Sezoni dimëror shoqërohet çdo vit me një shifër të lartë të prekurish nga gripi.
Por, më të rrezikuar ndaj infeksioneve virale janë vetë mjekët.
Për këtë arsye Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarrë një fushatë kombëtare për vaksinimin e stafit mjekësor, raporton Vizion Plus.
Nga Durrësi, ku dhe nisi kjo fushatë, ministri Ilir Beqaj është shprehur se vaksinimi do të jetë falas.
Ky personel do të vaksinohet falas edhe me vaksinën kundër hepatitit B.
Vaksina kundër gripit sezonal kushton rreth 10 euro dhe është e papërballueshme nga popullsia, ndaj edhe deputetët e majtë në Durrës i kanë kërkuar ministrisë rimbursim të vlerës së vaksinimit.
Gripi është një infeksion viral akut që përhapet lehtë nga njeriu tek njeriu./b.l