AKU: Shqetësuese gjendja jashtë njësive të tregtimit

17 Tetor 2014, 14:38Sociale TEMA

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka shprehur shqetësimin ditën e sotme për infrastrukturën jashtë njësive të tregtimit, e cila ka të bëjë me kanalizimet, si të ujrave të bardha e të zeza, e cila është detyrë e Bashkisë Tiranë.

Deklarata e AKU-së është bërë pas inspektimit në një nga tregjet më të frekuentuara të kryeqytetit, në Pazarin e Ri, pranë Sheshit “Avni Rustemi”

Gjatë kontrolleve janë inspektuar 27 subjekte, ndërsa kushtet higjeno-sanitare të tregtimit ishin të përmirësuara në krahasim me inspektimet e mëparshme.

Ndërkohë, janë evidentuar disa raste, kur produktet nuk shoqëroheshin me dokumentacionin e rregullt, si fletë-analizat, certifikatë veterinare etj, ndërsa subjekteve u janë lënë detyra.

AKU shprehet se do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme aksionet e koordinuara me drejtoritë rajonale, si dhe policinë e shtetit e atë bashkiake, në tregje të tjera në Tiranë, në qarqet e tjera të vendit si dhe rugët nacionale.

5 komente në “AKU: Shqetësuese gjendja jashtë njësive të tregtimit”

  1. astrit says:

    Te gjithe tregjet ne Tirane duhet te mbyllen urgjentisht. Qeveria dhe Bashkia te gjejne nje zgjidhje si ne shtetet europiane ku duam te integrohemi. Tregtaret pergjithesisht jane pa licensa, te piste, nuk paguajne taksa, kane zene hapesirat publike, disa prej tyre bejne zhurme papushim 24/7 dhe jane bere tmerr per banoret prane te cilave funksionojne. Tirana ngjan me Kandaharin. Lerini inspektimet e pakuptimta, qe gjoja kane konstatuar permiresime te kushteve,pasi doni te justifikoni gjithe ato struktura qe marrin parate e taksapaguesve shqiptare, dhe mbyllini te gjitha paperjashtim. Maksimumi brenda nje afati kohor nje muaj duhet te gjeni zgjidhjen e duhur.

  2. EM says:

    Punet e shqiptareve “me ka cu nona me la gojen”. Gjithmone te Pazari i ri i bejne inspektimet, subjekteve “u kane lene detyra” po pra detyra shtepie!
    Po ju shikoni e kontrolloni cfare malli sjellin ne treg, nga e sjelin, ku e ruajne, si e transportojne, nga vjen peshku (nga Kina e dijme, mishi e brumi i sallameve nga Argjentina.)
    Edhe mos kontrolloni vetem Tirane, edhe ne qytetet e tjera njerez jetojne.

  3. Çiljeta says:

    Mos e çani b…ën, le të jetë si të dojë edhe tregu edhe ushqimet…(?!) Nuk duam t’ja dimë ne nga kjo anë…! Vetëm “Shqipëria e Vogël”, është problemi ynë…Do ta bëjmë “të Madhe” dhe atë dhe do “ta zhvillojmë e përparojmë” si këtë “të Voglën”…(?!)

  4. Dea says:

    situata ka qene e do mbetet shqetesuese. apo del lajm sa here nxjerrin ndonje urdher pune per inspektim keta

  5. Sanitari says:

    Tek Pazari i Ri nuk kalohet nga era e rende e mbturinave dhe lengjeve te pista qe hidhen ne rruge. Ky treg jo duhet te hiqet, por te perbyset fare pasi do te dale nga kjo zone ndonje epidemi e papare qe do te cmendi boten.
    Duhet qe komplet zona e Pazarit te Ri te dezifektohet me preparate me modernet jo vetem rruge trotuare e tezga e dyqane por edhe kanaleve tu hidhet me shumice klor e gelqere se do te shpertheje epidemia si bombe.
    Kush nuk e beson te kaloje ne rruget e Pazarit te Ri.
    Qendra Sanitare e bile Ministria e Shendetesise te nderhyjne urgjent sa nuk eshte vone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje