Policia e Shkodrës arrestoi brenda pak orësh 2 të shumë-kërkuar për vrasje, ndodhur kohët e fundit në këtë zonë.
Në pranga ra Denis Arrila, i dyshuar për vrasjen e Indrit Halilit, 5 ditë në parë në hyrje të fshatit Doraç. 28-vjeçari u kap në zonën e Brrylit në Tiranë, pas informacioneve dhe mbajtjes nën vëzhgim ku fshihej vrasësi.
Ndërsa arrestimi i dytë u krye në qytetin verior. Alfred Rrasa u ndalua si i dyshuar për vrasjen e ndodhur në muajin maj 2014, të Altin Logut. 19-vjeçari u ndalua nga policia lokale, në fshatin Hot i ri.