FOTOT/ Tirana- Si u zhdukën lulishtet e një qyteti?

3 Nëntor 2014, 19:04Sociale TEMA

Dikur e njohur për lulishtet, parqet, fushat sportive dhe hapësirat e gjera mes godinave e pallateve, Tirana e pas vitit 1990 ra pre e babëzisë së biznesit të ndërtimeve. u zhdukën nga faqja e dheut lulishte të tëra në mes të qytetit, u ngushtuan deri në absurd hapësirat e gjelbra nëpër lagje e mahallat e vjetra. Si ja lanë vendin betonit pemët e gjelbërimi.

 

Nga Skënder Minxhozi, JAVA

 

Ka qenë një kohë kur kryeqyteti i Shqipërisë Tirana, ishte i mbushur me parqe dhe lulishte. Ka qenë një kohë kur godinat nuk rrinin ngjitur me njëra-tjetrën dhe kur mes blloqeve të ndërtimeve, kishte hapësira të mjaftueshme për ajër dhe bar. Ishte një qytet i varfër, por njerëzor. Sot kryeqyteti i shqiptarëve është shumë më i pasur, ofron shumë më tepër mundësi dhe luks, por është gjithashtu një metropol i ngushtë, klaustrofobik dhe i tejmbushur me njerëz, beton dhe makina.

Në këtë dosje fotografike kemi preferuar të tregojmë për mes fotove, historinë e lulishteve, parqeve dhe hapësirave të tjera urbane, që sot nuk janë më. Nuk është më, për shembull Milet Bahce-ja, lulishtja e parë e qytetit e ndërtuar në kohën e perëndorisë turke dhe e rinovuar nga Ahmet Zogu në vitin 1925. Nuk janë më lulishtet anash ish-eskpozitës Shqipëria e Re, janë tkurrur në maksimum hapësirat e gjelbëruara në vendin ku sot janë dy kullat në shetitoren “Dëshmorët e Kombit”. Tranzicioni ngushtoi hapësirat mes pallateve, ku një herë e një kohë kishte ambjente e kënde lojrash për fëmijët. Gjithashtu, Tiranës së sotme i mungojnë pa masë fushat sportive, të shpërndara kudo, nga pjesa lindore e qytetit, ku sot ndodhet tregu i Medresesë, apo tek Ali Demi, ose pas ish-shkollës 11 janari, ose tek Oxhaku. Zhdukja e fushave sportive është ndoshta fenomeni më makabër që ka ndodhur nga pikëpamja urbanistike, për shkak të përmasave të konsiderueshme që ato zinin dikur, e që sot janë shndërruar në blloqe pallatesh, tregje shitjeje ose në grumbuj ndërtimesh të shëmtuara. Qyteti ka mbajtur guackën e vjetër, duke dendësuar popullsinë disafish, më së pari në kurriz të lulishteve, parqeve e ambjenteve sportive. Rasti më i fundit i kësaj batërdie njëzetvjecare shënohet tek diga e Liqenit Artificial, ku ka nisur ndërtimi i një blloku masiv pallatesh, që do të fshijnë nga faqja e dheut kompleksin e pishinave, ambjentet e klubit Dinamo dhe gjithcka tjetër rreth e rrotull që sot është tokë e lirë.

Kjo masakër urbane duket se ngrihet jo vetëm mbi babëzinë e politikës dhe biznesit, por edhe mbi pretekste e justifikime, pas së cilave janë kamufluar goditjet që ka marrë Tirana e sotme. Për shembull, Parku “Rinia” dhe bregu i sotëm i Lanës, janë një “mallkim” i tërthortë për të gjithë qytetin. Dikush mund të ngrejë supet e të pyesë sesi mund të jenë mallkim dy hapësirat e mëdha të gjelbra, të mbetura ende në këmbë?! Ja që kështu duket se është dhe arsyeja është fare e thjeshtë. Administratat lokale dhe qeveria qëndrore, në 24 vjetët e fundit, kanë debatuar shumë rreth parkut Rinia dhe përroit të Lanës (i cili nuk e meriton në fakt të quhet lumë). Zbrazja e këtyre dy hapësirave nga mijëra ndërtime abuzive që la pas dekada e parë pas pluralizmit, u trumbetua shumë nga qeverisja e kohës, si një sukses i jashtëzakonshëm. Ishte vërtet i tillë në fakt, pasi Lana qe kthyer në ambjentin më të pisët të qytetit, kurse Parku qe mbushur me kioskat të shëmtuara  të imagjinueshme.

Problemi është se rikthimi në identitet i këtyre dy mushkërive të Tiranës, duket se u dha në dorë kartën e justifikimit, atyre që e qeverisën qytetin pas vitit 2000 e deri më sot, që të bëjnë ç’të duan me pjesën e tjetër të Tiranës “sepse e patë, që Parkun Rinia dhe Lanën jua kthyem siç ishte një herë e një kohë”. Na dhanë Parkun Rinia dhe Lanën, e po na marrin gjithë pjesën tjetër. Sot kemi vërtet këto dy hapësira të gjelbra, por ngadalë qyteti po gërryhet nëpër cepa e qoshe, nga ndërtime që vijojnë me ritme frenetike, megjithëse vetë tregu i ndërtimit ndodhet në krizë të thellë prej disa vitesh.

Sot duhet të kërkosh arkivat fotografike, që të sjellësh në sytë dhe kujtesën e tiranasve, parqet, lulishtet dhe fushat e futbollit (fushat e zeza, siç quheshin). Duhen fotot e arkivave që të “ringjallësh” turmat e fëmijëve apo familjet që mbushnin rruginat e Kopshtit Zoologjik, apo Parkut Botanik. Nëse e sheh Tiranën nga Google Maps, pra nga sateliti, vëren sesi janë tkurrur edhe Kopshti Zoologjik, edhe Parku Botanik, nga njollat e pallateve që i kanë rrethuar nga të gjitha anët. Sikur të mos mjaftonte kjo, hapësira poshtë digës po mbushet me ndërtime 20 katëshe, që do të shtojnë edhe rreth 7 mijë banorë të rinj në një zonë të tejmbushur tashmë me ndërtime. Masakra e kësaj pjese të Liqenit Artificial është sot metafora më e dhimbshme e asaj që ka ndodhur me qytetin në dy dekadat e fundit. Aty ku sot mund të jesh fare lehtë të gjitha llojet e pallateve, lokaleve e restoranteve, por ku duhet të sforcohesh shumë të dëgjosh cicërimën e një zogu apo të shohësh një fije bari të pashkelur nga këmba njerëzore.

53 komente në “FOTOT/ Tirana- Si u zhdukën lulishtet e një qyteti?”

  1. pjeshka says:

    Gjith ajo dyndje popullsi ne tirane nga te gjitha rrethet normale qe do sillte nje zhdukje te tille te lulishteve dhe te parqeve pasi te gjithe kerkonin akomodim por qe te behet dhe tani kur te gjitha gjerat jane ne vije kjo eshte skandaloze.

  2. Analisti Politolog Fevzi Full-hajn Nurellar says:

    Te rrufshim sumen o Kryerilindas se na hodhe me shume beton ne Tirane sesa Xhaxhi neper bunkere…

    1. Celo Mezani says:

      Ne listen e gjate te atyre qe hodhen betonin ne Tirane, Kryerilindasi bie andej nga faqja e 15-te. Por kur historine ka 10 vjet qe e tregojne tipa si Cani, Fevziu Bushati, Zheji apo Lubonja mire e ke ti.

      Propaganda funksionon gjithmone. Meqe ra fjala, ke degju ndonjehere per pjellorine e larte nga martesa e ciftit Arbert Brojka me Fatose Nanon? Po per ligjin e Legalizimitn te gjithe ndertimeve pa leje, me efekt te pafundshem ne kohe, etj, etj.

      Edhe sa per kulture, asnje nga keto lulishtet dhe parqet qe shikon tek keto fotot e bukura me siper nuk eshte prish/betonizu nga Rama. Perkundrazi ato copeza qe kane shpetuar nga fotot me siper jane shpetuar te gjitha nga Rama.

    2. elio says:

      E keni fjalen per Sali Kelmendin apo Albert Brojken qe e mbushen tiranen me teneqe e kjoska….sigurisht nuk po mohoj kontributein e Rames por edhe Rama po ben c’eshte e mundur..te jete i denje bashke me ate surrat petullen bozdo…

  3. Gjergji says:

    Po ti studiosh me kujdes, me se 80% te hapsires se gjelber te ketyre fotove e kane zene pallatet me leje te Kryeministrit te tanishem. Ketej del e flet per cibane kur vete i dha Tiranes kancer ne kohe te vete me lejet qe ka dhene. Hipokrizia nuk njeh kufi me “politikanet” tane.

    1. Celo Mezani says:

      OUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUU. ???? I kam studiu une me shume kujdes.

      a. 5 nga fotot jane shkaterru ne menyre monstruoze nga Kryekomunaret e PD-se

      b. 1 nga fotot (ate te Parkut Rinia), gjysmen e ka shkaterru Albert Brojka me dy kullat e Bulevardit dhe gjysma e tjeter eshte akoma Park (e rikthyer si e tille nga Rama)

      c. Dy lulishtet gjigande tek dy krahet e Ekspozites u shkaterruan nga Albert Brojka dhe Fatos Nano. Ekspozita vete u prish nga Berisha.

      d. Fotoja e plazhit tek Liqeni, eshte akoma park

      e. Nje lulishte e ka prish Enver Hoxha

      f. Fotoja mbi Stadium ne pjesen poshte ka 5-6 pallate te ndertuara me lejen e Brojkes dhe nje monster gjigande te ndertuar me lejen e Rames (ish oborri Klanit). Kjo kulla e Klanit eshte nje nder te paktat krime qe ka bere Rama ne urbanistiken e Tiranes.

      Tani nese zoterote 8% e shet per 80%, eshte si me thone qe Shqiqeria eshte shteti me i fuqishem ne Europe.

      1. Albi says:

        E mbaj mend Tiranen e Brojkes, ishte nje qytet i piset por dhe i varfer me shume pak ndertime te reja dhe kryesisht me kioska. Rritja ekonomike e viteve 90 kishte qene e paket per te justifikuar ndertime.

        Shqiperia filloi te ngrinte koke andej nga viti 99 kryesisht dhe atehere filluan ndertimet masive ne Tirane. Per 12 prej atyre viteve, kryetar bashkie ka qene vetem nje njeri. Basha ka dhe ai jo pak probleme, por fati i mire i yni ishte qe Basha u be kryetar bashkie ne nje kohe qe biznesi i ndertimit hyri ne krize.

        E gjitha kjo mund te ishte evituar shume kollaj, kufinjte e Tiranes mund te zgjeroheshin dhe qyteti te rritej ne menyre natyrale. Densiteti i ndertimeve mund te mbahej i njejte dhe te beheshin ashtu dhe zona ku sot eshte ndertuar me densistet te ulet po ne menyre abuzive si Kamza e Bathorja. Pse nuk u be? Kryesisht arsye politike, Rama deshte te mbante kufinjte e qytetit te pandryshuar dhe duke mbajtur hapesiren per ndertim te limituar mund te rritesh dhe cmimet e banesave e te kenaqeshin sponsorizuesit e tij, ndertuesin te kthyer ne gazetare.

        1. Epirioti II says:

          Albi, Rama eshte bere kryetar bashkie ne fillim te 2001.
          Kulla 21 kateshe si ajo e Sky Tower, kullat binjake, kulla tek Presidenca, kulla tek rruga barikadave pas ishin ne karabina ose ne perfundim e siper.

          Perpara se te dorezonte mandatin thone qe Brojka ka firmos nje biblioteke te tere me leje ndertimi. Te gjitha ato leje (si psh ETC, Komuna e Parisit, stacioni trenit, Ekspozita, te gjitha pallatet tek Blloku) u ndertuan ne kohen e Ilir Metes dhe Fatos Nanos Kryeminister.

          E keqja e madhe eshte se te gjitha ato nuk e respektuan as palo lejen e Brojkes por u bene 2 fish ne vellim dhe pa parkingje nentokesore.

          Me lejet e Brojkes eshte ndertuar rehat fare per nje 10 vjecar pasi iku Brojka, dhe ke nje 22 katesh ne Bulevard qe po ndertohet po me lejen E Brojkes te rinovuar nga Basha.

          Rama nuk ka dashur te beje ate qe thua ti (kufinj te pandryshuar), por komplet te kunderten. Prishja perfundimtare e Rames me Nanon u be pikerisht se Nano ne koordinim me Berishen nuk e lejoi te zgjeronte vijen e verdhe dhe nuk i dha kompetencat e policise ndertimore te pengonte ndertimet pa leje dhe devijimet nga leje. Shume shpejt Nano&Berisha i hoqen “de facto” edhe te drejen e lejeve Rames duke e kaluar KRT e Tiranes ne kontroll te Kryeministrit.

          Lejet e firmosura nga Rama zene vetem 1% te sip. te Tiranes.

          IGNORANTUM NON EST ARGUMENTUM.

    2. Thomaidha says:

      O Gjergji!
      Na rrufsh SUMMATRICEN,se Edi Rama nuk ka qene ne Shqiperi deri ne vitin 2000,kur Sali Berisha i NDERSEU SHPELLARET E TIJ TE GRABISNIN TOKA RRETH TIRANES nga 5-6 troje per familje,ndersa komunat rreth Tiranes kane patur gjithnje kryekomunar te PD-se!!!

      1. Albi says:

        Ato tokat e grabitura ndodhen jashte kufinjve te Tiranes, nuk po e akuzon kush Ramen per ato.

    3. çerçizi says:

      o robo, ke qene ndonjehere ne tirane para vitit 2000? e ke idene deri ku jane kufinjte e bashkise se tiranes ?

  4. perkthyesi says:

    ..na ishte njehere!!!!!..o.Nero po ke harru Klubin Partizani..,ke Frosina Plaku qe i doli Pronari?!(JamArb Malltez Berisha)?!..apo Fushen e Zeze ke Shpia e Pionerit te 21..,ku boshim FISKULTUREN dhe Ushtaraken!!!..

  5. AI... says:

    Tragjedi dhe krim. Fajtori eshte sot ne pushtet pasi ka qeverisur per 11 vjet Tiranen dhe e betonizoi me lejet e tij abuzive e korruptive, duke i lene shesh per te bere pershesh Kocos me kompani.

    1. Epirioti II says:

      Sa pallate ka ndertu Koco ne Tirane ?
      Cilat prej tyre ka ndertu me lejen e Rames ? Mi trego dot me gisht ?!

  6. Daniel says:

    Egoizmi per te fituar,po shkateron planetin e jo me Tiranen ,po e po.

  7. albina says:

    po te ruash lulishte ai qe i manaxhonte qyettin duhet te kishte nje dashuri per to kjo ndoshi se doli paraja sheshit me mire pallate se mbushen xhepat se lulishte te ajroset qyteti

  8. Idealisti says:

    Lejen per ndertim ne cdo qytet e ka KRYETARI I BASHKISE…TIRANA NE VITET E LULEZIMIT TE PALLATEVE KRYETAR BASHKIE KISHTE EDI RAMEN, LLOGARINE BENE VETE….

    P.S:NUK JAM DHE NUK E DUA SALI BERISHEN SE FILLOJEN AKUZAT QE PO SHAVA EDIN DOMOSDOSHMERIT DO JEM ME SALIUN

    1. Epirioti II says:

      1. Me Ligjin e Urbanistikes qe u nderru pak perpara se Lulzim Basha te vinte ne Bashki, ne te gjithe Shqiperine lejet i jepte kryetari bashkise/komunes, PERVEC Tiranes. Per Tiranen kishte nje nen te komplikuar i jepte kontrollin e KRT se Tiranes kryeministrit, po BERISHES dora vete.

      2. Lejen mund ta marresh ne 1999 dhe ta ndertosh ne 2003, ti futesh nje shtese anash dhe 2 kate siper ne 2009, dhe ta legalizosh ne 2013 dhe mos ta kesh hipoteku akoma pallatin megjithese banoret e kane ble 12vjet perpara ne grope. T’ja ktesh edhe parkimet e lejes ne dyqane ose mos ti besh fare.

      Te ngjan si histori e sajaur kjo? E pra kjo eshte ne thelb historia e 1/2 se pallateve ne Tirane.

      1. Kola says:

        Po Epiroti ke shume te drejte se lejet e marra nga Rama me pare po i shet Xhillari i kinema mileniumit tani.
        Nje pallat te Kocos e ke afer Selvise meqe doje ta dije

  9. frank says:

    Shqiptaret jane ne hall te madh,edhe ate pak progress qe dha diktatura ne urbanistike,po e prishin bythlepiresit e tyre te ish bllokut,sali qeni dhe edi pordha.ky qe hiqet sikur dje erdhi ne shqiperi dhe ben modernin eshte fajtori numur nje sidomos per tiranen,po meqe shqiptari si zakon nderon mendjen dhjete here ne dite edhe edi pordha ka vendosur qe atyre qe e votuan per krybashkiak dhe qe hiqej si shpetimatri i tiranes,ka vendosur ato leje qe ju dha dhe ato vota qe ju mori qe nuk i duhen me dhe do ja u prishe te gjitha.ne shqiperi eshte e modes qe ai qe vjen prish ato qe ndertoi ai para tij.dhe ka nje perzierje islamo-kamunisto-mesdhetare.fajtoret per katrahuren jane sali qeni-edi pordha,fatos pijaneci dhe populli kope me dele.kur shkel ne shqiperi je si ne kirgistan apo tyrkmenistan,e vetmja gje evropiane jane disa kisha orthodhokse dhe katolike dhe asgje tjeter.BUONO PER ALBANANIA.mire qe po prish po pervec llafollogjise dhe mediave qe e perkrahin edi pordhen ne shqiperi njerezit do kalojne me keq dhe do vuajne me shume.edi dhe te 150 hajdutet e parlamentit duan te shtypin popullin dhe u kujtuan te bejne gjoja shtet ne kurriz te fukarase.ata qe kane 25vite qe vodhen ,vrane dhe u pasuruan nuk i prek njeri.kjo eshte nje politike shume e keqe dhe si zakonisht populli do mbetet aty ku ishte me me shume taksa dhe me pak leke ne xhep papunesi dhe ajer nga mediat pro rama se evropa po na pret.hapni syte se po ju ushqejne si delet o milet,ne jemi ne evrope kemi 25 vite dhe jemi bere te ikim,edhe kur shqiperia te hyje ne evrope,do i vendosin saksione se eshte shume e varfer.vetem paraekonomia dhe droga e ushqejne vendin dhe fatkeqesisht vetem ai stil i pershtatet shqiperise,apo nje diktature e hekurt qe te ju marrin hajduteve ato qe vodhen per 25vite dhe te sjelle nje komunizem me te eger,perndryshe rep e albananias nuk shef drite ne tunel,edi pordha po llap dhe kur te mbushet mire nga bytha dhe nga portofoli,shkon e jeton ne vjene si nano hajduti.ti gezoni qe ti kujtoni.te rrojne xhaxhi sali qeni,xhaxhi edi pordha dhe top channel qe rrjep njerezit me prolepirejen e bythes se rames,te rroje samir mane me ushqimet e skaduara dhe koqe kokedhima me sarajet ne breg.ripjellja po pjell nga bytha dhe po vjen era e keqe.

  10. tomori i beratit says:

    O Gjergj.Nuk e meriton emrin qe ke prandaj po te theras sal.Degjo o sal debili.Baterdin e Tiranes e nisi i famshmi sali kelmendi.me pas per gati 10 vjet kryetar bashkie ishte nje far albert brojka qe e vazhdoi me me egersi babezin kunder Tiranes.Ishte ardhja e edi rames qe i dha fytyr Tiranes.Ne shkurt i995 gazeta gjermane Der Spiegel ekrahasonte dhe e quante Tiranen SHURTORJA ME E MADHE E EUROPES,dhe po kjo gazete 9 vjet me vone do ta quante edi ramen si nje nga me te miret kryebashkiak ne bot.Por ti o sal je nje derdimen qe nuk ke iden se si ka ndodh ose je nje sahanlepires berishjan.Pty rac muti.

    1. VFLP says:

      Ore ti pastertia mbi dhe po ca rrace je ti more se na hape barkun, si shan ne ate forme tjetrin per nje mendim, po jo me salen po dhe me enverin te jete ka te drejten e vet, po dalin neonaziste ne mes te izraelit e spo ben pershtypje, tjetri spaska te drejte te shprehe nje mendim. Jo vetem politikanet po edhe shoqeria jone eshte e krimbur deri ne palce, po kush i vodhi dritat, kush i beri ndertimet pa leje, kush vodhi sa mundi ne bregdet, fushe mal e ku mundi, kush e ben korrupsionin nuk eshte vetem tenderi po dhe nje rradhe certifikate nje raport, nje vend pune, nje date skadence e ndryshuar, nje deftese pjekurie e shkolles se mesme, nje vjedhje prone kushuririt etj etj. Jemi vete plehra dhe si te tille meritojme politikane te kesaj kategorie. Sa per pjesen politike qe duket nga komenti cilen force perkrah, mos mendo se u pastrua rilindja nga mekatet se u votua nga 1 meleon votues, ose u pastruan 1 meleon votuesit se votuan rilindjen, ishte thjesht gjeja normale dhe e duhur per te ndodhur.

  11. Ada says:

    Per zhdukjen e lulishteve nje kontribut te madh ka dhene Z. Rama, kryebashkiak i Tiranes per 11 vite. Betonizimi i Tiranes eshte nje “krim” qe mban firmen e tij. Me pas stafeten e mori Z. Basha ku krimi kulmoi me lejen e fundit tek Liqeni me 5 kullat per Ulajn.
    Ketyre dy krimineleve ambientale duhet ti themi HARRAM votat e qytetareve te Tiranes. Turpi do t’ju mbetet perjetesisht. Le te haje mut Rama sa te doje tani duke makiazhuar Tiranen, krimi i tij mbi qytetin eshte i paprecendent.

    1. Epirioti II says:

      Ketu paska plas injoranca keq sot dhe po e mbyll me ty Ada se nuk ju dilet dot ju te keqinformuarve. Po te kesh deshire te sinqerte te informohesh lexo mesazhet e mia me siper.

      1. Me thuaj 2 lulishte qe ka prishur Rama. Veri gishtin dhe na e trego ku eshte. Nuk ke per ti gjetur dot, sepse Rama ka prish vetem 1 lulishte (dhe ate nuk ka per te shkuar mendja) dhe ka rikthyer apo shpetuar dhjetra lulishte.

      2.Gjithe pallatet e Tiranes kane nga nje leje ndertimi ose leter legalizimi. Ik pyet gjithe kusherinjte dhe shoket te shikojne tek dokumentat e shtepise se kush ja u ka firmos lejen apo legalizimin pallatit. Pastaj te keqen xhaxhi hajde na e thuaj edhe neve si te doli rezultati, se dukesh vajze me pergjegjesi qytetare dhe nuk do na genjesh.

      Jo per ndonje gje, por te habiten edhe keta blobistat e antibetonit te Temes, pasi te jesh habitur edhe ti.

    2. xxx says:

      Po pse lanen sta ktheu edi ty? Lulishtja ne krah te ekspozites u prish ne kohen e albert brojkes, ka qene viti 1999 ne mos gaboj.Gjithe zonen e kopshtit botanik e dhe ate zoologjik e ka shkaterruar kryekomunari i PD Bardh plaku qe ka 15 vjet ne ate detyre. Ne zonen e Qesarakes ne rreze te Dajtit e nisi baterdine komunari i PD sot me detyre drejtor i varrezave te tufines Besim Kuka dhe e vazhdoi pak ( per fatine tij te keq se ia bllokuan mundesine per te dhene leje jo se nuk do donte ti jepte ) nje hajdut tjeter ai qe vazhdon te jete sot kryetar komune Kujtim Qefalia. Jo se ne kohen e Edit nuk jane bere gabime , jane bere plote them, por prap ai eshte i vetmi Kryetar bashkie qe i dha fryme qytetit te Tiranes, i hoqi plerat, e ishte i pari qe filloi te na kujtoje qe dikur ne Shqiperi mbilleshin edhe peme .

  12. hamzai says:

    Zoti Minxhozi, ju si perkrahes i verber i se majtes ne fakt nuk duhet ta evidentonit ne kete gjeme te madhe qe Edi Rama i ka bere Tiranes per 11 vjet me rradhe,por ironia sot eshte se ky zoteri po na jep mendje dhe ben te “virgjerin”, per rilindjen e qyteteve.

  13. Aldo says:

    RAMA krimineli dhe pasardhesi i tij Basha. Ja kush jane autoret e zhdukjes se gjelberimit ne Tirane.

  14. miri says:

    Ato qe beri Brojka me Kelmendin per 10 dit u pastruan me dy rruspa,po ato qe beri Ky i gjati nuk ke cti besh me,dhe ky quhet SHKATERRIM.Dhe tall dhe bythen tani dhe e quan Tiranen Kandahar.Ju qe komentoni ndryshe ose jeni katunar,ose jeni servila Legena qe jeta per ju eshte vetem nje rroge shteti.

  15. illyrians says:

    Frank,

    ne shume gjera qe ke shkruar te mbeshtes, por si grek qe je nuk te rrihet pa perzier fene me politiken. Sado sado Rama dicka ka bere per infrastukturen. Mos harro se sado qe ka qene kryetar bashkie, Rama nuk ka patur shume gjera ne dore, duke ditur qe gjate regjimit te Sali satrapit nuk kishte institucione te pavarura..

    Persa i perket budalliqeve qe ke thene, qe te vetmet struktura europiane ne Shqiperi jane kishat e Janulles, nuk di c’te beje robi me ekto pislliqe, te qeshe, te qaje apo te vjelle.. Je shume i mjere Franko..

    P.S. si ka mundesi qe ke emer latin, nderkohe qe je grek???

    1. frank says:

      Kur hiqesh ti illyrian qe je dhe tyrk,si te prish pune emri im hebre?
      nejse nuk kam problem me asnje shqiptar te kthyer ne islam nga lepirja e bythes se turqise,keni kohe te pendoheni,po te shikosh ne nje foto tek parku rinia,ka xhamin e ballgjinasve dhe katedralen orthodhokse ne anen tjeter,kishat jane simbol i evropes po nuk e din.islam eshte simbol i orientit dhe sali qeni e edi pordha jane simbol i mbetjeve ish kamuniste.katrahura eshte madhe dhe ne ate toke duhet te jetojme te gjithe as ti me pak e une me shume.le te shpresojme JO.

      1. Doni says:

        Frank,
        Ku e di ti qe ai qe mban emrin illyrian eshte turk, apo akoma me ate propoganden primitive greke vazhdon akoma, qe ngatrojne fene me etnicitetin!!

        Nje kushurira ime qendroi ne greqi 2 vjete dhe i pa me syte e saj si ngjanin greket, kur nje dite e takova dhe e pyeta, po si ngjanin greket se kame degjuar qe jane shume bruna i thash.

        Ajo mu pergjegj ke pare ndonje turk me tha:

        Po i thash i kame pare ne film ne televizor.

        Mos vazhdo me shume, me tha, ate fytyre kane.

        Une e di i thash se nje kushurira e gjyshes sime qe ishte shume e moshuar me ka treguar kur ata ardhen ne fshatin e saj ne luften italo-greke ne shqiperin e jugut, dhe menduan se ardhen turqit prape!!

        Kisha lexuar libra qe shume princesha greke ishin martuar me sulltan, dhe turqit i pelqenin greket, dhe me mijra vajza greke ishin neper haremet e sulltanit. Prandaj nese do te gjesh turqit mos u mundo me shume i ke aty ne greqi.

        1. frank says:

          Po jane greket turq ,ti je egjiptian,apo pakistan,juve jeni ne fund te ballkanit lere me te evropes,greqia ka 1millione nga juve dhe i ushqen me buke,ata jane kristiane dhe jo turq mongole,kane histori dhe kulture evropiane,kurse shqiperia ka histori ahmeti,enveri dhe saliu.je mijera vite mbrapa greqise evropiane edhe ti edhe turqia.kusherira jote dhe shume kusherira e lepijene perdite sallamin grek se ndihen inferiore dhe shume ahmeter shqiptare kane turp kush jane dhe quhen spiro.para se te shash greket shiko halen tende albananian.juve u shqyet ne 91 duke ecur me qindra kilometra per te mbledhur domatet e grekeve dhe sot hiqeni dikushi,llogarit greket qe ju ushqejne dhe ju mbajne mend si erdhet nga kampet e enver hoxhes si duhet te ndihen.ik ore daku ha ndonje hashure dhe me vrap ne xhami dhe lere greqine se ka zot,nuk eshte burdello me sali dhe xhami.

          1. Doni says:

            Po c’me mbur greket, ore frank mavria, sa ti shikosh i kupton qe evropian nuk jane, ate qe i ushqen me buke shqiptaret mos ma trego mua, ata i mban djersa e tyre. Harruat sa mijra dhe mijra grek jane neper bote, per cfar kane shkuar dhe shkojn atje se nuk kane, ai qe ka rri ne shtepin e tij. Pyet te tate sa maune me drithra dhe te tjera shkuan ne greqi ne kohen e E. Hoxhes, greket skishin buke te hanin. Ishte futja ne Bashkimin Evropian dhe plani marshall i Amerikes qe greqia ndryshoi, por sot po shkon atje ku ishte.

            Shqiptaret pavarsisht se ishin te varfer nga sistemi, por kishin shkolle, kurse satisikat ne greqi ishin nje 4 grek nuk ishte i arsimuar, prandaj shko lexo dhe meso kush jane keta greket e tu!!

            Shqiperia ka nje histori te lavdishme, nuk i ka rrene njeriu me qafe, por eshte vetmbrojtur. Greqia eshte nje shtet artificial qe u krijua ne baze te fese, adobtoi dhe emrin helen ne shekullin e 19te. Kur helent dhe greket jane popuj te ndryshem !!

            Adobtuan dhe kostumin kombetar te arvanitasve, Krijoj dhe nje flamur, dhe adobtoi ngjyrat blue dhe te bardhe te bavarise, kur princi Otto i Bavarise u caktua mbreti i Greqise. Jo vetem kaq por populli nuk fliste greqisht, kjo e detyroi mbretin Otto i cili kishte 4 vjet qe mosonte greqisht ta nderpriste mesimin e gjuhes greke. Kur mbreti filloi te fliste greqisht, ne Athine, nuk e kuptoi njeri, atere pyeti?

            Ku jane greket!!!
            Madheri i thane:shqiptaret jane pjese e monarkise tuaj !!

            Fanoli ne librin e tij adriatik review shkruan se grekeve u duhesh me shume se nje 100 vjet te zhduknin analfabetizmin, populli nuk e fliste greqisht, dhe jo me ta shkruante, kurse shqiptareve nuk u mjaftonte me shume se 30 vjet.

            Shqiptaret e cliruan greqin, dhe e krijuan ate, ata ishin pjesa me e madhe e popullsise aty, dhe u kthyen ne minoritet ne kohen e At-turkut, kur 2milion turq ortodoks u futen ne greqi, dhe nuk dinin nje fjale greqisht. Prandaj mos me trego kristianizimin ti mua, ishte perandori romak me origjin Ilire ose shqiptare nga nishi i kosoves qe formoi ate ortodoksi qe ti mburesh. Helenet ishin pagan, deri ne shekullin e 11 te prifterinjt grek ose me mire te themi Romei se fjala grek nuk permendej ne ate kohe, i quanin keta helen, satan, (djall) . Mbas pavarsise shume fshatra ne greqi ju detyruan te ndryshonin fene , kurse ata qe nuk u binden u perzune dhe u masakruan. Familja ime i perket besimit ortodoks, por kjo sdo te thote qe jemi me te mire dhe me te zgjuar se ato familje qe ndryshuan besimin ne kohen e perandorise otoman. Greqia eshte shtet i ri, qe cdo gje eshte e adobtuar, qe nuk kane as hero kombetar, dhe na tregon ti ne civilizimin!!!

          2. Albani says:

            Frankita,

            Shiko njehere prejardhjen tende se gati gjysma e grekeve arvanitas jane, dhe mos te ishin ata ne 1821, do ju kishte akoma harrem turku. Shqiptareve mos u thuaj per turqit se 25 vjet i mbajtem larg evropes te vetem. Shko lexo pak history dhe jo greke qe ju servirin juve idioteve, dhe pastaj beje komente. Se me keto komente qe ben me dukesh si ato kurvat greke qe se harrojne dot hamshorin shqiptar ( mos je e tille)

  16. Giacomo Pucini says:

    Gjate kohes se mbreterimit te rregjimit tiranik te berishosaurve dhe mamutheve te Alpeve, pamja e vendit te shqipeve ndryshoi njelloj si do te mund te godiste nje superfurtune asteroidesh dhe meteoritesh! Stuhia tashme eshte e strukur perkohesisht ne karkasat e berishosaurve, bodireksave, pilafodokeve dhe ristoceratopsave, e gatshme per te shperthyer sapo te grumbulloje gjithe zgjyrat e Ballkanit nga e para!

  17. tironsi says:

    TE kishte lezet te rrije ne tirane ne ate kohe gjelberim ngado,njerez qe ecnin me bicikleta e me kembe,lulishte kudo ,por EDI I ktheu te gjitha lulishtet ne pallate,per kete EDI duhet hedhur ne gjyq,por kjo sben vaki se ky popull budalla I jep voten.

  18. Nje shqiptar says:

    Lulishtat jo vetem u zhduken nga betonimet, por ajo qe eshte me e keqja u vodhen, u grabiten dhe nuk u pagua asnje leke shtetit.Per keto betonime duheshin paguar jo vetem siperfaqja e grabitur por edhe gjoba shume te medha per demin qe na bene te gjitheve.

  19. zqk says:

    perse nuk me afishohet komenti?

  20. agimi says:

    kur do te futen ne burg keta shkatrrus te vendit.nuk kanshkatrruar vetem tiranen por mbar shqiperin e kan drejtuar ket vend vetem shpellar qe kan menduar si te vjedhin.

  21. Sali komunisti i pabese dhr serb says:

    Z. Minxhozi persa shkruan ke shume te drejte nuk e luan as topi, por ke harruar disa fusha futbolli, ne te cilen kalonte kohen e lire rinia e dikurshme e Tiranes. U zhduken sa hap e mbyll syte fusha e futbollit tek Medreseja (farmacia nr.10), fusha e “zeze” tek treni, tek 21dhjetori, fusha prane shkolles teknologjoke, tek lagja “Ali Demi” e c’te permendim me, e da e sa te tjera, prej babezise se pushtetareve pushta, deme te pariparueshme qe do po i vuajne e do t’I vuajne brezat e ardheshme. Keto jane realisht krime dhe askush nuk ka mbajtur pergjegjesi, pervec fryrjes se xhepave te tyre me miliona lek, dollar dhe euro.

  22. Edmond says:

    Tirana zotrinj eshte metropol ,dhe ne metropol ka dyndje te medha te popullsise ,detyrimisht qe cdo hapsire do shfrytezohej per ndertime ne kohen kur zotria tregon fotografite ,tirana as 80000 banore skishte ,por sot ka kaluar milionin ku do sistemohej ky popull .zoti minxhozi nuk edi ka qene ne tokio te japonise ……pastaj kjo eshte bota moderne ,,para,degjenerim moral ,korrupsion,vrasje,vjedhje pislluqe.ky eshte metropoli yne mire e tha ai rrumpalle….te gjithe kemi vene doren ta bejme me te zymte kete qytet

  23. xxx says:

    Pa shih pa shih, spaska qene keq ne kohen e xhaxhit, me parqe , lulishte dhe kende sportive. Pamja e Tiranes sot ne Demokraci per mua eshte si puna e asaj nuses qe martohet 40 vjece e lyhet e zhgerryhet qe te duket 15…

  24. une says:

    e ka marrë ferra uratën.

    sa keq te vjen.

  25. Xhema nga Tirana says:

    Z. Minxhozi ! Tema që keni trajtuar, për mendimin tim, del e paplotë kur trajtohet vetëm me një artikull gazete. Kjo temë do të duhej trajtuar në një libër të plotë ku të jepeshin shumë më tepër argumenta ( që sigurisht gjënden) dhe t’u mbyllet goja atyre “mëndjendriturve” që as dinë dhe as munden që t’a kapin problemin që Ju trajtoni poooor kujtojnë që: me proçkat që shkruajnë do ta fusin këtë problem (të katrahurës urbanistike të Tiranës) në hullitë pro Partisë së “zëmrës së tyre.

  26. tomorri says:

    Ju qe flisni kunder Edi Rames per lulishtet e Tiranes shko lani nje here gojen me flori se e kini me mut,pataj flasim.
    Kjo Tirane qe eshte sote eshte pak te thuashe eshte e Edi Rames se po te ishte per shpellaret sote nuk do quhesh Tirane por Tropoje.

  27. enter says:

    Tirana ishte nje qytet i bukur. Dyndjet dhe ndryshimet demografike cuan ne kete gjendje qe jemi sot.

    Nese kerkoni fajtor, e keni te Kelmendi dhe Berisha.
    Malesine ne Tirane nuk e solli Edi, por Berisha.

  28. lala says:

    ERDHEN CECENET!!! E U BENE KOLLOVARE.

  29. pjeter bogdani nga elbasani says:

    erdhen cecenet
    porsi kollovare
    qe na e hongshin
    nji kete cop ..are!

    erdhen maloket
    me kuc e me mac
    qe na honshin derrin
    ngadal e avash

    erdhen fshatunaret
    qe na rrofshin ..aret
    me sopat e me hanxhar
    na e rrufshin kte rrot ..ar!

  30. Bela says:

    Faj kan te gjithe Politikanet. Por fajin me te madh e kan Tironsit dhe Tiranasit.
    Hidhni syte nga Stambolli e shihni cfare kryengritje u ben, sepse Erdoģan donte tua prishte parkun.

  31. GAMORI says:

    TE GJITHE EMIGRANTET NE SHQIPNI SI DHE PULITIKANET JANE KATUNARE FSHATARE DHE MALOKDARE , QE RROJNE VEC PER NJE COP BUKE DHE NUK DINE E NUK DO TE DINE KUUURRE SE CFAR ESHTE KULTURA , KUSH QUHET KULTURE DHE SI RUHET E ZHVILLOHET KULTURA !

  32. Vandalet e zbarkuar ne qi-tetet shqipcare ,sigurisht jetuar ne nji ambjent totalisht ndryshe ,maleve -guvave ne shoqrin e shkembijve te namun,
    kishin nji perfytyrim # per qytetin dhe vecanarisht lulishtet ! ?
    Pra ,mbas zbarkimit/dundjes ne qytete, ata u perpoqen ti japin qytetit
    formen e ambjetit nga ata vet vinin ,pra ne vend te luleve / lulishteve hapsirave te gjelbera ,te kishin shkembinj /beton ,gje e cila do i largonte mallin per atdheun Mal, per shoqerine e dashurite ne lopet e dhite e katundit dhe ja do ja bente jeten ne qytet sa me te suportushme .
    Pra c’ka te koqe ktu ?! Asgja .Madje dhe bvet stilit te jetes tyre ju pershtat qytetari shqiptare . Ne gazetari e Tv diskutohej ne stilin e ri maloqar dhe kendohej sipas stilit tallava.
    Mbaj mend,(rastesishte mu kujtua ,qe dikur mbas viteve 90 .diku ke Top-Chanell,ne nji emision te Albanit D, diskutohej mbi ujqerit e maleve te veriut , ku nji trapojan Docent Shpelle ,gerthiste duke i ulerit bashkbiseduseve te ftuar ,se ujku qe ju mendoni ,nuk eshte ujk ,ju skeni par ujqit e vertet !!! Mendova ateher duke qesh ,per cilet ujqe te vertet e ka fjalen ky shtaze me diplome shpelle ? Per vandalet ,qe zhduken njereiun ne qytete ??? ? Ishin kohe ujqerish ateher ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje