VIDEO/ ARD, reportazh për jetën e vështirë të romëve në Shqipëri

13 Nëntor 2014, 10:49Sociale TEMA

Televizioni gjerman ARD ka bërë një reportazh në Shqipëri.

Në reportazh është shfaqur jeta e disa banorëve të komunitetit rom, e përshkruar si shumë e rëndë, transmeton Telegrafi.

“Matilda është një shtatëvjeçare me kombësi rome.

Ajo jeton me familjen e saj në një depo të mbeturinave të quajtur Sharra, në kryeqytetin shqiptar, Tirana.

Shtëpia” e Matildës është në një lagje të varfër, pa ujësjellës.

Herët në mëngjes, së bashku me familjen e saj, presin kamionët e mbeturinave nga qyteti dhe pastaj, shpesh me duart e tyre, kontrollojnë mbeturinat e gjuajtura për të gjetur diçka nga e cila ata mund të fitojnë para, duke përfshirë shishe plastike apo ndonjë material hekuri.

Shumë prej fëmijëve që jetojnë këtu si Matilda, janë të sëmurë, kanë dhimbje koke të rregullta apo sëmundjeve gastrointestinale.

Por Mathilda dhe vëllezërit e saj kanë një ëndërr për një jetë më të mire”, thuhet në reportazhin e ARD-së.

Dhe të mendosh që shoqatat për të drejtat e romëve dhe shoqëria civile, marrin miliona euro në vit nga fondacione të ndryshme dhe Bashkimi Europian./b.l

4 komente në “VIDEO/ ARD, reportazh për jetën e vështirë të romëve në Shqipëri”

  1. Bollano karafla says:

    ARD duhet te beje nje edhe nje reportazh per romet ne gjermania. Atje mbledhin hekurishte dere me dere e i shesin, ketu kanoce plehrave.
    Sipas vendit dhe kuvendi, alvania nuk eshte gjermani

  2. Pi says:

    Qesharake komentet e Temes. Zgjidhja e problemit eshte ne dore te bashkise zonja/zoti Gazetar/e, jo ne dore te shoqerise civile. Keto komentet alla “muhabet tavoline” te pakten mos i publikoni. Ne doni te jeni profesional beni nje studim te mirefillte se ku shkojne leket e bashkise dhe leket e shoqatave.

  3. komunalja says:

    ARD-ja bën mirë të merret me jevgjitët e Rumanisë & Bullgarisë. Shtete të cilat i ka lejuar të futen në BE. Kur të na vijë rradha neve për t’u futur, le të merret me jevgjitët tanë. Pastaj, jevgjit (zigeuner) eshte sharje e rende ne Gjermani. Le të pastrojne së pari shpirterat e tyre para se te merren me ne!

  4. lexuesi i irrituar says:

    Po le te trasmetoje dhe kapet ne Itali ku i vene zjarrin vendasit,vjedhjet e pushtimin e semaforeve…
    Tema : Ne se ky emision i ARD ben lajm per ju , po Emisioni i RAI UNO “Ligna verde” trasmetuar te djelen , nuk eshte nje lajm i mire per shqiptaret??? Me sa duket dikush nga redaktoret tuaj ka nevoje te ndrroje “syzet”…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje