INSTAT ka publikuar sot statistikat gjinore në Shqipëri.
Sipas Institutit të Statistikave femrat jetojnë mesatarisht 80.3 vjet dhe burrat 76 vjet, që do të thotë jetojnë 4.3 vite më shumë se meshkujt .
Në raport bëhet e ditur se ka rënë lindshmëria e numrit të fëmijëve duke bërë kështu që shifrat të përgjysmohen.
I pranishëm në këtë konferencë Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj ka thënë se shifrat tregojnë se është rritur roli i gruas në shoqërinë shqiptare.
“Politikanët duhet të ulen me këmbë në tokë që të zgjidhin problemet e qytetarëve. 14 për qind e njësive ekonomike drejtohen nga gratë dhe vajzat, ndaj patëm ndryshimet dhe bëmë ndryshime.Sot janë 80 mijë gra që marrin ndihmën sociale. Gjykojmë se është një masë e mirë, por duhet të bëhet të studiojmë faktin nëse është ulur apo jo dhuna në familje.
Disa statistika të tilla është inkurajuese, por ka dhe joinkurajuese. Rreth 71 për qind e stafit akademik janë burra, ndërsa 29 për qind janë ferma. Ka dhe të dhëna të tjera inkurajuese nga INSTAT që tregojnë se është rritur numri i femrave në shkollat profesionale”, është shprehur Erion Veliaj./n.d