Nga Sead Zimeri
Fare lehtë mund të tërhiqet një paralele mes britmave anti-gay (vritini, vritini homeseksualët) gjatë një demonstrate kundër paradës Gay Pride (2010) dhe britmave kundër shqiptarëve (vritini, vritini shqiptarët), gjatë ndeshjes së futbollit në po të njëjtin qytet, Beograd (2014).
Shqiptarët ashtu porsi homoseksualët ishin në të njëjtën pozitë të përbuzjes dhe dhunës: ata ishin të huaj për traditën serbe e rrjedhimisht, të papranueshëm prej saj.
Është fakt i njohur që nacionalizmi gëzon natyrë maskiliste (maskilizmi si ideologji e purizmit) por është radikalisht kundër homoseksualëve dhe çdo orientimi tjetër seksual. Logjika nacionaliste dëshmon me çdo mjet se si ky grupacion nuk është pjesë e saj: nuk i ka takuar kurrë kulturës së saj dhe është pjellë e Amerikës (armiku, factor krejt kontigjent) – këta janë një e keqe që duhet shfarosur, një fëlliqësirë që duhet pastruar, etj. Këtu shihet logjika e pastër e nacionalizmit në vetvete: logjikë përjashtuese totale, e pakompromis dhe që kërkon shfarosjen e plotë të atyre që i paraqet si të huaj në mesin e vet.
Megjithatë, problem është që këta të huaj janë serbë të Serbisë: janë ata që kërkojnë të drejtën e tyre për të jetuar sipas lirisë që të tjerët gëzojnë. Nacionalizmi nuk e njeh dinjitetin e njeriut dhe as njeriun si të tillë nëse ky i fundit nuk përfshihet në kornizat e interpretimit nacionalist.
Çka del jashtë karakterit nacionalist, jashtë purizmit të imagjinares nacionaliste (le të kujtojmë këtu tezën e famshme të Benedict Anderson-it për të gjitha kombet si komunitete politike imagjinare), është imazhi mendor që krijohet dhe rikrijohet vazhdimisht: ai (nacionalizmi) nuk meriton të ekzistojë.
Kjo s’do të thotë që ky purizëm nacionalist nuk mund të ndryshojë dhe se brenda disa gjeneratave rradhë, të zhvillohet një imagjinare më fleksibël e cila të inkuadrojë edhe grupet që sot trajtohen me përbuzje dhe dhunë, si pjesë të po kësaj tradite nacionaliste. Nuk ekziston pra, një limit absolut për atë që mund të futet e të hiqet nga tradita imagjinare e krijuar dhe e mbështetur politikisht, ndonëse në këtë respekt etniciteti paraqitet si limit i patejkalueshëm.
Pa marrë parasysh se si parashtrohen këto çështjë, nacionalizmi e ka të vështirë ta pranojë të huajin në mesin e vet. I huaji nuk është i domosdoshëm të jetë i huaj në kuptimin që ai vjen nga një kulturë krejtësisht tjetër, tërësisht të panjohur për ne, që i takon një imagjinareje tjetër politike; por i huaj në kuptim të asaj që është e re; paraqitje e diçkaje në skenë që nuk ka ekzistuar më parë.
Për ta shprehur në mënyrë më precise: nuk ka ekzistuar si vetëdije e veçantë fenomenologjike por si ekzistencë veçsë praktike. Gjërat nuk ekzistojnë derisa kjo ekzistencë nuk bëhet e vetë-reflektueshme. Nëse nuk je i vetëdijshëm për një aspekt të qenies tënde, për një dimension të identitetit tënd si njeri, ai njeri nuk ekziston për ty.
Nacionalizmi përjashton dhe krijon trysni tejet të mëdha mbi vetëdijen fenomenologjike të disa praktikave shoqërore dhe individuale të reja. Ai nuk mund ta pranojë në mesin e tij një çarje prej së cilës lind një imagjinare kolektive që i kanoset imagjinares së vjetër nacionaliste. Në një fjalë, për imagjinaren nacionaliste është problematike pranimi i të resë (çfarëdo të reje) që sfidon hegjemoninë e kësaj imagjinareje. Andaj edhe ideja e parë në përballjen me një të re, nuk është të kërkuarit e përdorimit të arsyes por shpallja luftë e fenomenit të ri; të kërkuarit për të çrrënjosur plotësisht.
Një dëshmi tejet interesante është se të gjitha praktikat që nacionalizmi kërkon të çrrënjosë, janë praktika emancipuese, praktika që kërkojnë zgjerimin dhe përhapjen e të drejtave të njeriut, zgjerimin e kufijve të racionales dhe lirisë. Cilido që kërkon liri për zgjedhjen e jetës së tij, në imagjinaren nacionaliste paraqitet fillimisht si i rrezikshëm. Kujdes këtu: rreziku nuk është individual por kolektiv – për mitet, ëndërrat dhe përrallat që kolektivi ia indoktrinon vetes përmes kulturës, institucioneve, etj. Një fenomen i ri që zgjeron vetëdijen e kolektivit kurrë nuk paraqet rrezik për individët e tjerë kur nuk është i rrezikshëm për tjetrin që nuk dëshiron ta përvetësojë të njëjtën mënyrë të jetuari. Por ideja e të përvetësuarit të një stili të ndryshëm jetese, kërcënon imagjinaren kolektive të nacionalizmit çka e bën këtë të fundit të mos e pranojë atë. Nacionalizmi nuk mund të jetojë pa nxitjen e vazhdueshme të përrallave, miteve dhe historive të përhershme, të lavdishme e krenare (?!) të kombit përkatës.
Shfaqjet kulturore të nacionalizmit janë përherë të njëjta dhe gjithmonë përjashtuese të çdokujt që prek memorien e shenjtë kolektive të përrallave që i transmetohen brezave në vijim. Ky është imazhi që e mban një komb bashkë. çdo kolektiv është i këtillë: dallimet janë kolektivat që ngrihen mbi parime të tjera nga ato mbi të cilat ngrihet nacionalizmi, e kanë më të lehtë adaptimin dhe ndryshimin ngase nuk është aq problem për të inkuadruar praktikat që vetëdijësojnë ekzistencën e tyre.
Nacionalizmi nuk është i ngritur mbi parime emancipuese sepse çfarë do të thotë emancipim?!
Emancipimi nënkupton që njeriu të lartësohet nga traditat shtypëse ku jeton në një hapësirë universal ku komunikimi me tjetrin nuk përcaktohet nga tradita dhe idiotizmat e përçudnuar kulturor – por nga shifrat universal. Universaliteti ofron hapësirën që të mos komunikosh me askënd por vetëm të ekzistosh jashtë kufijve të të veçantës (partikulares). Në këtë kuptim, lëvizjet emancipuese nuk kërkojnë që individi të tjetërsohet nga ai që është por që në universalen i mundësohet të gjejë hapësirën përkatëse për tu çliruar nga elemenetët dhe presionet e traditës, sidomos të traditës që bie ndesh me parimet e universales (çdo traditë diskriminuese). Nacionalizmit nuk i intereson cili apo kush është armiku, por se si perceptohet armiku në imagjinaren e tij. Në sferën universale nuk ekzistojnë armiq: njeriu ose është pjesëmarrës aty ose nuk është. Përmes luftrave dhe përpjekjeve për ta ndryshuar partikularen, universalja materializohet, ndaj çdo traditë që me apo pa vetëdije refuzon ta trajtojë të huajin si të barabartë me veten, nuk mund të jetë traditë emancipuese.
Jo më larg se pak muaj më parë, disa -intelektualë- shqiptarë, nënshkruan një peticion kundër dhënies së të drejtave komunitetit LGBT. Edhe në këtë rast, retorika e purizmit nacional bie lehtësisht në sy: nëse u njohim të drejtën e martesës homoseksualëve ata do ta shkatërrojnë familjen shqiptare; çka e bën absurd të menduarit se një e drejtë do të shkatërrojë një të drejtë tjetër por ja që në logjikën nacionaliste të nënshkruesve të atij peticioni, njohja e të drejtës së homoseksualëve, përkthehej menjëherë si shkatërrim i një të drejte tjetër. Imagjinarja dhe logjika e këtyre -intelektualëve- është e njëjtë me atë të logjikës së nacionalistëve serb në rastin më të fundëm.
nuk ka asnje paralel ne kete mes…
ajo me ne ishte racizem i paster…te ofendosh dhe te mohosh ekzistencen e nje populli si Shqiptaret…kete gje bene Serbet…
ndersa te mohosh Gay-it nuk eshte racizem por nje problem social.
keshtu qe nuk ka asnje lidhje midis ketyre te dyjave.
mos perdor nje skene per te futur nje skene tjeter…
Ky pedo nuk di cfare flet!!! Cpune ka nacionalizmi me byhen e tij!!!!Pak nacionaliste(jo per keq) jane Danezet Suedezet Gjermanet Francezet etj… Po lereni se i kane shkuar mente ne bythe……….
