Energjia elektrike, Veliaj: Do të rimbursohen të gjitha familjet e shtresave në nevojë

30 Tetor 2014, 13:57Sociale TEMA

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, siguroi sot në Parlament se të gjitha familjet e shtresave në nevojë do të marrin rimbursimin për energjinë elektrike. Duke nënvizuar faktin se Qeveria ka marrë gjithmonë vendime në mbrojtje të shtresave në nevojë, Veliaj tha se edhe në rastin e kompensimit të energjisë elektrike, prioriteti i qeverisë ka qenë gjetja e mënyrës për të mos prekur më të dobëtit, duke u siguruar që shtresat në nevojë të kompensohen deri në qindarkën e fundit për çdo ndryshim që do të sjellë heqja e fashës.

“Por, nga ana tjetër, është shumë e rëndësishme të jemi transparentë dhe të tregojmë mënyrën se si i kemi bërë llogaritjet për shtresat në nevojë. Nga llogaritë e fundit, janë 203.928 të cilat do të përfitojnë kompensim për energjinë elektrike, të cilat po të shumëzohen për nga 4-5 anëtarë, shifra shkon në rreth 1 milion qytetarë që do të marrin rimbursimin e energjisë.

E ndarë sipas kategorive në nevojë, shifrat janë si më poshtë:

– Familje me ndihmë ekonomike:   –    88.094

– Kryefamiljarë në pensione pleqerie e invaliditeti  –  80.000

– Familje që kanë në përberje PAK           –     7000

– Të verber (sipas VKM nr. 404, datë 20.6.2012)  – 13.016

– Para e tetraplegjike (sipas VKM nr. 404, datë 20.6.2012)     –  6818

– Punonjës buxhetorë me pagë nën 35 mijë lekë në muaj      –   9000

Por, lind pyetja: A ka një faturë? Sigurisht që po! Por, kjo faturë është sa 1/10 e faturës së abuzimit që ndodh sot me energjinë elektrike. Në qoftë se abuzimi me energjinë elektrike shkon në 150 milion dollarë, fatura e kompensimit për shtresat në nevojë është më pak se 15 milion dollarë.

Pra, ajo që po themi sot është: Kursejmë 150 milion dollarë dhe nga këto para, paguajmë 1/10 për rimbursimin deri në qindarkën e fundit të të gjitha shtresave në nevojë.”, tha Veliaj./j.h

20 komente në “Energjia elektrike, Veliaj: Do të rimbursohen të gjitha familjet e shtresave në nevojë”

  1. eriob says:

    mashtrues kalsik, si ne kohen e mjaft. Hajdutet e energjise po i kap. thate qe energjia nuk do te rritet. beni vetem lodra fjalesh sikurse torrollaket ben ametaj dhe damjon gjiknuri, qe energjia nuk do te rritet por do te ristrukturohet. mashtruesa klasik.

    1. Emiljan Mara says:

      bravo z.minister ishalla nuk ndalon ky aksion ishalla nuk eshte vec per 1 koh , shef disa shpia gjith dritat e shpis i mbajne gjith ndezur se ne fund mujit nuk paujne as nje kokerr leku … mos i ve re kto qe te shajne se eshte normale se ato bejne pjese ke ato qe vjedhin

      1. fiona says:

        Ministria Mireqenies Sociale gjithmone ka treguar kujdes dhe vemendje per kete shtrese dhe per kete duhet vleresuar dhe pergezuar.

        1. tani says:

          ore keta te pd-s edhe po te jete puna vrasesit do mbrojne hapur fare! duan vota ku te mundin se keshtu jane

      2. alisa says:

        Ska minister me punetor se Erion Veliaj ?

    2. Blerina Breshani says:

      Mir ben pse u vjen hidhur ne vend te huaj pse paguajm ne e jo 70e 80 sa vjen n shqiperi po 150 euro e lart ..po jemi mesuar ne leket qe marim ia hedhim goies dhe pastaj kemi goi e flasim se ska shteti rregulla …keto jan rregullat duhet ti mesoim ti zbatoim te behemi dhe ne njeher qytetar t denj

    3. Bardhi says:

      Nuk do ishte me mire qe keta qe bejne lidhje te paligjgshme dhe vjedhin energjine t’ju vilnin parate ose t’ju konfiskohet pasuria se sa ti futni ne burg dhe te kene perseri kosto mbi taksapaguesit dhe buxhetin e shtetit ???

