Beqaj: Mungojnë mjekët specialistë në rrethe

19 Nëntor 2014, 14:21Sociale TEMA

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj shprehu shqetësimin gjatë një raportimi në Komisionin parlamentar të Ekonomisë mbi  mungesën e mjekëve specializantë në rrethe.

Sipas kreut të shëndetësisë, kjo situatë është rrjedhojë e  ngërçit në hapjen e specializimeve, proces ky që u bllokua për 4 vite me radhë.

Beqaj informoi se këtë vit nis specializimi i mjekëve, ndërsa siguroi se ky do të jetë një proces i përvitshëm. Në të njëjtën kohë, Beqaj pohoi se në qendrat shëndetësore në zonat rurale ka mungesa edhe të mjekëve të përgjithshëm.

Sipas tij, kjo mund të jetë edhe për faktin se ende nuk kemi një model të plotë të nxitjes së burimeve njerëzore. Sa i takon urgjencave, ministri shtoi se është miratuar ligji për funksionimin e shërbimit të urgjencës me asistencë teknike nga USAID.

Ministri i Shëndetësisë tha se në shtator, këtu në Kuvend rithemeluam bazën ligjore mbi të cilën do të funksionojnë urdhërat e profesionistëve të shëndetësisë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të këtij komisioni se a do të arrihet që në fund të vitit 2015 të jetë zbatuar investimi në shëndetësi, ku do të bëhen qartazi ndarjet e pacientëve me kartelën specifike, Beqaj u përgjigj se përfundimi i këtij projekti do të jetë në shtator 2016.

Sipas tij, ky proces do shtrihet në disa spitale, por jo në të gjithë vendin.

“Një pjesë e barnave u kalua në rimbursim krahasuar me 2013, janë 2.3 % më shumë barna të rimbursuara. Shpërndarja me kartela do të sjellë administrim më të mirë, sipas listës së përcaktuar nga spitalet. Çështja e spitaleve, e furnizimit me barna, kurrë nuk mbaron, ka kërkesa, prodhime të reja.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se barnat e reja të ardhura në treg kanë rritur vetëm 8 % të efektivitetit të shërimit, ndërkohë kur numri i tyre, llojet e barnave janë dyfishuara në treg”, tha ministri Beqaj.

Ai vuri në dukje se përmes buxhetit të vitit që vjen mbëshetet edhe zgjerimi i bashkëpunimit me spitalet private, edhe në çështjen e sigurimeve./gj.k/

2 komente në “Beqaj: Mungojnë mjekët specialistë në rrethe”

  1. flori says:

    Nuk eshte mungese specializimesh por ju kerkoni leke per te futur njerzit ne pune. Po te jap vetem nje rast ne gjirokaster ku jane specializantet ata qe kane bere kerkese per te shkuar aty pasi kane 2-3 vjet qe kane mbaruar por qe te futesh ne pune drejtori i spitalit dhe i dshkp-se te drejtojne te deputeti Vangjel Tavo.

  2. ed says:

    Jepini më shumë lekë dhe kushte të mira pune se shkojnë vetë doktorët nëpër rrethe. Ose vendosjani specializimin me kusht që të ushtrojnë në rrethe.

    Ja ku e nxorri prapë kokën gjarpri, do të bashkëpunojmë me spitalet private thotë Beqja.
    Në gjuhën e Beqes do të thotë, do i marrim lekë spitaleve publike dhe do ua japim spitaleve private…

    Qofsha i gabuar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje