Nga inspektimi i bërë nga Ministria e Aarsimit dhe Sportit janë gjetur 2065 mësues jashtë profilit të tyre dhe 1984 mësues pa arsimin përkatës.
Shifrat janë bërë publike nga ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, e cila në prani të Kryeministrit Edi Rama ka prezantuar gjetjet e raportit të inspektimit të burimeve njerëzore në institucionet e arsimit parauniversitar në vend, “Mësues për Shqipërinë. Kapitull i ri për reformën në arsim”.
Ndërsa i cilësoi gjetjet si shokuese, Nikolla vuri theksin tek reforma në arsim, duke u shprehur se në çdo klasë do të ketë mësues të profilit përkatës, të cilët do të ofrojnë cilësi në mësimdhënie.
“Të punojmë për të transformuar realitetet. Sigurojmë çdo prind e çdo nxënës se para çdo fëmije do çojmë mësuesit që ata meritojnë, duke ofruar cilësi në çdo shkollë. Nuk e masim punën tonë me “sa keq e gjetëm sektorin”, por se çfarë do bëjmë. Rruga jonë është e përgjegjësisë duke drejtuar së pari gishtin te veja, e duke dhënë llogari”, tha ministrja Nikolla.
“Do të realizojmë provim kombëtar për të gjithë aplikantët që kanë aplikuar në portalin tonë. Ky testim do të monitorohet nga MAS. Deri në dhjetor do t’i japim fund historisë të mësuesve pa arsimin përkatës. Do të publikojmë dhe kalendarin për mësuesit. Sepse do të liçencohen të gjithë mësuesit që janë në sistem”, tha Nikolla.
“Duhet të punojmë shumë për të ndryshuar situatën. Ka patur emërime pa kriter, me mësues që kanë shmangie nga profili. Ndërkohë që kemi evidentuar edhe mësues pa arsimin përkatës, të palicencuar. Në shkolla nga buxheti i shtetit janë shpenzuar para për më shumë orë mësimi, por këto orë nuk janë realizuar, ndërsa mësuesit ishin paguar me orë të plotë. 2065 mësues janë jashtë profilit. Problematike në Librazhd, Gjirokastër, Përmet.
Ne do t’i japim fund brenda dhjetorit kësaj situate me mësues jashtë profilit. Do licencohen të gjithë mësuesit që janë në sistem dhe janë konform profesionalizimit të tyre. Deri në muajin maj të vitit të ardhshëm do të përmbyllet procesi i licencimit të mësuesve, duke krijuar data-basen e nevojshme për të bërë transparent këtë proces.
Shkolla e drejtorëve do të jetë një tjetër mbështetje që do t’i jepet mësuesve që duan të bëhen drejtues”, tha ministrja Nikolla.
Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë prezantimit të raportit të inspektimit të burimeve njerëzore në institucionet e arsimit parauniversitar në vend, “Mësues për Shqipërinë. Kapitull i ri për reformën në arsim” se, nuk do të kishte dashur që të lindte nevoja e këtij takimi.
“Nuk do të doja të ndodhesha përpara këtyre rezultateve sa alarmante edhe turpëruese për shoqërinë tonë, por edhe për politkën arsimore në vite dhe qeverisjen arsimore në vite. Rezultate që na vendosin para një përgjegjësie të plotë dhe të madhe”, tha Kryeministri Rama.
“Kemi marrë përsipër të bëjmë një transformim rrënjësor të vendit dhe kemi marrë një mandat për të mos lejuar zgjatimin e asaj që e shkuara na ka lënë si plagë dhe si pasojë”, u shpreh Rama.
Sot, vijoi Kryeministri, “jemi në fazën kur reforma në arsim ka hyrë në një proces pa kthim, por dhe kur duhet të thellohet duke vazhduar të prekë plagë që janë infektuar dhe gangrenizuar në vite. Por, ama sot jemi në një moment kritik, sepse nuk mund të tolerojmë që viti që nis të jetë vazhdim i vitit që po mbyllet si pjesë e një zinxhiri të gjatë vitesh ku në Shqipëri është cënuar e ardhmja e qindra mijëra fëmijëve të pafajshëm”.
“Nga njëra anë klientelizmi dhe nga ana tjetër korrupsioni kanë goditur 26% të fëmijëve që frekuentojnë arsminin publik, duke ua lënë 177 mijë femijë mësuesve pa arsmin përkatës, jashtë profilit apo mësues që nuk paraqiten fare në punë. Ky është nje krim i ftohtë, prej të cilit kemi ndërmend ta ndajmë sistemin tonë arsimor”, tha Kryeministri Rama.
Sipas kreut të qeverisë, “pa reformuar dhe pa operuar deri edhe metastazën e fundit në kancerin e sistemit tonë arsimor, nuk kanë asnjë vlerë reformat”.
“Prej vitesh sistemi yne arsimor është prekur nga një kancer që tregon se ku do të shkojë Shqipëria. E kemi ngritur që në krye të herës që problemi është në rrënjë. Dhe prerje e degëve të kalbura në arsimin e lartë ka qenë vetëm fillimi i kësaj reforme”, tha Rama.
“Gjetëm mësues pa arsimin përkatës dhe jashtë profilit. Do të bëjmë transformim rrënjësor për vendin. Nuk mund të ecim përpara me të shkuarën. Reforma në arsim është një proces që duhet të vijojë pa limit. Në arsimin parauniversitar ne do të bëjmë revolucion. Në këtë sistem duhet të vrapojmë, dhe operacioni duhet radikal dhe pa mëshirë, se këtu nuk luhet fati i një qeverie, por i një gjenerate të tërë, i të ardhmes së vendit”, tha Rama.
“Jam i bindur”, tha Rama se, “një reformë që nuk bëhet në tre muaj nuk bëhet as në 30 vjet dhe po bëhen 30 vjet që jemi ndarë nga një sistem tjetër dhe që kemi mbetur peng i një sistemi që kemi deformuar viti pas viti për një çerek shekulli. Kemi menduar për karrigen në kurriz të të ardhmes, vendit dhe të njëri-tjetrit”.
“Ajo që përjetojmë sot me sistemin energjitik, ajo që përjetojmë sot me sistemin shëndetësor, ajo që përjetojmë sot këtu në këtë sistem është pasoja e politikës që ka menduar sot për sot dhe jo për të nesërmen, vetëm se ka menduar barrën e fortë të thikës së realizimit të operacionit. Shqipëria është i vetmi vend në Europë që vjedh veten e vet në mënyrë sistematikë, duke i hequr vetës së vet 150 mln euro vetëm nga sistemi elektroenergjetik”,tha Rama.
Ne, vijoi kreu i qeverisë, “nuk na ka zgjedhur kush që të mendojmë si do të rizgjidhemi lehtë pas 4 vitesh. Nuk jemi zgjehdurr që nga halli se mos humbim vota prej këtyre reformave, nuk do të bëjëm reforma fare”.
Kryeministri Rama deklaroi se, nga janari i vitit 2015 do të nisë licencimi i çdo mësuesi, të cilët do t’i nënshtrohen provimit përkatës, proces ky i cili do të përmbyllet në muajin maj.
Kryeministri Rama tha se me realizimin e këtij procesi, në muajin qershor do të përgatitet një sistem me bazën e të dhënave për secilin mësues, ku do të shënohen edhe vitet e punës, dhe kreditit përkatëse
“Pasi të mbyllet faza e parë deri në fund të dhjetorit për të pastruar sistemin dhe për të larguar mësuesit pa arsim përkatës e ata jashtë profilit, ne do të hyjmë në fazën e licencimit të çdo mësuesit të republikës së Shqipërisë. fati i mësuesve nuk mund ta varet as nga kush parti fiton zgjedhjet, as nga kush parti humb, as nga sa i mirë apo i keq qëllon drejtori i zyrës apo i rajonit, por duhet të varet vetëm nga aftësitë e veta të provuara përmes provimit kombëtar dhe të mishëruara në licencën e mësuesit, bashkë me kreditit e marra nga provimi. Duhet të rilindim autoritetin e mësuesit.
Si mundet ne që dikë që ka studiuar gjermanisht ta vëmë mësues anglishte. Këto gjëra do ishin për të qeshur me të madhe, nëse nuk do ishin realiteti yen dramatik sot.
E ndërsa bëhen transferime nga më të ndryshmet. Dhe këto janë gjëra që kanë ndodhur çdo vit. Jemi këtu për të përcaktuar ilaçet sado të hidhura, që të kurojmë dhe shërojmë sistemin nga kjo sëmundje. Nuk i trembemi hidhësisë së ilaçit kur e dimë se ai është i duhuri.
Të jesh mësues nuk është vend pune, është mision. Deri në qershorin e 2015 do të ketë një sistem me bazë të dhënash për çdo mësues të Shqipërisë, me kreditit përkatëse. E shoh me entuziazëm edhe idenë për shkollën e drejtuesve të shkollave”, tha kryeministri Rama./gj.k/
Bukur.
skandaloze!
edhe te na ka shume parregullsi,por,kure po i lexoj keto shifra,njeriu thjeshte tronditet!
ne kosove kemi problem tjeter,universitetet private e shkatrrun kosoven,keto prodhojne ANALFABET ME DIPLOM!
kure ne demokraci nuk zbatohet ligji,ateher kjo eshte ANARKI,pra,ky eshte rasti tipik i anarkise!
KJO ME KUJTON EMISIONIN “FIKS FARE” PARA CA KOHE.
PARA CA KOHE NJE NGA GAZETARET E FIKSIT, VETE NE NJE SHKOLLE SE MBAJ MIRE MEND SE KU, POR ME DUKET ISHTE NE NJE FSHAT NE ELBASAN.
DHE TAKON MESUESIN E ANGLISHTES, EDHE E PYET SI I THONE DERRASES SE ZEZE NE ANGLISHT…??? EDHE KY MESUESI I THOT PENCIL…
PASTAJ E PYET GAZETARI, SI I THONE KARRIGES NE ANGLISHT, EDHE AI I THOT PEN.
MESUSI ANGLISHTES DINTE VETEM DY FJALE NE ANGLISHT, ATO ISHIN PEN EDHE PENCIL…
KETA JAN MESUESET E SHQIPERISE PAS VITEVE 1990…
Pordhe me rigon!
Cdo me thene jashte profilit? Ne Shqiperi sot profilet jane bere lemsh. A i lejohet per shembull nje personi qe ka mbaruar inxhinjeri matematike tek UPT te jape matematike ne 8-vjecare? Po dikush qe ka mbaruar kimi industriale, a mund te jape kimi?
Si cdo gje tjeter edhe kjo “jashte profilit” eshte subjektive dhe e hapur per interpretime te ndryshme.
Ku i ka keta specialistet MASH qe vlereson se dikush eshte ose jo jashte profilit? Ata qe punojne ne MASH jane me diploma nga Kristali duke filluar nga Ministrja, zv. Ministrja, dhe deri ne fund. Keta vleresojne se kush eshte jashte profilit?
Reformat jane gjithmon per tu pershendetur,ne kete rast i urojme suksese stafit te MAS.
Le te analizojme reformen se si ka nisur,ne udheheqjen e ministres Nikolla.
Emerimi i drejtorve te shkollava,te gjithe me testat e maxhorances.
Jane emeruar drejtor,partiak qe nuk kane as 5 vite pune,nuk kane shkallen e pare te kualifikimit profesional!
Si ka mundesi ti kene “shpetuar” komisionit te konkurimit,per drejtor,apo per ju, ky fakt nuk ju intereson.
Drejtoret kane konkuruar te vetem,pa konkurent!
Filluat reformen ne lenden e edukimit fizik,drejtoret e shkollave oret e kesaj lende,ja kane shperndare mesuesve jashte profilit ose kane mbingarkuar mesuesit e ed.fiz.per ti patur monopol,duke mos punesuar te tjere.
Z.Ministre kontrollo vartesit,mos ju beso,jane mjeshtra te korupsionit.
po ne qe jemi me kategorine e pare dhe me arsim te larte a do te kujtohet njeri te na e qaje hallin se jemi pa miq .na thuhet prit konkursin por konkursi nuk po del dhe shoqet i moren nja 2 vjet rroge megjithse jane me me pak pike se une,apo ska gje se fukarai keshtu e ka kismetin
a do kete testime te tjera pervec ketij te parit, meqenese ka persona qe nuk kane mundur te marrin pjese?