Në Tiranë mbërrijnë çdo ditë 100 telefonata në urgjencë, por ka vetëm tre autombulanca

18 Nëntor 2014, 17:01Sociale TEMA

Vdekja e Dr. Florit, përveç të tjerave, ka hapur edhe njëherë debatin mbi reagimin e mjekëve në raste urgjence.

Në urgjencën e Tiranës mësohet se çdo ditë mbërrijnë rreth 100 telefonata për të kërkuar ndihmën e shpejtë.

Por, paradoksi është se urgjenca e Tiranës ka vetëm 3 autombulanca.

Ky problem pranohet edhe nga vetë drejtuesit e urgjencës, por edhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Dhe, si të mos mjaftonte kjo, autombulancat e kanë shumë të vështirë të lëvizin në Tiranë, për shkak të mungesës së hapësirave të nevojshme nëpër rrugë./b.l

2 komente në “Në Tiranë mbërrijnë çdo ditë 100 telefonata në urgjencë, por ka vetëm tre autombulanca”

  1. rilindja says:

    SHTONI numrin e ambulancave eshte fare e thjeshte shofere ka sa te duash, mjaft ti paguash.

  2. Ilo says:

    Normal,se ne re vetmin rast qe Shqiptaret ishin dakort per taksen 1000 leke ne vit per automjet, me destinacion sherbimin e urgjences deputetet ishin kundra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje