Apartamentet në kryeqytet: Kohë e mirë për blerje

29 Nëntor 2014, 16:01Sociale TEMA

Kërkesa e ulët në treg ka çuar në një rënie të ndjeshme të çmimeve të apartamenteve. Sipas agjentëve imobiliarë në periferi të Tiranës, tashmë banesat shiten deri në 15% më lirë, ndonëse për këtë ju duhet të negocioni fort

Pas bumit të ndërtimeve, çmimet e apartamenteve rezistuan për vite të tëra, duke u treguar “moskokëçarës” ndaj kërkesës shumë të ulët të blerësve.

Një zhvillim i cili dukej se po kapërcente edhe rregullën bazë të ekonomisë së tregut (kërkesë-ofertë), pra kur çmimi normalisht duhej të bjerë kur bie kërkesa, fliste për një strukturë jo shumë mirë të zhvillimit të këtij tregu, ku ndërtimi rezultoi të ishte peng i një zinxhiri të gjatë kleringu. Kjo bënte që gjithsecili të kërkojë të fitojë aq sa ka llogaritur në kohën që ka bërë punën, e për më tepër, shpenzimet e bëra në ndërtim (ndonëse një pjesë e mirë e tyre çalojnë për cilësi), nuk kanë qenë të kursyera. Më saktë, nisur nga etja e madhe e shqiptarëve për shtëpi, ndërtimi nuk gjendej para presionit për të llogaritur një vlerë minimale kostoje ndërtimi e shitje. Situata ndryshoi tërësisht që nga viti 2008, kur mbërritën njëherësh dy goditje për sektorin: ngopja e tregut dhe kriza financiare ndërkombëtare, të dyja me rezultatin e përbashkët e të dukshëm të uljes së kërkesës. Pas katër vitesh rezistencë, tregu i apartamenteve në zonat periferike të Tiranës, ka filluar të reflektojë ulje çmimesh.

Këtë periudhë, agjencitë imobiliare raportojnë çmime më të lira, prirja e së cilës filloi rreth dy vite më parë. Kur flasin për ndryshime çmimi, agjencitë u referohen luhatjeve.

Flasim për blloqet e ndërtesave stok, ndërsa asgjë nuk lëviz në zonat “vip” të Tiranës. Edhe kjo luhatje çmimi, më shumë se një ndryshim i dukshëm, është pjesë e tolerancës, në tratativat që klientët mund të bëjnë me ndërtuesit. Kjo tolerancë arrin deri në 15% sipas agjentëve imobiliarë.

Ervis Halili, agjent imobiliar pranë Century 21, tregon se “rënia e çmimeve vërehet kryesisht në periferi të Tiranës, ndërsa bëhet tolerancë nga shitësit edhe në zonat brenda Unazës. Çmimet e apartamenteve përreth Unazës së qytetit luhaten mes 750-850 euro/m², ndërsa në periferi të Tiranës, apartamentet kushtojnë 350-450 euro/m².

Rënien e çmimeve e konfirmon edhe Xheni Jahja, drejtuese e agjencisë imobiliare Tirana Real Estate. Sipas saj, “çmimet e shitjes janë më të ulëta se ato që afishohen dhe në realizimin e transaksionit, rënia arrin deri në 15%”.

Revista “Monitor”, edhe një vit më parë, ka shkruar se çmimet kishin filluar të luhateshin. Lëvizjet sporadike në zona e në kohë të ndryshme, bëjnë që panorama të mos jetë e njëjtë për agjencitë imobiliare. Kështu, nëse disa agjenci imobiliare janë përballur këtë vit me ulje, të tjera kompani i kanë hasur uljet që një vit më parë.

Dritan Caka, drejtuesi i agjencisë Dev Info, thotë se “këtë vit nuk ka pasur ndonjë ulje çmimi”. Ai mendon se niveli aktual i çmimeve të apartamenteve është më i ulëti dhe nuk ka hapësira të mëtejshme për reduktime.

Ndryshe e mendon agjenti imobiliar i Century 21, Ervis Halili, kur thekson se, “çuditërisht çmimet ende nuk po bien në nivelet që njerëzit presin”. Sipas tij, kompanitë e ndërtimit shpresojnë që lejet e ndërtimit të jenë të pakta dhe ata të kenë mundësi të shesin të tyret në të ardhmen, edhe duke pritur për një kohë më të gjatë”.