Nuk po perdor asnje skene per te futur nje skene tjeter. Kam qene vet ne Beograd ne 2010 dhe vitet me pas gjate organizimit te Pride, dhe huliganizmi serb nuk kishte asgje te ndryshem nga ai qe pame ne stadiumin e Beogradit.
Paralelizmi ne kete rast eshte i njejti grup huliganesh te cilet mohojne nje komb dhe nje shet si Shqiperia dhe fakti qe mohojne nje realitet social edhe te vet vendit te tyre pra gay-t.
Autori i shkrimit,
Pergjigjia juaj nuk perkon me komentin tim..sic te permenda ketu nuk ka asnje paralelizem…
jane ceshtje krejtesisht te ndryshme dhe nuk mund te heqesh paralele midis ketyre 2 ceshtjeve…nese ne Serbi ka grupe qe e kundershtojne LGBT sigurisht qe ka dhe grupe qe e perkrahin…
ndersa grupet qe kundertshtojne Shqiptaret jane te gjithe…pra nuk ka grupe pro Shqiptare ose mund te jene shume pak…prandaj dhe njehere mos vazhdo me me kete analize pasi humbet ne konceptin e studimit…
duke qene se tema e Serbi-Shqiperi u be e madhe ti po e perdor kete per nje ceshtje tenden qe ne nuk jemi te interesuar dhe na e servir si nje ceshtje madhore nderkohe ne kemi probleme te tjera per te zgjidhur.
Nuk ka paralelizen me gejt more hejjjj
http://bit.do/Anti-gej
https://www.youtube.com/watch?v=Pz_oKEqacXs
degjo mor ti shkruajts fjalesh
shqiptari nuk e ka tradit me qen bythqi
shqiptari me e shumta behet qibyths dhe nga halli e jo nga malli
@@@ ik o Pirdhu ti me gjithe Homoseksulaizmin tende…dhe mos kerko te beshe Paralelizma te tille….Shqipetaret jane Patriote, dhe kane Nderin e Familjes si Baze te Moralit ne Shoqeri, kurese ju Homot keni “Sumen” si Princip te Shoqqerise…ka nje Ndryshim shume te Madhe ne Thirrjet e Serbeve, ju Homoseksualet Serbe mos kerkoni te Mbuloni Bythen tuaj te Semure, pas te tjereve….
Keta LGBT jane te gjithe shoket e Erjon Velise, Maznikut, Andi Kananajt, Laert Kokes & co, ndaj doemos do ta mbrojne biren e bythes se me ate kane jetuar e do te bejne kariere.
sa mire i njihke gjithe gayt or ti serxhio
Bejini vetes nje nder e jepini summes hakun ju homot e lereni te dhjese, se mjaft i’a prishet natyren duke i fut rak!!!
Ore injorant po Serbet na e bejne shume mire.
Shqiptar i vdekur, vdis Shqiptar, vdis o qen Shqipetar.
Si mer shani dhe ofendoni keshtu!!! Vdekje homoseksualeve!!!
Si mer vdekje njerzve!!! Ore a jeni ne vete ju..
Aq mire na e bejne greket dhe serbet. Vdis o qen me morra Shqipetar vdis. Ne jemi burimi nr 1 i rracizmit..
Turp
Ky eshte problem personal I trkfgsit dhe prifteve grek.greket jane pederet nr 1 ne bote.pune grekofonesh vllehesh orthodhjakse.lexoni nga e ka origjinen pederastia.greqi…a ka popull me te ndyre se grekovllehet?po ka…grekovllehet serbo billgaret ruso moldavet.hale
shko mor pirdhu megjithe shkrimet e tua,….idjot!
hahahaha,eshte mese e vertete ngjashmeria sepse qe te dy si pederat dhe sunitet ngrene marmiden ne ajer,bekuar kjo me deshiren e Mohamedit.
kjo spiegon edhe perqindien e larte te pederave mes sunitesh…….
prania e nje pederi dhe nje suniti eshte e njejte,por ju mor qafpalare nuk e pranoni………o Zikeeeeeeeeeeeeeeeeee!
Po a ka pasqyrim me te bukur per vertetesite qe mberthen ky shkrim sesa vet komentet qe paskan pasuar me tutje. Sa ironike.