Rreth 100 familje të komunitetit rom protestuan pranë rrugës së lagjes “Pjeshkore” për ndërprerjen e energjisë elektrike nga OSHEE .
Me qirinj të ndezur në duar, banorët një pjesë e të cilëve janë debitorë, pohojnë se prej dy javësh vuajnë mungesën e energjisë elektrike. Ata i drejtojnë një Kryeministrit Edi Rama të gjejë një zgjidhje për ta.
Sipas banorëve, borxhet e pashlyera të energjisë elektrike, vijnë për shkak të problemeve financiare me të cilat përballet kjo kategori.
Banorët kanë paralajmëruar protesta deri sa qeveria të gjej nje zgjidhje për këtë komunitet. /gj.k/