Sipas agjencive imobiliare “tregu imobiliar vazhdon të ketë të njëjtën përqasje vështirësie si edhe kompanitë e ndërtimit”. Kërkesa është rritur dhe këtë e pranojnë ndërtuesit e agjencive imobiliare, ndonëse, sipas tyre, shumë probleme bëjnë që kërkesa të mbetet e frenuar e të mos jetë në nivelet e pritshme. Sipas Halilit, kjo “lidhet me një sërë faktorësh që ndonjëherë nuk kanë të bëjnë drejtpërdrejt me paranë. Një pengesë e tillë është dokumentacioni i pronës, kur ende kemi banesa të pahipotekuara. Pengesa të tjera janë: infrastruktura jo e plotë në periferi dhe cilësia e ndërtimit që, jo në të gjitha rastet, është ajo që presin prej ndërtuesve.

Revista Monitor

12 komente në “Apartamentet në kryeqytet: Kohë e mirë për blerje”

  1. mira10 says:

    Shumë mirë që po ulen se është bërë Tirana më shtrenjtë se Brukseli. Po a ia vlen që për të njejtin çmim të jetosh në Tiranë?

    1. lala says:

      Tirana ka çmimet e Gjermanise ,ne se nuk besoni shkoni e verifekoni.

      1. daja says:

        Po kot nuk tha Sala qe jemi te dytet mas Gjermanise,hahahaaaa.

  2. Kristi says:

    Shkoni blini tek Edil-al dhe te shikoni qe do te mallkoni veten. Vellezerit Dulaku i ndertojne te bukura nga jashta qe tju tereqin duke i shitur me 850 Euro/m2 por nga brenda jane sikur ke blere ne Hysberisht. Duraluminet, pllakat, parketi, dyert, hidrosanitaret jane jashte standartit. Te japin dhe nje kontrate ku ke vetem detyrime dhe asnje te drejte, te detyrojne te paguash dhe nga 15 Euro ne muaj per administrim dhe flasim pastaj. Dhe ne siperfaqen e shitur te bejne hile duke e rritur ne menyre fiktive me 2% ate qe te shesin kur ne kontrate shkruajne qe plus/minus 2 % nuk merret parasysh korrigjimi. Ne fund perfundon qe ke blere shtepi me 1100 euro/m2

  3. A.K. says:

    Cmimet jo vetem duhet te jene me te ulta,por ketu duhet te nderhy shteti ne llogaritjen e siperfaqes e cila eshte nga 11 deri ne 20% me e ulet nga siperfaqia efektive.Ne vendet e tjera llogaritet siperfaqia e banimit duke perjashtuar siperfaqet e perbashketa dhe verandat,Prandaj duke u nisur nga cmimet jashte Shqiperise cmimet ketu jane shume te larta,duke mos folur per komoditetin qe ofrojne.

  4. arben says:

    Per sa ka budallenj qe i paguajne keto cmime do vazhdojne keto abuzime!!
    Flluska do behet gjithnje me e madhe deri sa te plasi si ne Spanje!!
    Ceshtje kohe!

  5. Berlin says:

    Aty te rrine stok mbi stok ,nuk i pergjigjet cmimi kualitetit te banasave.

  6. ilir says:

    Cmimet ne shqiperi dhe sidomos ne Tirane duhet te jene me te ulta,
    por problemin ne Tirane se kemi vetem tek cmimi,por sepse ne shqiperi ska nje procedure te sakte dhe trasparente te shit-blerjes ,se apartamenteve.!!!
    ASNJEHERE ,,klienti se verteton dot,se sa metra shtepi,ballkon,dhe siperfaqe te perbashket po blen.!!!kur fare thjesht me nje genplan,te pallatit,por te vertetuar, nga bashkia,ku te kuptohen me precizion metrat e perbashketa,!!!
    si dhe siperfaqet e ballkoneve,!!!,,,klienti do te shikonte me vertetesi ate siperfaqe qe blen.!!!KLIENTI DUHET TE BLEJE SIPAS PROJEKTIT TE MIRATUAR NGA BASHKIA.KU TE KUPTOHET SIPERFAQJA.!!!!.DO TE ISHTE NJE NDIHME E MADHE SIKUR TE EKZISTONIN ZYRA ME SPECIALIST,QE KUNDREJT PAGESES TE TE NDIHMONIN NE SHITBLERJEN E APARTAMENTIT,DUKE TE SPJEGUAR CILESINE E APARTAMENTIT.!!..DUHET NJE LIGJ I QARTE DHE I ASHPER QE NDERTUESIT MOS TE KENE TE DREJTE TE SHESIN NE RAST SE KANE SHKELJE TE KUALITETIT TE PUNIMEVE DHE TE SIGURISE SE BANOREVE.!!!..PRA NDERTUESI TE SHESI VETEM ATEHERE KUR BASHKIA E KA MARRE PALLATIN NE NGARKIM.!!!!NQSE,KLIENTI KERKON TA BLEJE ME LIRE,LE TA BLEJE GJATE NDERTIMIT TI DERGOJE LEKET NE BANKE POR NDERTUESI MOS TE TERHEQI LEKET PA AUTORIZIMIN E BASHKISE.!!,,VETEM NE SHQIPERI NDERTUESI NDERTON ME LEKET E POPULLIT DHE CMIMET JANE NE QIELL.!!MILIONER ME PARATE E BOTES.!!,,PRA SHTETI DUHET TE JETE ME SHUME PREZENT.SEPSE KESHTU BLEN SAKTE ,PRA SHTETI TE JETE KONTROLLOR.!!..DHE NDERTUESI DUHET TI TERHEQI LEKET VETEM MBASI KLIENTI ESHTE PRONAR I LIGJSHEM I APARTAMENTIT.!!DUHEN NDERTUES TE MIREFILLT,JO BORXHLINJ TE PA FUND.!!,TE NDERTOJE KUSH KA LEKE.!!..KUALITETI ASNJEHERE SKA NIVELIN E DUHUR.PERDOREN MATERIALE SKADENTE.CMIMET NE TIRANE DUHET TE BIEN AKOMA 20%.
    NE TE GJITHA ZONAT.!!

  7. qytetar says:

    Edhe 50% ti ulni nuk i blen njeri, shqiptaret nuk kane buke te hane jo te blejne tulla e llaç te cilesise se fundit. E pse duhet te shkojne ne tiran, çfare ofron ky qytet perveç se semundje dhe kriminalitet, kush e do jeten e femijeve duhet te rrij larg tiranes!

  8. Ilir Meta Pionier i Enverit says:

    Cu duhet te blini ne Tirane apartamente apo shtepi. Shkoni ne Gjermani, ne Berlin, i keni per nje cope buke apartamentet. Une personalisht kam blere 2 apartamente (jane dhome dhe kuzhine) ne Berlin bashke me gruan, dhe i kam leshuar me qera, u marre 3 mije euro ne muaj, 1500 euro secili. Reklamimin e beje nepermjet disa faqeve sic jane AIRBNB, HOMEWAY, HOUSETRIP, eshte menyre shume e thjeshte dhe ideale.Mos u ngateroni kot neper halete e Tiranes, dhe mos hidhni lekun kot ne hava.

  9. Fori says:

    Cmimet e apartamenteve ne Shqiperi jane jashte cdo realiteti dhe te mendosh se nuk paguhet as takse pasurie pasi pjesa derrmuese jane pa letra.Ne fillim uria e madhe per strehim si dhe pastrimi i parave nepermjet ndertimit dhe blerjes se apartamenteve coi ne nje rritje artificiale te cmimit e cila coi edhe ne rritjen e oreksit te pronareve te truallit per perqindje marramendese ne ndertim. Me uljen e ketyre dy faktoreve cmimet jane te detyruara te shkojne drejt cmimit real por kjo do te kerkoje kohe.Siaps meje cmimet do te bien me reth 5% cdo vit per te arritur ne nje zbritje prej 30-40 % pran nese ne zonen e komunes se parisit para 3 vjetesh ishte 900-1000 Euro metri tani ka vajtur 850-900 Euro por per reth 5 vjet ky cmim do te jete diku tek 700-750 Euro/metri.

  10. miri says:

    ne kemi nevoje per nje trajnues te ri sklleverish
    si popull mjeran qe jemi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje