisht të vogla, por ajo që ka rëndësi, që ka peshë, është kthimi i kahut të lëvizjes së borxhit, pra drejt uljes së borxhit. Natyrisht që brenda buxhetit do të ketë objektiv të tij edhe ruajtjen e stabilitetit makro-ekonomik të ekonomisë shqiptare.
Zëri i Amerikës: FMN-ja e shikon si rrezik për këtë stabilitet, për stabilitetin financiar, sektorin e energjisë në Shqipëri. Ndërkohë thuhet se do të rritet pagesa për qytetarët në Shqipëri për të përballuar këto shpenzime. Mendoni që është kjo e drejtë ndërkohë që ka shumë qytetarë që nuk i paguajnë këto detyrime për energjinë dhe mendohet që kjo ngarkesë do t’u bjerë atyre që janë më të rregullt, qytetarëve më të rregullt? A ka një rrugëzgjidhje për këtë?
Shkëlqim Cani: Nuk është e para herë që unë them që reforma në sektorin e energjitikës është një reformë shumë e ndërlikuar, një reformë shumë e thellë, një reformë gjithëpërfshirëse, dhe një reformë që kërkon mbështetje të gjithanshme nga të gjithë institucionet në Shqipëri. Natyrisht që udhëhiqet nga Ministria e Energjisë, por në fakt bashkërendohet me të gjithë instituticionet e tjera dhe ministritë e tjera. Dhe kuptohet, për nga pesha, është ndër reformat më të komplikuara, më të vështira për t’u realizuar. Dhe për këtë dhe është një periudhë të paktën intensive për tremujorin e fundit ku vetë Kryeministri në mënyrë të përjavshme është i angazhuar, është në krye të grupit. Kështu që, ka marrë vlerësimin e duhur. Pyetja juaj duket sikur po anon për nga një kënd i çështjes së çmimit të energjisë, pra duket sikur është e mirëqenë që do të rritet çmimi i energjisë. Qeveria ka bërë kujdesin e duhur. Ne, gjatë tërë bisedimeve, kemi bërë kujdesin e duhur që nuk do të preken çmimet e energjisë. Pra, kjo është një e thënë, e stërthënë, e artikuluar nga ministra të ndryshëm; kuptohet që natyrisht nga ministri i linjës, zoti Gjiknuri, por kuptohet, edhe nga Kryeministri. Tani më bie radha përsëri që ta rikonfirmoj që ne nuk kemi patur pjesë të bisedimeve çështjen e rritjes së çmimit. Pra, ne nuk negociojmë.
Zëri i Amerikës: Atëherë, nga do dali kjo shumë?
Shkëlqim Cani: Natyrisht që duke thënë që është një reformë gjithëpërfshirëse, e thellë, kuptohet që reforma do të ketë elementët e vet ku do të përfshihet. Dhe një nga elementët të cilët ne kemi diskutuar gjatë këtyre ditëve me FMN-në, por edhe më përpara, ose që është pjesë e paketës së reformës që ne pothuajse e kemi në përfundim dhe do të fillojë zbatimi i saj, është edhe çështja e heqjes së bllokut prej 300 kilovat/orë. Këtu përse bëhet? Nuk është edhe këtu faktor çmimi. Pra, nuk është gjëkundi përqëndrimi i qeverisë për të rritur çmimin e energjisë. Në të kundërtën. Kjo fashë prej 300 kilovat/orësh, e cila është me një çmim më të reduktuar në krahasim me përtej kësaj fashe, ka qenë objekt i vazhdueshëm spekullimi, objekt i vazhdueshëm reagimi nga popullsia; me CEZ-in dikur, dhe me OSHE-në tani, pra që njerëzit janë të pakënaqur sepse gjithnjë, me të drejtë apo jo, kujtojnë që, dhe ndoshta nuk e heq që edhe mund të kenë të drejtë, që ata faturuesit spekullojnë me ta dhe i mbifaturojnë. Po kështu, është një objektiv vjedhjeje, e thënë copë në shqip, nga elementë të ndryshëm. Pra, heqja e kësaj, nuk ka parasysh të rrisë çmimin, por ka parasysh që të heqë mundësinë e vjedhjes së këtij grupi njerëzish dhe të sistemimit të ankesave të popullatës. Tani, çmimi këtu do të vendoset si një çmimi mesatar, një çmim i cili asnjëherë nuk do të godasë familjet shqiptare. Qeveria ka bërë, dhe po bën, përkujdesjet dhe llogaritjet e duhura që familja shqiptare të mos pësojë asgjë nga kjo masë që është pjesë e një serie të tërë masash që po merren në sektorin e energjisë.
Zëri i Amerikës: Le të kalojmë në një temë tjetër. Misioni i FMN-së në shtator u largua pa bërë rishikimin dhe si pasojë nuk u lëvrua kësti. A kishte kjo lidhje me faktin e zhvillimeve që kanë rrethuar Bankën e Shqipërisë dhe kur pritet që të lëvrohet ky këst?
Shkëlqim Cani: Me Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar në fakt ne si Ministri i Financave kemi patur diskutime të përqëndruara në të tre drejtimet që fola. Pra, si në paketën fiskale, si në buxhet, ashtu dhe në reformën në sektorin e energjisë. Për arsye se kur flasim për reformë në sektorin e energjisë gjithnjë nënkuptojmë pasoja në buxhetin e shtetit dhe në ekonomitë familjare. Kështu që, në këtë drejtim kanë qenë përqëndruar bisedimet. Natyrisht ngjarja ndodhi dhe ishte jashtë parashikimit dhe jashtë mundësive të qeverisë. Kështu që nuk është që është trajtuar në këtë drejtim siç thoni ju, që FMN-ja u largua për këtë arsye.
Zëri i Amerikës: Jo u largua, por thjesht që u vonua lëvrimi i këstit.
Shkëlqim Cani: Me FMN-në unë jam një negociator i hershëm. Kam shumë e shumë kohë që kam negociuar me FMN-në. Do ta quaja si një lëvizje të radhës, për arsye se FMN-ja në atë kohë erdhi pikërisht për të identifikuar këto momente. Pra, nuk kishte vetëm qëllim atë vlerësimin e ekonomisë shqiptare, por kishte një kërkesë të përsëritur dhe të rënë dakort mes palëve që ajo të vinte të na ndihmonte për një ecuri, një përshpejtim të proçesit, si të paketës fiskale ashtu edhe të buxhetit, dhe të sektorit të energjisë. Kuptohet që duke qenë që të treja këto nuk janë probleme që zgjidhen me një të rënë të lapsit, por janë shumë komplekse, ne si qeveri dhe misioni i FMN-së kërkuam kohën e nevojshme për të gjetur më racionalen dhe më optimalen në këto reforma. Mund t’ju them që paketa nuk është thjesht paketë ‘do rritet një taksë apo du ulet një tjetër’. Është një paketë e cila në kompleksin e vet prek një mori taksash dhe disa i sheh në rritje, disa i sheh në ulje. Dhe kuptohet, bën rregullimet e veta, siç bën çdo qeveri çdo vit. Ndërkohë buxheti është shumë i komplikuar për arsye se kërkon që për vitin 2015 të mbartë një kompleksitet të tërë fenomenesh që kanë ndodhur me energjitikën. Për arsye se energjia në 20 vjet ka patur një hap para, dy hapa pas, dhe në kompleks na është dashur që të reflektojmë. Kështu që të dyja palët i vijuan bisedimet edhe pas largimit të Misionit, edhe në këto ditë. Dhe Misioni do të vijë në Shqipëri për të bërë vlerësimin e radhës dhe për të parë këstin e radhës.
e thene ndryshe… shteti do ju fuse vetem koken, jo te terin se nuk e mbani dot he per he, vetem majen e kokes, pastaj duke pare e duke bere.
Ministra te pandershem, po mos genjeni ore se eshte hipokrizi,se eshte mashtrim, mesohuni te jeni te sinqerte me vetem dhe me publikun, u ka ngelur qe nga monizmi mashtrimi duke e paraqitur sistemin si yll ndricues, hiqni dore nga mashtrimet, eshte me e ndershme te thuash realitetin qe cmimi energjise do ngrihet se nuk kemi rruge tjeter ose me sakt nuk jemi ne gjendje te menaxhojme kete sektor. Eshte naivitet te mundohesh te genjesh dhe tu thuash njerzeve se do zhvillojme ekonomine duke ngritur cmimin e energjise dhe te karburantit dhe te besosh se njerzit te besojne do te thote se ke nevoje te vizitohesh, me mashtrime nuk mund te drejtohet vendi dhe keto mashtrime ti besh qe nga SHBA duhet te jete e denueshme penalisht.
Po ik ore plehre, perse genjeni keshtu? Po duke hequr bllokun 300 KWH, ashtu si thua edhe ti, juve po e rrisni cmimin me 57%!
Vazhdoni si e keni nisur, se do merrni te gjatin ne zgjedhjet e ardheshme! Zgjedhjet lokale po afrojne.
beni cka te jete mire per te gjithe popullin. mendoni per te varferit dhe klasen mesatare gjithashtu
Ore ky me te vertete nuk e paska idene se c`do te thote Kilovolt ne ore dhe Kilowatt ne ore.
Qenka me te vertete per ibret. Volt eshte njesia e tensionit elektrik, ndersa Watt eshte energjia qe jepet nga prodhimi P = U x I, ndersa kur kerkohet energjia e harxhuar ne kohe kemi formulen U x I x t, pra watt ore ose Kilowatt ore.
Kur dihet qe tensioni ne familjet shqiptare eshte 220 Volt, kur shprehesh ne kV atehere je ne paramatra tensioni x 1000.
Pra ashtu sic shprehet ministri eshte me te vertete injorance.
Ne intervisten e pare kujtova se mos ishte gabim i gazetares, por nuk qenka e thene. Edhe tek VOA qenka shprehur keshtu.
Nuk ka qene i mire ne Fizike lumemadhi. Megjithate Matematika dhe Fizika jane dy shkenca te lidhura shume ngushte me njera-tjetren, gje qe konkludon se ky mund te jete edhe pak trap ne Matematike. Turp, se eshte edhe minister Financash.
U lodh e vajti deri ne Amerike per te na dhene kete poshtersisht kete haber. Rrofte qeveria se po mban premtimet.
E kam dit burre me mend po ky qenka bole fare.
Ti qenke bole qe e paske dit burr me mend Shkelqimin.
Rilindja e leshit po e tregon veten qe eshte kunder mireqenies se popullit.
Po ku e kane gjetur kete Canin?
Tek patatinat.
Apo nuk duket dhe pak si pede…
Turp per Ramen qe mban ministra te atrofizuar si Cani.
Une kam votu ps, por Cani ta shpif…,
populli I pakenaqur nga 300 kw si atehere nga bagetia private!Bravo Cani jua fusim edhe njehere po e mbajtem!
Cani, ministri patatineve. Kaq hajdut e frikacak sa imunitetin se dha se ka frike mos shkoj ne burg. Edi Rama hiqe Canin para se te coj per lesh. Ministri me I dobet I financave keto 25 vjet. Njeri qe dhok ska dhe e mbushi ministrine e financave me deficente dhe servila. Te korruptuarit te larguarit nga sektori bankar, ata qe bashkepunoi per te vjedhur ky I paafti cani I mblodhi ne ministri. Lufta kunder korrupsionit fillon nga Cani me sekserin e tij Nazmi, spiron shef kabinet dhe pazarci te felliqur, gela prodanin pazarcijen e 10% te cdo kalim fondi ne thesar apooooo here tjeter te tjere. Nuk te ruan o Cani as gjykates Bici qe I more cunin ne ministri megjithese ishe per burg o I felliqur.
I drejtohem Shkeqim Canit minister financash actual me pyetjen e thjeshte:Kush ka qene Guvernator I Bankes se Shqiperise ne kohen kur eshte vjedhur thesari I Bankes se Shiperise(vjedhja me e madhe historike per Shqiperine e boten mbare)A eshte penalizuar apo burgosur guvernatori a ndonje punonjes I bankes…..Theksoj qe ne te dy rastet monstruoze(njehere rrotull vitit 2000 e tani ne vitin 20014),pergjegjesi te plote e te pamohueshme direct mbajne guvernatoret respective Shkelqim Cani e Adrian Fullani….