Falja e kamatëvonesave për kontributin e sigurimeve shoqërore ka qenë në qendër të një takimi të drejtoreshës së ISSH-së, Vjollca Braho me fermerët në Korçë.
Të gjithë fermerët që nuk kanë derdhur rregullisht kontributet e sigurimeve shoqërore që nga viti 1994 e deri në 2014-ën, do të kenë mundësi që deri në datën 31 dhjetor të këtij viti të paguajnë me shifrat e kontributeve të atyre viteve të gjitha detyrimet e prapambetura.
Por gjatë takimit me fermerët e komunës së Libonikut, Braho sqaroi skemën e pagesës së kontributeve të prapambetura dhe faljen e kamatës së sigurimit vullnetar.
“Mund t’i paguajnë të gjitha vitet së bashku dhe kjo është një mundësi që u jepet fermerëve deri në datën 31 dhjetor 2014, pasi siç jeni të informuar është miratuar ligji i ri i sigurimeve shoqërore që do të fillojë në 1 janar të vitit 2015.
Do të bëhet e mundur që të gjithë ata që do të kenë dëshirë për të paguar kontribute në vitet e ardhshme nuk do ta paguajnë me këtë mundësi që ka dhënë qeveria shqiptare për ta paguar me masën e kontributeve në vitet të cilat ata do paguajnë, si për shembull në vitin 94 që është vetëm 16 mijë e 600 lekë për të paguar një vit, por do të jetë me vitin koherent. Sa do të jetë kontributi në vitin 2015, aq do paguhen dhe vitet e tjera”, tha Braho.
Pagesa do të jetë e ndryshme për fermerët e zonave fushore dhe atyre malore. 201 mijë lekë të reja në total do të paguajnë fermerët e fshatrave fushorë, në rast se kanë të papaguara të gjitha vitet, nga 1994-2014.
Ndërkohë që për fermerët e zonave malore pagesa për të njëjtën periudhë llogaritet 139 mijë lekë të reja. Në rast se një fermer nuk ka derdhur kontributet përkatëse nga viti 94 deri në 2001, ndërkohë që më pas ka qenë i siguruar, ai ka mundësinë e pagesës së këtyre viteve me vetëm 15 dollarë për vit.
Ndërkohë që ata fermerë të cilët kanë qenë të shkëputur ndër vite me pagesat e sigurimeve detyrohen t’i paguajnë me çmimin e sanksionuar në vitet e fundit.
Në total, në shkallë vendi, nga kjo skemë mund të përfitojnë 230 mijë fermerë. /gj.k/
Doni para he sh…….dhata. Aty te rrini se nuk ka asnje kacidhe per ju! Boll i keni vjedh ketij popull per 24 vite. Shkunduni dhe plotesoni bilancet e FMN-se nga parate tuaja te vjedhura qe i keni degdisur neper bote.
shume e drejte,per patericat,e cdo kujt
Sa vite pun ka ne kuprativ