Prezantohen paketat e para shëndetësore falas, të cilat përfshijnë kardiologjinë dhe kardio-kirurgjinë. Paketat u prezantuan nga Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor me temë “Zbatimi i Paketave të Kardiologjisë dhe Kardiokirurgjisë – Institucionet publike dhe jopublike së bashku”.
“Vijmë me një premtim të mbajtur, atë të ofrimit të paketave të para shëndetësore që do të financohen 100 % nga Fondi i Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor.
Ne kemi lidhur kontrata me 5 spitale jopublike të cilat do të ofrojnë 10 paketat shëndetësore pa kosto shtesë për pacientët.
Aktualisht po finacojmë paketën e dializës, çmimit të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave falë së cilës po përfitojnë 900 pacientë të spitalit publik dhe jopublik, jemi të gatshëm të finacojmë paketat e kardiokirurgjisë.
Paketat validara në kardiokirurgji bypass, interventet valvulare dhe ato kongjenentale. Në kardiologjinë invasive angrografia koronare dhe angloplastika koronare”, theksoi Drejtori i Përgjithshëm i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Astrit Beci.
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u shpreh “ne jemi angazhuar në programin e qeverisë për të realizuar disa objektiva. Së pari, kemi thënë që do të synojmë drejt asaj që, do të krijojmë një institucion që do të jetë paguesi i vetëm i shërbimit dhe fakti që fondi merr përsipër të paguajë këtë shërbim, institucionet publike dhe jopublike është realizimi kësaj. Së dyti kemi thënë që ne i vlersojmë institucionet publike si komplimentarë.
Ne ishim të vetëdijshëm që nuk i plotësojmë dot për nevojat që ka kujdesi shëndetësor”.
Ai theksoi se bashkëpunimi mes institucioneve publikeve dhe jopublike do të sjellë një të ardhme të sigurtë dhe me standardet e duhura për kujdesin shëndetësor.
Sipas tij, sfida e madhe për vitin e ardhshëm është realizimi i plotë në të gjithë Shqipërinë i Urgjencës Kardiologjike, kjo në mënyrë të tillë që në 2015 të bëjmë një hap të rëndësishëm në kurimin e këtyre sëmundjeve me shkallë të lartë rrezikshmërie dhe kosto të larta./gj.k/