Shirat që kanë nisur ditën e mërkurë janë shtuar gjatë ditës të enjtes në të gjithë vendin, ndërsa temepraturat kanë pësuar ulje të ndjeshme.
Moti i keq ka përfshirë gjithë territorin e vendit, ndërsa temeperaturat janë ulur deri me minus gradë celcius në zonat malore. Kjo ulje drastike ka sjellë edhe reshjet e para të borës. Në zonat malore mbi 500 metra janë regjistruar reshje bore si në Kukës, Korçë dhe Dibër.
Të gjitha këto ndryshime kanë ndodhur si pasojë e një fronti atmosferik të ulët që përfshiu Europën Qëndrore dhe një pjesë të madhe të Europës Lindore.
Ndërsa Ministria e Bujqësisë u ka bërë thirrje banorëve që të përgatiten që të marrin masa për të mbjellat e tyre, pasi stuhi të forta pritet të përfshijnë Ultësirën Perëndimore. Lezha dhe Shkodra janë epiqendra e kësaj stuhie. Drejt Lezhës është nisur Ministri i Bujqësisë Panariti për të ndjekur nga afër situatën e cila paraqitet e vështirë.
Europa është përfshirë gjtihashtu nga moti i keq ku në shumë vende janë raportuar përmbytje të mëdha por edhe viktima nga stuhitë. /J.H
Ta kalojme dimrin gezuar!
Ca stuhie ne na duhet nje termet te shkaterroj gjithe kete babzitje ne forme betonizimi.
Une jam kundra natyres … po ndermerr reforma te gabuara natyrore …
duhet te kemi besim te natyra se ajo na dhuruar gjith te mirat prandaj ta ruaajme dhe ta respektojme