    4. Landi says:

      ishte me lezet kur ishte sala,kishte mè liri,vidhje drita,vidhje misra,shalqi,vidje makina motorra,spaguje uj,spaguje drita,spaguje gjoba,dilje lirshem,shaje ofendoje lirshem,ime sta bo zemra me bo ksoj gjonash se te vjen fugoni ke shpija ose inuku te shbem shtepin,hahahahaha

    5. Taulanti says:

      Strategjite tuaja jane efikase per disa reforma por ka vend edhe per permiresim ndoshta dhe per ndryshim te disa ministrave psh.Saimir Tahiri eshte duke e shfrytezuar postin ne max dhe duke varferuar familjet me masat e gjobave qe ka vendosur.Politika jote ja ka ngritur koken SHQIPERISE ne arenen nderkombetare por mendoj se duhet te behet shume dhe akoma me shume per politikat sociale dhe mbi te gjitha per te rinjte.

    6. Elda says:

      Nuk eshte nevoja te fusesh askend ne Burg qe vjedh enegjine, thjesht mund ti presesh funizimin me energji. Dhe tjetra qe doja te theksoja perse nuk e filloni aksionin tuaj nga zonat qe nuk kane sahat fare dhe kane 20 vjet qe vjedhin ne kurriz te atyre qe paguajne?

    7. Ina says:

      Si plan duket i mire shpresojm tani qe te funksionoj.

    8. ermir says:

      cfare ke dashur te thuash se nuk te kuptoj, se ke thene nje budallallik te madh. eshte realisht absurde. sduhet te lejoni komente pa linje llogjike z.Baze. seriozisht.
      Tani ti zoteri PO NDIHMOHEN SHTRESAT NE NEVOJE, cfare dreqin ke? Pse ju dhemb sahere ndihmon njerezit?!!!!

      pse BEHENI KAFSH JU TE PD SA HERE DENOHET KRIMINALITETITI?!!!!!C

    9. grejs says:

      Bravo Veliaj me i miri je. Qeveria e kaluar as nuk e kishte nodnjehere ne plan te merrej dhe te ndihmone shtrsat ne nevoje, tani ka nje vemendje dhe perkushtim me te madh ndaj tyre dhe kjo eshte mese e dukshme.

    10. Adi says:

      Vazhdo te punosh me vullnet te mire se njerzit duan akoma saliun ku mund te vidhje dhe te pasuroheshe ne cdo menyre

    11. irsa says:

      Shume e drejte qe dhe kjo pjese e shoqerise te perkrahet nga shteti pasi nuk e meritojne te jene jashte vemendjes shteterore dhe per kete Ministria Sociale po ben nje pune shume te mire dhe qe duhet te vleresohet.

    12. dreni says:

      Po e tha ministri Veliaj eshte pune e mbaruar dhe cuar deri ne fund.

  2. Jeta Ibrahimi says:

    Shpresoj qe te jete e vertete jo si ne kohen e Saliut qe na premtonte kompensim dhe kurre nuk e beri. Veliaj ka punuar shume mire per sa i perket shtreses se Personave me aftesi te kufizuar qe une perfaqesoj, shpresoj mos te na zhgenjeje kete here.

  3. Prefekti says:

    Rimbursim apo ritje pensionesh ? ke do beni me perpara o erioni i veliajve? po ate premtimin per te kthyer 20 % e pagesave te dritave per PAK ?

  4. hyse says:

    po sa do jete rritja e cmimit te energjise se ate nuk e dime, dhe buxhetoret qe e kane rrogen mbi 350 mije leke a mendoni se ata marrin shume dhe se nuk duhen kompesuar, apo te shkoje gjithe rroga te faturat uje drita se si uji edhe dritat behen dyfish, ok familjeve dhe bizneseve qe spaguajne, e me te tjeret cdo te behet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje