Beqaj: 20 autoambulanca dhe 1 helikopter në shërbim të qytetarëve

23 Nëntor 2014, 12:11Sociale TEMA

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj garanton se Qeveria shumë shpejt do sigurojë për qytetarët 20 ambulanca dhe 1 helikopter.

Premtimi i ministrit të Shëndetësisë u bë në ceremoninë e përurimit të punimeve të rikonstruksionit dhe riparimit të mjediseve të ndërtesës së Drejtorisë Rajonale të Shëndetit Publik (DRSHP) në Berat.

Nëpërmjet investimit të realizuar falë një bashkëpunimi me Këshillin e Qarkut Berat, kjo godinë u rikonstruktua duke ndryshuar plotësisht fasadën, e cila ndodhej në një gjendje të mjeruar dhe duke riparuar e rikthyer në gjendje funksionale të gjitha mjediset e brendshme të DRSHP-së.

Duke përshëndetur punonjësit e këtij shërbimi dhe autoritetet e qeverisjes vendore të pranishëm në takim,  Beqaj tha se Ministria e Shëndetësisë është e vendosur për të ofruar jo vetëm shërbim cilësor më të mirë, më tepër barna, por edhe mjedise cilësore infrastrukturore në të gjitha nivelet e sistemit të kujdesit shëndetësor në vend.

Gjithashtu, duke i’u përgjigjur interest të mediave të pranishme, ai ka folur edhe për projektet dhe nismat e Ministrisë së Shëndetësisë që synojnë plotësimin e mangësive dhe përmirësimin e shërbimit të urgjencës mjekësore në vend, duke premtuar se 20 autoambulanca të reja dhe 1 helikopter i ri do të jenë së shpejti në shërbim të pacientëve shqiptarë.

“Ne kemi nevojë ta rithemelojmë shërbimin kombëtar të urgjencës mjekësore”, tha Beqaj, duke shtuar se nëpërmjet këtij shërbimi do të sigurojmë prani të shpejtë e profesionale në të gjithë territorin e vendit, duke vendosur standarde të njëjta në të gjitha qendrat pritëse për t’ju përgjigjur nevojave të ndryshueshme gjatë gjithë stinëve të vitit për kujdes në sëmundshmëri dhe trauma.

“Gjithashtu, së shpejti, do të fillojmë me programin e kontrollit bazë shëndetësor për poullsinë 40-65 vjeç”, tha ai, duke theksuar se ky është edhe hapi i parë në rrugën e plotësimit të angazhimit themelor të programit qeverisës për sigurimin e mbulimit universal në vend.

Beqaj i’u përgjigj interest të mediave lidhur me specializimet e munguara prej më se tre vitesh në mjekësi, ku theksoi mungesën e mjekëve specialistë në rrethe, dhe duke shpjeguar se për të plotësuar këto mangësi do të rihapen specializimet me 360 kuota.

“Kemi marrë vendimin në qeveri për të rihapur specializimet”, tha ai, duke shtuar më tej se “janë 360 kuota, dhe besoj se javën e ardhshme, Universiteti i Mjekësisë do të realizojë edhe konkurset.”

Takimi i Ministrit Beqaj në DRSHP u zhvillua në vijim të aktiviteteve ndërgjegjësuese që u organizuan në bashkëpunim me shoqërinë civile, mësues, nxënës, mjekë, punonjës të shëndetësisë e qytetarëve të Berati më mbështetje të nismës “Shqipëria Jo Duhanit”. /gj.k/

7 komente në “Beqaj: 20 autoambulanca dhe 1 helikopter në shërbim të qytetarëve”

  1. Flamur says:

    Ky eshte nga ministrat me te pafte qe kam pare ndonjehere. Po e shohim ne spitale si ka ikur per lesh shendetesia shqiptare. Nuk zgjidhet problemi i shendetesise me tenderin e 20 autoambulancave qe do i bljeme si gjithmone me dufishin e cmimit, puna eshte ku do i dergojne te semuret keto ambulanca…spitalet jane ferr.

  2. Une says:

    Nga ministrat me te dobet qe ka pas ndonjeher ky vend,sigurisht pa llogaritur supermashtruesin E.Veliaj!

  3. era says:

    O Beqja mire me keto ambulancat por beni me shume per professionalismin e mjekeve. Jane shume te paafte, smarrin vesh fare!!!

  4. human says:

    Ky eshte rryp.

    I kerkoj ndjese sendit rryp, sepse ky te pakten sherben qe te mos bien poturet.

  5. bobi says:

    Ministri me i dobet i qeverise Rama, pas tij kryesojne bjondja e Arsimit dhe Qerosi i Bujqesise….. Nder me te miret i pari Ministri i Jashtem Bushati, i dyti me pak rezerva Ministri i Brendshem Tahiri…. te tjeret jane paraqitur mesatarisht ose dobet…

  6. XHAXHI BEHARI ME CIZME DHE QELLOTA says:

    ME MIRE TI COJNE TE SEMURET ME GOMAR ,,,,,,NE ( STALLAT ) Jo SPITALET E ALBANISE ,,,,,
    NUK DUHEN AMBULANCAT E REJA ,,,,MBANI ATO QE LA ( DR ) BERISHA ,,,, ADHAMUDHI ,,,,,
    ME ATO TE VJETRAT DO NA ( CONTE ) NE EUROPE ,,,,,SALA ,,,,
    PSE NUK MORI CA NGA BANGLADESHI ,,,,,SE ATJE NA COI ,,,,JO DREJT EUROPES ,,,,,,,,

  7. al paci says:

    Kot i marin keto ambulanca dhe ato qe jan rrin para spitaleve me goma te shfryra. Ne fjer jan 3 ambulanca dhe asnjera nuk levis, ama shoferat paguhen,naften e mari sikur punohet, dhe gomat reja cdo vit i marin. Kurse btenda spitali eshte te vesh duart ne kok eshte 10 her me i shkaterruar se para 20 vjetesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje