Rreth 250 milionë lekë janë planifikuar për vitin 2015 për industrinë fasone.
Pas paketës së masave që mbështesin industrinë fasone, Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhje e fundit, institucionalizimin e krijimit të fondit në mbështetje të industrisë fasone, si fond buxhetor më vete, me synim rritjen e punësimit në këtë degë të ekonomisë dhe zhvillimit të kompetencave profesionale të punonjësve.
Kjo e bë e ditu nga zv/ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Gentiana Sula.
Sipas vendimit të Qeverisë, në proceset e zgjerimit të prodhimit të tyre, ata do të kenë mundësi të punësojnë punonjës të rinj që do t’i kualifikojnë me kosto zero. Po ashtu, do të përfitojnë personel më të aftësuar.
Pra, qytetarët e papunë do të përfitojnë nga programet e Fondit të Nxitjes së Punësimit me praktika pune të pagueshme. Aplikimet do të fillojnë nga janari i vitit 2015 dhe ky fond do të mbështesë punëdhënësit e industrisë fasone për nxitjen e punësimit, zhvillimin e aftësive të fuqisë punëtore për këtë industri, si dhe forma të tjera të miratuara nga Këshilli i Ministrave.
Nxënësit e mësuesit e katër shkollave të mesme profesionale me profil konfeksione, që do të jenë përfituese të investimeve në baza prodhuese këtë vit.
Po ashtu dhe për kursantët e qendrës së formimit profesional numër 4, e cila do të pajiset me një bazë moderne prodhuese të plotë. Fondi në mbështetje të industrisë fasone, përveç buxhetit të shtetit, mund të ketë si burim financimi edhe donatorë apo institucione financiare. /gj.k/
lerini vjedhjet gjasma jemi duke investuar per industrin fasone kthejun popullit qe povuajn per copen ebukes emira esht qe populli temos dalin ne protesta se rilindjen dota marr djalli dhe sajmir mut tahiri duhet tegjej vend tefutet
Histori suksesi e sipermarresve shqiptare! Urime per politikat e mbeshtetjes se biznesit fason!
Qofte per hajer!
Bravo trasparenze.
fasonet meritojne vemendjen dhe perkrahjen e shtetit
Me keto masa po perkrahet me se miri biznesi fason, bravo