Tahiri: Operacioni kundër vjedhjes së energjisë, në çdo cep të Shqipërisë (VIDEO)

29 Tetor 2014, 14:34Sociale TEMA

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka inspektuar operacionin kundër vjedhjes së energjisë elektrike në Tiranë. Ministri ishte i pranishëm gjatë kontrolleve që OSHE-ja zhvilloi në zonën e Tiranë së Re.

Policia e Tiranës arrestoi ndërkohë pronarin e një pastiçerie dhe një punonjës të OSHE-së, për lidhje të paligjshme të kabllit të energjisë si dhe shpërdorim detyre.

Ministri Tahiri tha operacioni do të vazhdojë në çdo cep të Shqipërisë për të prerë jo vetëm çdo lidhje të energjisë jo ligjore, por edhe për bashkëpunëtorët e tyre në OSHE.

Operacioni do të vijojë duke nisur nga bizneset që abuzojnë e më pas për çdo kryefamiljar që vjedh energjinë; rasti që sapo pamë është një sipërmarrës që vjedh energjinë, dhe ai është ndaluar së bashku me përgjegjësin e rrjetit që jo vetëm nuk e ka identifikuar shkeljen, por edhe është bërë bashkëpunëtor në vjedhje”, tha ministri.

Tahiri shtoi se në vit janë 150 milion euro që i mungojnë arkës së shtetit për shkak të mos faturimit të energjisë, dhe këto janë investime të munguara për qytetarët.

Ai garantoi se Policia ka kapacitete të mjaftueshme për të çuar deri në fund këtë operacion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje