11 vjetori i Lumturimit të Nënë Tereza/ Basha: Simbol i përkushtimit dhe frymëzimit

19 Tetor 2014, 12:24Sociale TEMA

Në 11-vjetorin e Lumturimit të Nënë Terezës, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thekson se vepra e saj është sot më shumë se kurrë frymëzim për të gjithë.

“11 vjet më parë, Papa Gjon Pali II lumturoi Nënë Terezën, simbolin e përkushtimit ndaj të varfërve dhe të dashurisë për Zotin, duke i hapur rrugën shenjtërimit të saj. Nuk ka një tjetër në historinë njerëzore që t’i ketë kushtuar jetën të varfërve, si Nënë Tereza.

Vepra e saj është sot më shumë se kurrë frymëzim për të gjithë ne, që të përkushtohemi ndaj njerëzve në nevojë dhe te vobektëve që po shtohen çdo ditë në vendin tonë, të angazhohemi më shumë për zhvillimin ekonomik dhe punësimin e qytetarëve tanë. 

“Bekimi i Zotit dhe Nënë Terezës qoftë me ne, për të na e lehtësuar rrugën për t’u shërbyer sa më mirë qytetarëve tanë dhe për një të ardhme më të mirë për kombin tonë”, shkruan Basha në një koment në rrjetin social “Facebook”.

1 komente në “11 vjetori i Lumturimit të Nënë Tereza/ Basha: Simbol i përkushtimit dhe frymëzimit”

  1. Treviso says:

    Vucic Basha kerkon qe ti sherbeje akoma gjygjtareve. Pak i ka sherbyer deri tani Vucic Basha gjytareve dhe kerkon akoma ti sherbeje qe t’mos e denojne per krimet qe ka kryer kunder shtetit dhe popullit shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje