VIDEO/ Nëna deshi të mbyste 3 fëmijët në oqean, rrëzohen akuzat

10 Dhjetor 2014, 17:11Lifestyle TEMA

Ebony Wilkerson, 33 vjeçe ka ngjasa të lirohet nga akuzat për vrasje të 3 fëmijëve të saj në mars të këtij viti.

Sipas prokurorëve Wilkerson mund të lirohet nga këto akuza, pasi në momentin kur ajo ngau makinën drejt oqeanit së bashku me tre fëmijët e saj brenda, ndërkohë që ishte shtatzënë me të katërtin, ka qenë e paqëndrysheme mendërish.

Ebony tha se ajo po shihte ëngjëj në atë moment, por sipas analizave dhe hetimeve, kjo ka ndodhur për shkak se niveli i sheqerit në gjak të gruas ka qenë shumë i ulët dhe kjo i ka shkaktuar haluçinacione.

Ebony Wilkerson pas lirimit nga akzuat për vrasje mund të lirohet përfundimisht ose të dërgohet në një spital psikiatrik. Kur kreu veprën ajo ishte 27 javëshe shtatzënë dhe fëmijën e katërt e lindi në burg.

Fatmirësisht fëmijët e saj dhe vet Ebony u shpëtuan nga disa surfistë dhe njerëz të tjerë që u gjendën në plazhin e Floridas atë ditë.

Ebony tha se ajo po shihte ëngjëj përballë, ndërsa fëmijët e saj thanë se ajo po i jepte makines duke fjetur.

Asaj iu dha menjëherë një injeksion në plazh për ti ngritur sheqerin në gjak./j.h

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje