Në Shqipëri po rritet fenomeni i punësimit të shtetasve të huaj, kryesisht profesionistë ose operatorë të specializuar. Zyra Rajonale dhe Vendore e Punësimit ka lëshuar 1644 leje punësimi për të huajt, përgjatë 9 muajve të 2014, për të qënë pjesë e tregut të Punës në shqipëri.
Sipas të dhënave nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit, numri të huajve të pajisur me leje punësuar është i konsiderueshëm, për shtetas jo vetëm nga vendet e Bashkimit Europian por nga e gjithë bota.
Kryesisht, për shtetatasit të cilët nuk janë nga vendet anëtare të Bashkimit Europian, fushat mbi të cilët janë përqëndruar për tu bërë pjese e tregut shqiptar, janë Minierat, guroret, ndërtimi dhe industria përpunuese.
Ndërsa për shtetasit e Bashkimit Europian dhe shtetasit amerikanë, ne tregun vendas të punës, janë përqëndruar në industrinë përpunuese dhe komunikacionin.
Të dhëna nga Janari për të huaj që nuk janë pjese e Bashkimit Europian:
Berat-12
Durrës-75
Dibër-0
Elbasan-22
Fier-91
Gjirokastër-1
Korçë-5
Kukës-1
Lezhë-97
Shkodër-15
Tiranë-446
Vlorë-14
Shërbimi Kombëtar i Punësimit-103
Vërtetime për shtetasit amerikanë dhe shtetasve të vendeve të Bashkimit Europian:
Berat-5
Durrës-125
Dibër-0
Elbasan-0
Fier-27
Gjirokastër-1
Korçë-16
Kukës-0
Lezhë-0
Shkodër-36
Tiranë-425
Vlorë-26
Shërbimi Kombëtar i Punësimit-101