Protesta e 22 Nëntorit/Veliaj: Fyerje për inteligjencën e shqiptarëve

18 Nëntor 2014, 17:11Sociale TEMA

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, inspektoi sot operacionin e OSHEE-së kundër vjedhjes së energjisë elektrike përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, ku shprehu mbështetjen e plotë të qeverisë për aksionin e policisë dhe operatorit të shpërndarjes.

Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që të paguajnë energjinë elektrike dhe garantoi se shtresat në nevojë që preken nga heqja e fashës, do të kompensohen duke filluar nga 1 janari 2015 nga fondi prej 16 milion dollarë i parashikuar në buxhetin e shtetit.

“Nga raportimi i sotëm në terren, buzë autostradës Tiranë-Durrës gjendet një subjekt i cili ka një borxh prej 27 milion lekësh. Ky debitor nuk është as me ndihmë ekonomike, as pensionist dhe as person me aftësi të kufizuara, por një nga bizneset më të mëdha në vendin tonë. Kjo është e pafalshme”, u shpreh  ministri.

Ai nënvizoi se paguesit më të rregullt të energjisë elektrike janë pensionistët dhe njerëzit me aftësi të kufizuara. “98% e pensionistëve dhe 93% e personave me aftësi të kufizuar, të cilët janë njerëzit më të këputur dhe të vuajtur të vendit, paguajnë energjinë elektrike. Pra, nuk është fjala për të goditur këtë shtresë sepse kjo është edhe shtresa më e ndershme dhe në Shqipëri qëllon që më të ndershmit janë edhe më të vuajturit. Ata që janë të kamur e konsiderojnë energjinë një mall i cili mund të vidhet vetëm sepse kanë pushtet dhe para. Kjo ditë ka marrë fund. Nuk ka pushtet dhe para që mund të kompensojë një shkelje të ligjit apo detyrim të pambajtur”, tha  Veliaj.

Nga ana tjetër, ai komentoi edhe protestën e thirrur nga opozita.

“Pasi e le vendin të shkretuar, me borxhe të energjisë elektrike, me borxhe për personat me aftësi të kufizuara dhe pensionet, të thërrasësh njerëzit në protesë kundër pagesës së energjisë elektrike është fyerje e inteligjencës së shqiptarëve. Shqipëria e të ndershmëve është shumë më e madhe se Shqipëria e hajdutëve”, përfundoi Veliaj./j.h

 

8 komente në “Protesta e 22 Nëntorit/Veliaj: Fyerje për inteligjencën e shqiptarëve”

  1. Miruk says:

    Jam e majte por nese protesta do ishte per administraten do isha e para qe do shkoja atje sepse i pari Ministri Veliaj abuzon me pushtetin dhe gjithe miqte e tij i ka bere drejtora pa merite dhe kete gje e vuajme te gjithe cdo dite. Por te shkosh ne proteste per energjine dhe te mbrosh vjedhjet eshte turp!!!

  2. enkeleida says:

    Ju pergezoj per punen si ty zoti Veliaj ashtu edhe kryeministrin tone.Kjo nisme duhet te ishte marre shume vite me pare, jo si puna e Sali Berishes qe vetem na ka rrenuar si shtet.

  3. Albi says:

    Po ky ca lidhje ka me OSSHE dhe aksionin????

  4. . says:

    E pamundur
    te perballohet “nje popull i terre i nje vendi” te zbritur pa rregull “vetem ne nje qytet” qe ishte vetem per 300.000 banore ….

    Sali Berisha
    pergjegjesi i mbipopullimit 1.000.000 popull “rremuje, rrumpalle” qe e vuan sot Tirana.

  5. sporadiku says:

    Po kur flet ti Erjon per ndershmeri vaj me det cthote vellai yt qe merr gjithe ato fonde nga buxheti qe medeomos I merr me ndershmerine e bythes tende

  6. xhino says:

    sporadik Je nje kukuvajke mjerane qe meresh me prallat e qelbesires PLAK

  7. sarmir CT says:

    Erion do besh ndonje dasem tjeter me 2000 veta me pensionin e mamase, apo dasem e ke cdo dite…

  8. epruveta me shurre e xhaxhit qe e piu saliu says:

    O Erjon vazhdoni punen dhe mos degjoni zagaret e salhales.Jane bere si te dhjere ne breke pasi rama e ka seriozisht cmontimin e qelbesirllekut te sallulit.Shumica e ndershme eshte gjithmone pro jush.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje