MAS publikon raportin mbi Maturën Shtetërore/ 8 shkollat më të mira në rang vendi

24 Nëntor 2014, 20:09Sociale TEMA

Ministria e Arsimit dhe Sportit prezantoi raportin publik të Maturës Shtetërore 2013-2014, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Universitetin e Arteve.

Nikolla tha se ky raport publik, një studim shkencor për atë që u arrit në Maturën Shtetërore, tregon më së miri atë që publiku, familjet e 46 mijë maturantëve, e prekën në fund vitin e kaluar shkollor duke e përcaktuar këtë maturë si një ndër reformat më të mëdha në arsimin parauniversitar.

“Vetëm rritja e pragut të kalimit dhe miradministrimi bëri që sot në universitetet publike të kemi një cilësi më të lartë në të pranuarit në vitin e parë.

Sot kemi 160 programe studimi në universitetet publike që mesatarja e të pranuarve është shumë më e lartë se ajo e viteve të kaluar. Pikët mesatare të përllogaritura për studentët e pranuar janë rritur në 218 programet e studimit”, tha Nikolla.
Shkollat më të mira sipas katër treguesve të Maturës Shtetërore kanë rezultuar: “Ismail Qemali”, “Sami Frashëri”, “Qemail Stafa”, në Tiranë, “28 Nëntori”në Shkodër, “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, “Ali Demi” Vlorë, “18 Tetori” Lushnje dhe “Naim Frashëri” Durrës.

“Në këtë maturë nuk ia dolën të kalonin 13.616 maturantë. Për ata dhe për të gjithë të tjerët më pas ne analizojmë sot shkaqet dhe po përcaktojmë detyrat për të ardhmen. Në 9 vite të Maturave Shtetërore nuk pati asnjë raportim publik analize si kjo, por vetëm botimi rutinë vjetor, me zero përmasë publike”, shtoi ministrja.

Sipas saj, kjo analizë do   shërbejë për të argumentuar nevojat e tekstit unik, për të mbështetur mësuesit për të bërë më mirë detyrën, për të adresuar më mirë pabarazinë në arsim etj.

“Ne mundësuam një proces me standard të unifikuar, ofruam siguri dhe cilësi. Treguam, të gjithë së bashku, se për të ndërtuar procese me të vërtetë demokratike duhet vullnet i qartë për të respektuar ligjin dhe partneritet i shëndoshë midis institucioneve dhe aktorëve të përfshirë në to, e më gjerë, të shoqërisë në tërësi”, u shpreh Nikolla. /gj.k/

16 komente në “MAS publikon raportin mbi Maturën Shtetërore/ 8 shkollat më të mira në rang vendi”

  1. Dalmati says:

    28 Nentori nxjerr vec brryla, shkodran qe jan msu me ua nxerr 10 msusat, shkolla ma anti-malsore nShkoder me racizem anti katolik e anti malsor t’inplememtum nga vet msusat, 60 vet ni klas e me nota tfaluna a tbleme me lek..haha po jau kena marr Shkodren na ‘malokt’ e ma nfun do ta qeverisin arbrit e vertet!

    Nket list duhet me ken gjimnazi katolik ‘Ate Pjeter Meshkalla’ qe tam nxansin ma tmir I ke tu studju n’Angli, Itali, Gjermani, France etj..po si gjithmon duhet mu ba qefin kollovarve ”shkodran”qe hajde o Zotmerri vesh se ca jan e prej ka kan ardh?

    1. shkodrani says:

      Dalmati shume dakord me ty. Shkolla ma e mire ne Shkoder asht “At Pjeter Meshkalla”, kurse “28 Nentori” ka vetem mitin e gjimnazit te vjeter qe ne kohe te Zogut. Do ta krahasoja shume me mitin e Universiteti te Bolonjes, i cili megjithese eshte hapur i pari ne bote ne shekulin e XI, sot nuk renditet as ne 200 universitetet me te mria ne bote.

      “28 Nentori” prodhon nje brez “ngordhalaqesh”, te cilet notat i marrin qyl nga prinderit dhe kur shkojne ne Universitet ose dalin ne jete shihet se sa aftesi kane fituar. Sesa i mire eshte gjimanzi “28 nentori” merr disa tregues: niveli i elites intelektuale te Shkodres, i cili per te perifrazuar nje intelektual te njohur te ketij qyteti eshte ne “menopauze” intelektuale.
      Merr nivelin e deputeteve shkodrane ne parlament, nivelin e keshilltareve dhe te kryetarit te Bashkise Shkoder, nivelin e administrates lokale ne shkoder, nivelin e studentave shkodrane ne Universitetin “Luigj Gurakuqi” dhe ne universitete te tjera.

      Gustav Mahler ka thense “se tradite do te thote te mbash zjarrin ndezur dhe jo te adhurosh hirin”. Kurse, “28 nentorit” dhe vete Shkodres i ka mbetur vetem te adhuroje hirin se zjarri i eshte fikur me kohe.

    2. Andrea says:

      Ke nje kompleksitet te theksuar inferioriteti. Mendoj qe je me origjine nga Dukagjini dhe jeton ne Shkoder.

    3. arsyeja says:

      Paske ra tash vone ne shkoder…Keqardhje per ty..!!
      …se paku,me ate te mjere shkolle qe ke,meso me fole e me shkrue…!!
      …dhe,kujto gjithmone se Gjimnazi 28 Nandori,Jordan Misja apo edhe Shkolla e Jezuiteve kane qene gjithmone Fidanishtet e formimit arsimor te brezave ne Shqiperi…!!
      …e fundit,ju kujtoj se fillo te numrosh vendet e para ne Olimpiadat e Matematikes se shkollave te mesme sepse papritmas te del Kolegji Hasan Riza Pasha…!!??

  2. Spiro says:

    ZJ.Nikolla!E morem vesh maturen shteterore.Megjithe respektin per ju,perpara ketij raportimi publik duhet te sqaroni publikun per ate matrapazen e DA Lushnje.Si ka arritur ne ate post?Ne c’baze kriteresh ka dale fituese e konkursit?Si kjo matrapaze ka shume neper rrethe dhe pergjegjesia s’mund te jete vec e juaja.Nese se emerua ne ate post prej paaftesise tuaj apo pazareve me LSI,kjo eshte ,ate gjejeni ju.Por te pakten kerkoni ndjese te gjithe atyre qe besuan tek ju,te gjithe atyre qe jane viktime e presioneve dhe shantazheve.Persa i perket unifikimit te teksteve ,nuk duhet te harroni se ajo sharlatania,Nora e LSI dhe reklamuesja e Kristalit ka qene ne kryete grupit qe promovoi dhe aplikoi altertekstin.Si duhet tu besojme nese vazhdoni me te njejtin ekip?

    1. zdrapi i shkollës says:

      DA e Fierit, deshe të thuash, o Spiro?

    2. zdrapi i shkollës says:

      jo, më fal, e Lushjës qenka dreqi

  3. berati says:

    duket nga emri qe ka “meshkalla”. Duhet te jete shkolle e mire.

  4. Tironsi says:

    Kujdes nga Norra mi Lindita.Ka pervoje te gjate,shume te gjate kuadroja.Flet e qesh e luan me sy e duar.Sa qejf te ka ty Lindita se Norrra cfare te thote ne sy s’ta thote pas shpine..me lodhet shume ,Punon me gjithe pjeset e trupit per te arritur aty ku do.

  5. tfg says:

    GYLEN,ku klasifikohet dhe sa jihadista nxjerr cdo vit….!!??

    1. TR says:

      kfg mos ha shum…kolegji i Tiranes eshte shkolla me rezultatet me te mira ne Shqiperi po ministria me metodat e saj te prapambetura ben publike cdo vit rezultatet vetem per gjimnazet publike sikur te kto privatet studiojne vetem kalamajte e njerkes.
      Sa per informacionin tend aty studiojne me shum ortodokse sesa esht raporti real i ortodokseve ne popullsine e pergjithshme. Biles ne klasen time prej 19 vetash, 5 kan pas karten tende te grekut. Te hapte prifti….syte

      1. Albatros says:

        Kur flet per kolegjet turke per cfare rezultatesh e ke fjalen? Kolegjet turke ne Shqiperi (Turgut Ozal, Hasan Rzia pasha etj) dhe kudo prodhojne vetem gylen-xhinj dhe trushpelare filoislamike te cilet jane nje rrezik potencial per vlerat e shoqerise se hapur ku ne deshirojme te jetojme.

        Lexo kete artikull te shkruar nga nje analist turk lidhur me influencen e shkolave turke te Gylenit ne Shqiperi:
        http://www.gazetatema.net/web/2014/09/26/perandoria-gylen-ne-shqiperi/

  6. Eva says:

    Kur do deklaroheni per ate te perzgjedhuren e Lushnjes nga konkurset tuaja,zj.ministre,apo keni frike nga “politikberesja legjendare e LSI ne ministri,e shumeditura NOR..?Keshillojini te pakten te heqin dore nga shenuarit ne bllok te gjobave qe u vene mesuesve.Cdo dite na beni te pendohemi per voten qe u dhame.

  7. Juri says:

    Une kam qene nxenes ne kolegjin turk Mehmet Akif Djem ne Tirane, dhe kam njohur nxenes nga shkolla te ndryshme ne Tirane dhe ne Vlore (une jam Vlonjat). Kisha dicka te vogel per te thene (me falni se nuk perdor dot e sepse tastiera eshte EN).
    1-Per personat qe komentojne per shkollat ne Shkoder: Pse diskutoni per dialektin dhe te shkruarit me dialekt kur te dy po shkruani ne nje gjuhe qe me shume te drejte mund te quhet jozyrtare dhe ju vete po perdorni dialektin ne te shkruar?!
    2-Per kolegjet turke dhe Gylen apo nxenesit qe dalin nga keto shkolla me mendime muslimane etj: Ne kolegj turk, feja nuk eshte detyrim POR sigurisht qe, nese behesh fetar (lexo: musliman), do kesh shume (me vertete shume) avantazhe ndaj nxenesve te tjere. Nota me te mira, me shume leje per te dale nga konvikti. DO te shohin mesuesit me sy te mire. Une zgjodha te mos behesha fetar dhe shumica e presorave me shihnin shtrember dhe shume ndodhi te tjera kur kam marre rezultate qe nuk i meritoj (lexo: pike me pak per disa provime dhe nota me te ashpra se turkofilet). Pra, ka nxenes qe e mbarojne shkollen fetare, ka edhe qe nuk perzihen me fene. E verteta eshte se une nuk u perzieva me fene, vuajta nga ato nota, dola me mesatare 10 dhe mora 10,10,9,10 ne provimet e matures (9 ne letersi). Dhe tani po studioj ne US, edhe pse kisha shume oferta per ne Turqi. Pra, te nderuar lexues, te shkosh ne kolegjin turk te jep shume njohuri dhe shance per te vazhduar me tej, por nuk te detyron askush qe te behesh fetare apo perkrahes i Gylen ose dikujt tjeter. PIKE.

    1. Albatros says:

      Juri,

      Se pari, bravo qe zgjedhjen e dyte, pra per mos vajtur ne Truqi, por ne SHBA)duke mos perseritur gabimin e pare qe bere duke studiuar ne nje kolegj turk. Por na e thuaj pak se ne cilin Universitet studion ne SHBa se kam lexuar qe edhe andej ka shkolla te Gylenit dhe qeveria amerikane pas konfliktit Gylen-Erdogan ka mbyllur disa.

      Se dyti, ne rreshtat qe ti ke shkruar ka inkoherence te theksuar. Ti thua se ne kolegjet turke “feja islame nuk eshte detyrim”, “nuk te detyron askush qe te beheswh fetar”, por nga ana tjeter e pohon dhe e pranon vete se: “nese behesh fetar (musliman)ke shume, verte shume avantazhe ndaj nxenesve te tjere” dmth “nota me te mira”, “me shume leje per ta dale nga konvikti”, “do te te shohin me me sy te mire”. Kurse ata qe nuk jane fetare, do te kene disavtazhe: “nota me uleta”, “disipline me te rrepte”, “shihesh shtrember” etj.

      Juri hap pak fjalorin dhe shih pak perkufizimin sociologjik dhe juridik te fjales diskriminim: i cili do te thote 1) perjashtimin ose paragjykimit e nje individi ose nje grupi individesh per shkak te perkatesise se tij ndaj nje race, feje te caktuar, e cila eshte e ndryshme nga ajo e jona, pra “THEM” dhe 2) parapelqimin,favorizimin e individeve ose grupeve te individeve te cilet i perkasin besimk fetar, binje politke, race e cila eshte e afert soe e njejte me tonen “US”.

      Nga informacioni qe ti jep per shkollen Mehmet Akif rezulton qarte se ne kete kolegj, ne kundershtim me parimin kushtetues te barazise para ligjit dhe ndalimit te diskriminimit, ka diskriminim ndaj atyre qe nuk jane fetare (muslimane jo praktikant) dhe parapelqim te atyre qqe jane fetare (muslimane praktikante). Kur ky diskriminim i ndodh nje nxenesi jo fetar (pra musliman por jo praktikant) imagjino se cfare mund t’i ndodhe nje nxenesi te nje besimi tjeter (katolik, ortodoks, cifut) ne ato shkolla.

      1. Juri says:

        Une studioj ne MA, USA. Komentin e bera sepse me rendoi shume kjo pjesa e nje komenti qe thoshte “kudo prodhojne vetem gylen-xhinj dhe trushpelare filoislamike te cilet jane nje rrezik potencial per vlerat e shoqerise se hapur ku ne deshirojme te jetojme.” Nuk dua ne asnje menyre te mbroj ata qe perpiqen te perhapin fene ne nje institucion qe ne letra shkruhet “i palidhur me fene” por ne te vertete eshte. Doja te theksoja se nxenesit me te mire ne keto kolegje zgjedhin qe te mos shkojne ne Turqi por ikin ne vende Europiane/ ne US (lexo: universitete te palidhura me muslimanizmin = nuk ka nevoje te behesh fetar”. Sa per Gülen & Co, vetem 2/70 persona qe mbarojne shkollen e mesme ne kolegj turk ia kane idene se per cfare behet llaf. Turqit ne keto institucione imponojne fene , por jo politiken. Edhe feja, siç e thashe me pare, nuk eshte detyrim. Nxenesit qe nuk e marrin dot noten vete, kthehen nga feja per te marre noten. Nxenesit me te vertete te mire ia dalin mbane pa nevojen e fese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje