Ambasadori amerikan Alexander A. Arvizu është pritur me valle tradicionale në qytetin e Pukës nga fëmijët e Qendrës Kulturore.
Ai ka hapur atje Panairin e Shëndetit ku dhe ka dhënë një këshillë: “Nëse doni të bëni një ndryshim për shëndetin tuaj, do t’ju nxisja të lini duhanin”.
Në fjalën e rastit, diplomati amerikan ka përgëzuar Ministrinë e Shëndetësisë dhe Korpusin e Vullnetarëve të Paqes për promovimin e jetesës së shëndetshme nëpërmjet këtij panairi.
“Ky aktivitet është për ju, prandaj dua t’ju nxis të gjithëve që të zbuloni stendat dhe të bëni pyetje, në mënyrë që të mësoni si mund të parandaloni sëmundjet dhe të përmirësoni shëndetin tuaj dhe të familjarëve tuaj. Dhe nëse doni të bëni një ndryshim për shëndetin tuaj, atëherë unë do t’ju nxisja që të lini duhanin“, u shpreh ai.
Ambasadori shprehu mirënjohjen e tij ndaj qytetarëve të Pukës për mikpritjen e ngrohtë, vlerësoi bukurinë dhe burimet natyrore të qytetit, dhe nxiti qytetarët për të punuar së bashku për të kapërcyer pengesat që mund të dalin përpara, e të gjejnë mënyra për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqënien e komunitetit të tyre. /gj.k/
Keshilla te vyeshme ,shume te zgjuara qe shqiptaret nuk i kane degjuar asnjehere ,kjo eshte ndihma e pacmuar e amerikoneve ndaj popullit zulu.Ja per keto llafe kane nevoje pukjanet ky eshte mik i vertete ,po ju dolen pengasa i kaperceni vete u thote ,pppppsssssssss sa te zgjut jane keta indoamerikanet.
Und Hände weg von drogen:LOL
Shume mire ka thene Arvizu lini duhanin filloni ashashin.kurse ai tjetri(austriaku) thote pini sa me shume pije energjike se ju bejne me krahe.Jemi te pavarur(qe ne 1912)por varemi nga cdo shtet dhe i lutemi per cdo gje dhe i lepihemi per ndonje kacidhe qe te mbushin xhepat politikanet e varfer,se kane vetem nga nje vile.
Thone qe kur ka qene i ri i ka rene rasti ta vizitoje ate malesi(kuptohet naten),ndaj u thote te lini duhanin!