Është duke u zhvilluar në Hotel Tirana një takim i rëndësishëm mes krerëve të institucioneve të sigurisë në Shqipëri.
Në këtë takim merr pjesë Ministri Tahiri, Shkëlqim Cani, Kreu i SHISH Visho Ajazi, Drejtori i Policisë Artan Didi, Ahmet Prenci nga Hetimi Tatimor, Drejtoresha e Doganave Spiropali, Drejtori i Burgjeve Artur Zoto, Drejtori i Pastrimit te Parave Gazheli, përfaqësues të ILDKP.
Ky takim po mbahet në kuadër të koordinimit dhe shkëmbimit të informacioneve paraprake për hetimet në fushen e korrupsionit. Takimi është thirrur nga Ministri Tahiri dhe Kryeprokurori Llalla. Ministri i Brendshëm Tahiri ka kërkuar që të ngrihet një grup pune për të marrë në shqyrtim hetimet e përbashkëta.
“Kërkohet një ritëm i ri në kuadër të kësaj lufte dhe vendosëm që një grup i përbashkët pune ndërmjet agjensive të marrim në rishikim instrumentat e bashkëpunimit të memorandumit nga njëra anë dhe ndryshimet potenciale në kuadrin ligjor nga ana tjetër, siç vendosëm që të gjithë agjensitë ligjzbatuese të rakordojnë mbi baza mujore, hetimet e përbashkëta në kuadër të luftës kundër krimit ekonomik dhe financiar, pastrimit të parave dhe për të kulmuar, dhe ajo ditë do të vijë shumë shpejt, në hetimin e pasurive të pajustifikuara. Ne jemi shumë të vendosur që bota e krimit të mos i gëzojë paratë që ka fituar nga aktiviteti kriminal, dhe kjo është gotitja më e rëndë që duhet t’i japim botës së krimit”, tha ministri Tahiri pas takimit. /j.h
Nuk ka ambjente shteti qe ben mbledhjet per ceshtjet e sigurise ne hotele private????!!!!