Rama: Të luftojmë mitmarrjen në arsim, rasti i Lushnjes maja e ajsbergut

27 Nëntor 2014, 18:55Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama theksoi se reforma në sistemin arsimor synon të luftojë korrupsionin në këtë sistem, si dhe fenomenin e mitmarrjes.

Referuar rastit të Drejtoreshës së DAR, e cila u arrestua për mitmarrje, Rama theksoi se ky rast është maja e ajsbergut.

Në këtë kuadër Rama theksoi se pasi mësuesit t’i nënshtrohen provimit dhe të liçensohen, nuk do të jetë më në dorën e drejtorëve apo të zyrave arsimore rajonale punësimi apo largimi i mësuesve nga puna.

 “Edhe pse ka ndryshime rrënjësore e të ndjeshme, vazhdon të ketë një shprehje të përgjithshme shqetësimi për mitmarrje në sistemin arsimor.

Ngjarja e rënde të zyrës arsimore të Lushnjës nuk është një aksident i veçuar, por është maja e një ajsbergu që ne do ta bëjmë copë-copë pa kursyer askënd.

Duke filluar nga ky ndryshim rrënjësor që do të kurorëzohet në muajin dhjetor në fazë të parë, dhe më pas me fazat e tjera të vitit tjetër, asnjë drejtor dhe asnjë zyrë arsimore nuk do ketë në dorë të bëjë emërime e ç’emërime mësuesish.

Rrugën e konkurrencës së ndershëm do ta përcaktojë mënyra e re e prezantuar nga ministrja e Arsimit, ku çdo kush që ka arsimin përkatës dhe në profilet e caktuara, të jetë i gatshëm të konkurrojë me të tjetër përmes një procesi transparent dhe të sekretuar”, tha Rama.

Kreu i Qeverisë u ndal edhe në situatën në të cilën ndodhet sistemi arsimor në vend, duke u shprehur së qeveria që ai drejton synon të vendosë këtë sistem në binarët e duhur, dhe sipas standardeve evropiane.

 “Situata kur ne e morëm vendin, përfshirë sistemin arsimor, ishte he mbetet një situatë që është shumë larg ëndrrave dhe shpresave të këtij vendi për fëmijët e tyre.

Është shumë larg ambicies sonë për Shqipërinë evropiane. Tashmë ministria e Arsimit është vendosur në atë rol që është dashur të vendosej që më parë për të mos lejuar sistemin arsimor të katandisej aty ku është katandisur.

Reformat, ato të vërtetat dhe të thella, efektet e tyre i japin në kohë dhe jo menjëherë.

 Nuk do të kursejmë pushtetin tonë, siç kanë bërë të tjerë, që për të qëndruar në pushtet i kanë lejuar sëmundjen e plagët të zotërojmë të gjithë organizmit të vendit.

 Në këtë rrugë nuk do kursejmë askënd që në këtë rrugë do na dalë përpara, duke u bërë pengesë për këtë përpjekje të madhe kombëtare, dhe të jetë duke abuzuar me detyrën.

 Është objektivisht e pamundur që ky proces provimi të korruptohet, apo vendi që i cakton dikujt që e meriton të zihet nga dikush i ndikuar nga bindjet, afërsitë fisnore, apo të tjera”, tha Rama.

Në fjalën e tij Kreu i Qeverisë u ndal edhe në eksperiencën japoneze.

 “Në Japoni, ditën e parë të shkollës, në orën e parë të mësimit të gjithë mësuesit u thonë nxënësve: “Japonia është vendi më i varfër në Botë prandaj ne duhet të mësojmë më shumë se gjithë të tjerët”, tha kryeministri./gj.k/

10 komente në “Rama: Të luftojmë mitmarrjen në arsim, rasti i Lushnjes maja e ajsbergut”

  1. Vladimir says:

    Keni frike nga Ilir Meta KM? Nese doni tu besojme, merrni masa per ata qe e emeruar jshte cdo kriteri profesional dhe njerezor.Mos u justifikoni me punen e prokurorise.

  2. Irena says:

    Mir e ke o z.Rama po ca ti besh ish drejtorit te shkolles mesme Roskovec Faslli Toska qe ka ber kerdin me te shitur deftesa dhe nuk i ka hyr nji gjemb ne kembe.

  3. Zazie says:

    … Dikush mund te na shpjegoje perse ky rast u katalogua si maja e ajzbergut,pikerisht ky si shume emerime te tjera qenuk duhet normalisht te kishin te benin fare me Ajsbergun ,befas marrin vleresim superlativ duke u quajtur Maja E Ajzbergut.Ka vetem nje shpjegim logjik qe ajsbergu eshte aty gjithmone ai nu shkrin por thjesht ndryshon Majen

  4. qytetari says:

    Ky ka vetem fjale.

  5. Te jesh ne koalicion me LSI-ne e te luftosh korrupsionin nuk ka kuptim dhe eshte e pamundur.

  6. mitro says:

    Zoti Kryeminister :Populli do vepra ,propaganda iku qe me Saliun.Kur abuzohet ne arsim ,me keta njerez qe ne gjithe boten jane te nderuar mere me mend se c’behet ne fusha te tjera.Korrupsioni nuk po luftohet konkretisht sice luftoni JU me fjalimet tuaja,po keshtu dhe klientelizmi dhe nepotizmi.Nuk e di si ju del perpara ajo ministrja e arsimit mesuesve dhe ju fle tper ligj,drejtesi sociale dhe meritokraci pa mbajtur asnje pergjegjesi per drejtoret e DRA-ve qe ajo i emeroi me konkurset e saj .

  7. fisheku says:

    nje semundje e keqe e trasheguar ne vite qe ilaci i vetem eshte edukata dhe kultura familjare dhe lufta dhe ndershkimi i panderprere ndaj atyre qe e tolerojne. pasi cdo prind edukon femijet qe te perballojne jetesen dhe me metoda korruptive ne menyre qe te zgjidhin problemet ne shoqeri.korrupsioni fillon tek padrejtesia qe ka nje shtet. jo vetem qeveria dhe politika por te gjithe te reagojme dhe te ndertojme nje shoqeri te shendoshe demokratike per te ardhmen e femijeve tane.

  8. sokrat sokrati says:

    Po cfare pret zoti kryeminister.Pse nuk vepron?!Dil,dil njehere edhe ketej nga Pogradeci te shohesh se cfare behet me arsimin.Apo dergoni ca si pune inspektoresh qe vine dhe ju zihet gryka me nje hale peshku dhe nje gote vere.

  9. Tabaku says:

    Irena Xhaxho ka qene nje nga mesuaset me nje gjimnaz ne nje periferi te fierit. Aq keq sa shitej nota per death e veze ????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje