FOTO/ Një tjetër shqiptar nën menaxhimin e Jay -Z!

11 Dhjetor 2014, 13:07Lifestyle TEMA
FOTO/ Një tjetër shqiptar nën menaxhimin e Jay -Z!

Një tjetër djalë me origjinë shqiptare duket se do të ngjit shkallët e famës ndërkombëtare  në industrinë e muzikës.

Bëhet fjalë për një djalosh të panjohur për publikun shqiptar, por që ka marrë vëmendjen e Jay-z.

Pas Rita Orës, e cila falë lidhjeve me Jay-z sot është në majat e suksesit, djaloshi shqiptar Stanaj pritet të ketë të njëjtin sukes.

Në Instagramin e tij, Stanaj ka postuar një foto përkrah Jay-Z, shoqëruar me titullin “2015. Veç jini gati…”, duke paralajmëruar kështu diçka të madhe në karrierën e tij muzikore.

Stanaj ka një zë të jashtëzakonshëm dhe duket se rryma ku ai aspiron është ajo e soul, e venitur prej kohësh në skenën amerikane.

Nëse Stanaj do të jetë pjesë e menaxhimi artistik nga Jay-Z,  ai do të jetë shqiptari i dytë që nënshkruan kontratë me Roc Nation pas Rita Orës, e cila tashmë qëndron në majë të industrisë muzikore./j.h

4 komente në “FOTO/ Një tjetër shqiptar nën menaxhimin e Jay -Z!”

  1. Wendy-B says:

    Urime Albertit. Ka vertet ze te jashtezakonshem dhe eshte shume i talentuar. Shume sponsor shqipetare i premtuan karriere por shume shume i dhane ndonje gig ne kafenete shqiptare ose ndonje bar.
    Shpresoj te behet vertet i njohur ne muzike sepse sepse talenti dhe zeri nuk i mungojne aspak.
    E kendon edhe me bukur se “Passenger”

    Let Her Go -Passenger (Cover)-Stanaj: http://youtu.be/85v9LLd4Bw0

    1. Mira says:

      He’s so ugly….!

      1. Wendy-B says:

        E ke lexu artikullin gabim o rrush, po perpiqet te kete sukses ne fushen e muzikes jo ate te modeling.

  2. ed says:

    Jepi çuno!

    Je në rregull me Jay-Z

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje