Çmimi i naftës, PD-PS debate në distancë/ Rama publikon grafikun me rënien e çmimit në vendet fqinje

6 Dhjetor 2014, 15:11Ekonomia TEMA
Çmimi i naftës, PD-PS debate në distancë/ Rama publikon

Çmimi i naftës ka shkaktuar debatin e rradhës në distancë mes pozitës dhe opozitës. Ndërsa Partia Demokratike përmes  këshilltarit të Grupit Parlamentar për Financat, Dorian Teliti tha se tregtarët e lidhur me dyshen Rama-Meta, e blejnë sot karburatin 40 përqind më lirë dhe e shesin 40 përqind më shtrenjtë për qytetarët, për Partinë Socialiste deklaratat e PD janë gënjeshtra e rradhës.

Demokratët

Sipas Telitit, me këtë skemë çdokush varfërohet gjithnjë e më shumë, dhe pasurohen gjithnjë e më shumë klanet e naftës të lidhura me Edi Ramën dhe Ilir Metën.

“Çdo qytetar shqiptar që paguan sot naftën më të shtrenjtë në botë, duhet të kujtohet se paratë po i nxjerr nga xhepi vetëm për një arsye, për interesat e Edi Ramës dhe Ilir Metës.

Interesat financiare të dyshes Rama-Meta sundojnë sot tregun në vend, dhe kjo është e vetmja arsye pse nafta në gjithë botën është 40 përqind më e lirë, vetëm në Shqipëri vazhdon të jetë njësoj e shtrenjtë.

Vazhdon të ketë cmimin më të shtrenjtë tek ne, dhe kjo tarifë bëhet katastrofike po të kemi parasysh se fuqia blerëse e jona është 3 herë më e vogël se mesatarja e Bashkimit Europian.

Shqiptarët paguajnë më shumë, sepse paguajnë për pasurimin e klientëve të qeverisë, paguajnë për pasurimin e Edi Ramës dhe Ilir Metës”, deklaroi Teliti.

Qëndrimi i PS

Për deputeten socialiste Blerina Gjylameti kreu i PD Lulëzim Basha dje i gënjeu shqiptarët duke u thënë se çmimi i naftës në Europë është ulur 40%, kurse në Shqipëri jo.

“Të dalë e të na tregojë zoti Basha një vend të vetëm në Europë ku çmimi është ulur 40%. E vërteta është se në Itali, Francë, Greqi, Maqedoni dhe në Europë në përgjithësi, çmimi i naftës është ulur në tre muajt e fundit 4 – 5%, ekzaktësisht sa është ulur edhe në Shqipëri.

 Ndaj, duke qenë plotësisht modest dhe kokulur, të përkushtuar plotësisht në detyrën e vështirë që kjo qeveri dhe mazhorancë ka marrë përsipër, i kërkojmë opozitës që të paktën të mos gënjejë kaq hapur e të mos harrojë kaq shpejt se personat përgjegjës të krizës ekonomike që trashëguam, janë ata vetë, Partia Demokratike dhe qeverisja e tyre 8 vjeçare”, deklaroi Gjylameti.

Reagon Rama

Në debatin për cmimin e naftës është përfshirë edhe Kryeministri Edi Rama. Në një postim në rrjetin social Facebook, ku e shoqëron bashkë me një foto që tregon uljen e çmimit të naftës në Shqipëri dhe në vendet e tjera të rajonit, Rama shkruan “tregojani këtë infograf atyre qe thonë se vetëm në Shqipëri nuk ka rënë çmimi i naftës. Shqip jo shqup” . /gj.k/

8 komente në “Çmimi i naftës, PD-PS debate në distancë/ Rama publikon grafikun me rënien e çmimit në vendet fqinje”

  1. Eraldi says:

    Ku e ka gjetur kete grafik Kryeministri? Te informohet me sakte sepse dikush qe ja ka servivur e ka genjyer ose po perdoret qellimisht nga ai si justifikim politik, sepse ky grafik perben nje mashtrim ne baze te fakteve reale!

    Te mos i futemi me teper ketij muhabeti.

  2. Gimi says:

    Tju vije turp! Pse merrni vetem 3 mujorin e fundit? Apo keshtu ju intereson. Merrni renien e cmimit pergjate gjithe vitit 2014 ne vendet fqinje, dhe shikojme sa afer jemi.

    1. matteo says:

      Te te vije turp edhe ty, gimi. Sa ka qene cmimi para nje viti, dy vitesh dhe krahasoje me sot. Cmimi ne nje treg te lire varet nga raporti kerkese/oferte, jo sa e duam ne. Vetem energjia elektrike, qe eshte shteterore blihet falas ne shqiperi, se qeveria do te mbaje pushtetin me kete lloj pazari.

  3. lavdosh says:

    Turp qe per cmim flet nje parti e djathte, qe eshte pergjegjesia kryesore per krijimin e monopoleve ne fushen e naftes per klientet e vet.
    Sa per te tjerat, nuk ja vlene te flitet.
    Cmimi nuk varet nga qeverite. E Rama po reformon sistemin dhe krijon lehtesira per perpunimin e naftes ne vend qe shpejt a vone do sjelli dhe ulje cmimi.
    Te tjerat jane populizem dhe politike e ndyre nga ata qe shkaterruan ekonomine shqiptare

  4. al paci says:

    sa per uljet ka te drejt rama se dhe ketu ne spanj qe kan pasur cmimin me te ulet ne evrop na 1.4 qe ishte benzina ne 1.3 esht tani dhe nafta 10 cent esht ulr. po problemi esht qe ne shqiptaret kemi te ardhurat me te ulta ne evrop kurse cmimet i krahasojm gjithmon me evropen kurse rrogat i kemi si afrika. po te perpunohet nafta ne vent sigurisht qe do filloj te ulet, ne kete drejtim duhet te punoj qeverrija perpunim i naftes ne vnt i rrit vleren dhe rritet punesimi

  5. lani says:

    O ju demokrate qe gjoja ju qan shpirti per populli ….futuni ne internet e shikoni sa reale eshte kjo qe ka ekspozuar Edi Ram.

  6. Eraldi says:

    Nje cart i thjeshte nga NASDAQ per ndryshimin e cmimit te Benzines.

    http://www.nasdaq.com/markets/gas.aspx

    Sipas kesaj kemi: 1.7/2.6 x 100 = 67% ulje.

    Nuk e di se ku i gjen grafiket qeveria e Rames. Ndoshta te ekspozita e Bunkartit!

  7. arian says:

    o gimi po cja fut pordhes kot , ktu ku banoj un ne itali ne shume pika as nuk eshte ulur fare, ne itali cmimi i karburantit varet nga kompanit qe jane te ndryshme dhe cmimi eshte i ndryshem nga qyteti ne qytet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje