FOTOT/ Sanchez braktiset nga e dashura!

9 Dhjetor 2014, 19:41Lifestyle TEMA
FOTOT/ Sanchez braktiset nga e dashura!

Ylli i Arsenalit, Alexis Sanchez është “fshirë” komplet nga e dashura e tij… dhe kjo ka ndodhur pikërisht në Instagram.

Laia Grassi ka fshirë çdo foto me futbollistin e Arsenalit, pas 3 javësh që Sanchez është akuzuar se i ka dërguar mesazhe ish-Miss Kilit, Camila Andrade, pas shpinës së saj.

Çifti tani mendohet se është ndarë, pas akuzave të bëra nga Andrade se futbollisti jo vetëm që i ka shkruar por as nuk i ka thënë se ka qenë në një lidhje me bukuroshen Laila.

Grassi, e cila kishte ngarkuar qindra foto me ish-yllin e Barcelonës në rrjetet sociale, tani ka fshirë çdo gjurmë të Sanchez-it nga jeta e saj virtuale dhe reale./j.h

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje