Këngëtari italian Mango, vdiq në moshën 60 vjeçare për shkak të një ataku kardiak.
Këngëtari i njohur italian, shumë i dashur edhe për shqiptarët ishte duke kënduar në skenë këngën Gold.
Mango nuk është ndjerë mirë dhe menjëherë në skenë është shfaqur personeli i sigurisë, por pavarësisht ndihmës së menjëhershme, këngëtari ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Kjo është video e fundit e Mangos duke kënduar. “Më falni, nuk ndihem mirë” ishin fjalët e fundit të këngëtarit përpara mikrofonit, gjatë kohës që ishte duke kënduar.
Publiku ka duartrokitur fillimisht në shenjë mbështetjeje, pasi nuk e ka kuptuar se sa keq ishte këngëtari.
Disa nga hitet e tij më të njohura janë, “Come Monna Lisa”, “Lei verrà” apo “La rondine”.
Vdekja e Giuseppe Mango ka lënë në zi jo vetëm fansat e tij, por gjithë muzikën italiane. Humbja e tij është cilësuar si tragjike nga mediat italiane. / j.h
E trishtueshme, por i ka dhene muzikes italiane kenge te paharrueshme.
Mos u merzite e dashur ske çi bene
i ka jeta ketu .
Ti shendoshe i paq kalamajt me jete te gjat.
E trishtueshme,aq sa domethenese.
Nje shpirt i madh,muzike bukur plot sentiment,La rondine …………….. dhe sidomos Bella d’estate https://www.youtube.com/watch?v=Azq9K4Sztcc
Zoti qofte me ty,tu prehte shpirti ne paqe.
Ne kete periudhe i ngjante shume Johnny Depp te filmi “Edward with the scissor hands”, sh kenge e bukur dhe kjo.
Interesant,kan vertete shume ngjashmeri!
(Ndoshta karakteri kitaristeve?!)
Sa lajm i trishtueshem. Mango Ishte artist shume i dashur per ne. Kenget e tij kane zbukuruar rinine e brezit tim. Ngushellime te sinqerta familjes.
Ju prehte shpirti ne paqe.
ME VJEN SHUME KEQ ISHTE NJE NGA KENGETARET ME TE MEDHENJ NE ITALI
Po kete Gold ku e keni gjete o Tema.
Mire qe keni dashur ta perktheni po te pakten ta kishit perkthy ne Shqip e jo ne anglisht.
Kenga quhet Oro dhe te pakten une nuk kam degju ndonje version anglisht gold.
Nejse kengetar i madh Mango e gazetaret tone injorante pa fund