VIDEO LAJM/Durrës, kapet me 15 kg eksploziv. Në Lazarat, në pranga 2 të kërkuar

21 Nëntor 2014, 17:47Sociale TEMA

Një 37-vjeçar nga Maminasi u kap me 15 kg lëndë eksplozive.

Albert Voci u vu në pranga, pas një hetimi gati 2 javor, falë një bashkëpunimi Polici-Prokurori.

Dyshohet se Voci ishte një ndër “tregëtarët” e lëndëve eksplozive.

Ndërsa më herët, policia e Gjirokastrës arrestoi dy banorë të Lazaratit të shpallur në kërkim për kultivim droge dhe armëmbajtje pa leje.

Erjon Gjini, 33 vjeç, u ndalua pasi ishte shpallur në kërkim se 27 qershor në kuadër të operacionit antikanabis, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën në fshatin Lazarat iu gjet një armë dhe 732 kg lëndë narkotike, cannabis sattiva.

Të kërkuarit Çelo Buci, 64 vjeç, iu gjet në 24 qershor një armë zjarri e municione luftarake, por ai kishte mundur t’i shpëtonte arrestimit deri ditën e sotme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje