Alban Kondi: Fjalët e fundit të Florit, “po shoh Zotin, po fluturoj tek ai”

9 Dhjetor 2014, 09:42Lifestyle TEMA

Vëllai i Florit, Alban Kondi, ka rrëfyer në emisionin “Pasdite” në Top Channel, momentet e fundit të jetës së vëllait të tij.

Fjalët e fundit të Florit, siç tregon vëllai i tij, ishin “Po shoh Zotin, po fluturoj tek ai”.

“Ende më duket e pabesueshme, por realiteti është ky dhe duhet të përballemi edhe me këtë humbje”, është shprehur Albani.

E nëse koha do të kthehej pas, pavarësisht se vëllai i Florit nuk e preferon diçka të tillë, “sigurisht që do të kishin ndryshuar shumë gjëra”, deklaron Albani, i cili shton se “gjërat ndodhin për një arsye dhe një ditë do të merret shpjegim edhe për to”. Por gjëja kryesore që ai do të kishte bërë ndryshe, do të ishte “gjithçka për ta mbajtur atë në jetë”.

Me Florin, Albani ka kujtime të shumta, të paharrueshme, për shkak se kanë qenë vëllezër shumë të lidhur, brenda e jashtë shtëpisë. “Kam kujtime të tij që nga fëmijëria e deri në ditët e fundit”, shprehet vëllai i Dr. Florit, pasi “ai ishte një vëlla që falte shumë dashuri nga vetja. Këshillat e tij kanë qenë tepër të vlefshme si në aspektin personal, edhe atë artistik. Ai kuronte gjithmonë krijimtarinë time, por njëkohësisht më linte edhe shumë hapësira në krijimtarinë e vet”.

Bashkëpunimet dhe projektet kanë qenë të shumta, qoftë të publikuara, edhe ato që janë nisur dhe që priteshin të nxirreshin në të ardhmen. “Më kujtohet mami, që më ka thënë se vëllai – me të cilin kisha 5 vjet diferencë – ishte tepër i dashur dhe i kujdesshëm për mua, aspak xheloz, por me ndjesinë e prindit për mua”.

Në art, Flori nuk bënte kompromis në krijimtarinë e tij, tregon Albani, madje shpesh herë dilte edhe kundër çdo lloj parashikimi. “Flori i thoshte gjërat ashtu siç i ndiente dhe nuk kishte për synim të ishte i famshëm. Thjesht të shprehte gjithë vizionin dhe botëkuptimin e tij, për të lënë mesazhe për brezat e rinj, si ata bashkëkohorë me të, por edhe ata që e dëgjonin”.

“Ka qenë një frymëzim i madh për mua, por edhe për shumë njerëz të tjerë”, thotë Albani.

Sa i përket projekteve, ato të papërfunduarat janë tashmë në duart e vëllait të tij Albanit, i cili premton se do t’i përshpejtojë sa të mundet për t’i reklamuar të gjitha. Sipas tij, janë këngë me tekste dhe mesazhe shumë të forta.

Momentet më të bukura prej tij janë të shumta, si familjare, edhe në aspektin skenik. “Kujtoj se kur i thashë për herë të parë që dua të merrem me muzikë, më qeshi dhe më tha se nuk do të ndihmonte për asgjë, ose të bëhesha, ose jo. Më kontrollonte të isha gjithnjë i vërtetë me muzikën time. Një tjetër moment, ardhja në jetë e vajzës së tij Kaltrina, por edhe ai i të birit, Danielit. Ka qenë tepër i lumtur dhe i emocionuar”.

Por ajo që duhet të ndodhë tani, sipas Albanit, është përgjegjësia dhe vazhdimësia për përkujdesjen ndaj familjes së tij, të cilën e konsideron si të tijën. Në fakt duhet përkujdesje edhe për nënën, e cila si çdo nënë për fëmijën e saj, është lënduar shumë me humbjen e Florit.

Albani premton se do t’i rikthehet fuqishëm studios dhe muzikës, për të bërë publike të gjithë pjesën e papublikuar të punëve të tij. “Kënga mbi gjithçka” është hiti më i preferuar për Florin, – tregon Albani – jo vetëm si krijimtari, por sepse atë e ndiente me shpirt. Për të kënga ishte mbi çdo gjë tjetër. “Shpesh kam qenë kritik ndaj tij, sepse ai ishte shumë i guximshëm për punët e veta, ndërsa unë gjithmonë isha më i tërhequr. E ndaloja shpesh dhe i thoja se mos po nxitohej, por bënte sikur më dëgjonte, e nga ana tjetër vepronte siç dinte. Shumë herë ka fituar ndaj meje”.

Por si nis një ditë e Albanit tani, pas humbjes së Dr Florit? “Me të kam qenë shumë i lidhur dhe do ta mbaj në zemër sa të kem jetë. Çdo ditë më duket sikur flas me të, më duket sikur më dëgjon, por edhe sikur më flet në mënyra të ndryshme. Është humbje e madhe për mua, por jetoj me shpresën se një ditë do ta takoj sërish, kjo më bën edhe më të fortë. Ishim të dy besimtarë dhe unë do të mbetem. Flori e donte Zotin dhe ishte shumë i lidhur me kishën dhe shërbesat e kryera aty. Dhuronte shpesh gjak, ishte aktiv në çdo nismë sociale”.

Megjithatë, jeta nuk mbaron këtu – thotë Albani. – Jeta vazhdon dhe një ditë ne do të takohemi sërish. Mesazhi im për Florin, nëse po na dëgjon tani? Prehu në paqe aty ku je, sepse unë do të kujdesem që çdo gjë të shkojë në vendin e vetë!/ TCH

20 komente në “Alban Kondi: Fjalët e fundit të Florit, “po shoh Zotin, po fluturoj tek ai””

  1. net says:

    PO more po ke pare zotin! Ke pare portat e xhehenemit jo zotin! Aty ku je do japesh llogari per ato zullume qe bere, le dy foshnja pa baba, le nej grua te ve, e pse?! sepse droga te con ne qiellin e shtate! Ta ka thene e fhe here te tjera, agonia jote qe e shkurter.

    1. Argita_B says:

      net,
      Njeriu per dike qe ka ikur nga kjo bote dhe nuk i ka ber keq shoqerise apo ambjentit ku ka jetuar duhet te tregoj pak njerzillik, pak empati. Nese ti je me te vertete besimtar atehere e di shume mire se gjykimet i ben zoti dhe mos i lejo vetes te dalesh mbi zotin e te gjykosh dike qe ka vdekur.
      Nese ka marre droge, ka bere ndofta mekat ndaj vetes po arsyen perse ka mare kete nuk e di as ti as une.
      Droga eshte nje semundje e shoqerise aktuale dhe prek fatkeqesisht me mijera apo dhjetra mijera te rinj ne Shqiperi. Ata qe marin ne pjesen me te madhe te rasteve jane viktima te shoqerise ku jetojne.
      Nuk te ka lexuar ndonjehere te flasesh me kaq urrejtje kur ekstremiste te ISIS presin koka gazetaresh apo dhe njerzish qe shkojne per ndihma humanitare me te vetmin pretekst se nuk jane muslimane.
      Flori merte ndofta droge, po nuk ka degjuar te vrasi apo te presi njeri ne emer te fese se vet.
      Ne interviste flet nje vella qe ka humbur vellane e tij dhe nuk eshte ne traditent e shqiptarit qe te shaje ata qe kane ikur nga kjo bote.

      1. Mira says:

        argita! Në interviste flet një vëlla që do të bëjë karrierë me vdekjen e vëllait të tij. Menaxheri i tij ka bërë një tregti me autorësinë dhe ky llapaveci për disa gr kokë po shkel mbi të ashtuquajturën nderin, krijimtarinë dhe familjen e tij.
        Jam e sigurtë që dhe ky kokëpalari ka marrë dhe vazhdon të thithë drogë….
        Përshëndetje familje drogaxhinjsh…!

      2. Daniel Marku says:

        Mendoj qe dr flori nuk duhet te pinte droge sepsd nuk eshte nje veper e mire

    2. Mira says:

      Po boll u morrët me drogaxhinj dhe boni ndonji pun….!
      Drogaxhinjtë duhen varur ose pushkatuar, pikë…..!

      1. Bollano karafla says:

        Po ty mira kellira do te ti hapim ato bira

      2. Argita_B says:

        Bota e artit ne pergjithesi eshte e prekur nga droga. Te gjykosh pa ditur me te vertete se çfare ndodh ne koken e nje artisti mer rikun te japesh gjykim te gabuar.
        Nuk jam duke justifikuar perdorimin e drogave po ne te njeten kohe pjesa me e madhe e artisteve kane natyra me te ndjeshme se sa dikush qe nuk meret me art, perndryshe nuk do e kishin ate ndjesi qe te shpreheshin me artin e tyre.
        Nje artist futet ne nje bote “dytesore” paralele me boten qe e rrethon ne menyre qe te shohi e te shprehi ato fenomene qe i sjell publikut me artin e tij.
        Nje artist jeton famen, suksesin po ne te njeten kohe kur kjo adrenaline i mungon ne momente te erreta te karrieres se tij, pra kur nuk ka me dashurine e publikut te tij e ka shume me te lehte te kerkoj te mbushe ate boshkllek duke perdorur droge se sa nje puntor i thjeshte.
        Droge nuk eshte vetem kokaina, po jane dhe hashashi, alkoli, cigarja… e keshtu me rradhe e nuk besoj se ne rrethin tend familjar apo shoqeror nuk ke njerez qe drogohen.
        Kjo nuk do te thote qe artistet e vertete te behen modele per rinine, po ne te njeten kohe duhen pare thjesht si njerez human, me te metat dhe te mirat e tyre. Jane mediat qe i fryjne dhe i bejne idhuj per rinine per te shitur faqet e gazetave te tyre, keshtu qe faji eshte i perbashket. Askush nuk eshte i pergatitur moralisht apo psikollogjikisht te perballoje suksesin apo deshtimin e madh.
        Nuk mendoj se Flori apo vellai i tij i kane bere kaq keq shoqerise shqiptare qe te ndeshkohen kaq rende nga ne, aq me teper qe tashme Flori pagoi rendre duke u ndare nga kjo bote gabimet e tij.

  2. X says:

    Rrespekt per Albanin te cilin kjo experience jete, pra konkretishte me vllain e tij Florin ka ber qe ta shikoj jeten nga nji perspektive me realiste ,duke ditur mir se cdo te thote mungesa ,humbja e nji njeriu te dashur ne jeten tende ,rendon aq shume .
    Per ndonji tip moralisti te botes fundamenale(si ky lart) ,do thoshja se ka nji kode njerezor ne te cilin shprehimisht thuhet ; ( Ivdekuri nuk gjykohet)

  3. X says:

    Rrespekt per Albanin te cilin kjo experience jete, pra konkretishte me vllain e tij Florin ka ber qe ta shikoj jeten nga nji perspektive me realiste ,duke ditur mir se cdo te thote mungesa ,humbja e nji njeriu te dashur ne jeten tende ,rendon aq shume .
    Per ndonji tip moralisti te botes fundamenale(si ky lart) ,do thoshja se ka nji kode njerezor ne te cilin shprehimisht thuhet ; ( I vdekuri nuk gjykohet)

  4. Cfare genjeshtrash! says:

    Cfare genjeshtrash vk komplet.
    Ai daku ne ato momente ka qene ne paranoia, panic, takikardi e si ka rene nder mend per Zotin, ky genjeshtari per publicitet na thote qe Flori paskesh thene “Po shoh Zotin, po fluturoj tek ai”.
    Ate mund ta kete thene kur ka thith vizen mbase, po jo kur i ka dale shume e forte ?
    Njerez vk komplet!

  5. net says:

    Znj Argita! Kam folur pe terroristet e isssit po ju nuk e keni lexuar ose nuk keni dashur ta lexoni.Kam thene e po e them qe ata jane qafira e soje qafirash,jane opozitoret e allahut te madheruar dhe qe do japin llogari dhe xhehenemi per ta do te jete i rende.

  6. Zoti says:

    drog drog nate e dite qe shohim pakez drite.

  7. Fly high says:

    Genjeshtar, paska pare zotin…

    Te thithesh miell me hunde jo zotin por edhe p… e mizes ne vrime te ariut e sheh

  8. Wendy-B says:

    Nuk e di nese Flori e ka pare Zotin ose jo. Po nuk eshte cudi qe njerezit ne momente te veshtira ose ne fund te saj ta kerkojne FALJEN E TIJ. Mund te kete qene dhe drogaxhi, por kjo sdo te thote qe ne momentet e fundit mos kete kerkuar falje. Zoti me shume mundesi ka ti shfaqet “mekatareve” drogaxhinjve etj sepse ata qe jane te “persosur” e njohin pranine e tij. Nuk eshte e nevojshme qe ne njerezit te behemi prokurore e gjykates, ka kush e ben kete rol.

  9. Lela says:

    Flori do t’ju mungoje te gjitheve! Edhe ne qe se njohem nga afer e vuajme vdekjen e tij! Zoti qetesofte shpirtin e Florit dhe te gjithe atyre qe e kerkojne me gjithe zemer!

  10. Perse kaq shume nerv ,per nji fjale te te vellait te tij !!!
    Un mendoj se asgje nuk justifikon gjithe kte shfryrje komentesh vetem e vetem per gjasme te vrteten e thenies “po shof Zotin ,po fluturoj tek ai “!
    Un do desha te them se ,njifet tashme boterishte qe drogat stimulojn lumturine dhe therrasin ne trurin e njeriut halucinacione te cdo forme .
    Nqs nji person si psh konkretishte ne rastin tone Flori, i cili sipas thenieve te te vllait Albanit, ka qen nji person i ndikuar nga Zoti ,pra besimtar ,asnji nuk duhet te cuditet ne kte bote ,
    nqs i ndjeri kengetar ne momentet e fundit te tij ka thene ate,
    qe i vllai pohon sot ne media.
    C’ka ktu ,per kaq shume nerv mes shqiptaresh !
    Ndihen te fyer shqiptaret per x arsye ! Per cfar ?
    Un e kam te veshtir ta kuptoj kte menyr kaq agresive te menduari te ktij pasioni per tu konfrontuar me gjithcka ,per gjithcka e ne cdo form !
    Edhe sikur te gjithe ne, te ishim ate moment te fundit te jetes se tij prezent dhe te mos kishim degjuar dicka te tille ,
    un mendoj se do duhej te reagonim me njerezor ne cdo fjale qe shprehim.

  11. Florian says:

    Duke shkruar me shume per kete lloj ” artisti” i bejme me shume sherbim/reklame droges dhe drogmeneve!
    Nuk duhe te merremi me keta lloj njerezish awe me shume qe…….cfare lloj muzike eshte kjo? Per te reklamuar drogmenet qe i bejne jehone vetem nje tendence qe VETEM AR NUK ESHTE ! NUK ESHTE KJO MUZIKA qe po ” kompozohet” nga ca njerez qe vetem muzikante nuk jane! CJANE KETA MATRAPAZE MUZIKE QE PO I BEJNE KETE DEM TE MADH ARTIT TE VERTETE!!
    Julitem zoterinjve te Gazetes ta boptojne kete shkrim!

    1. Kjo qendron Florian, por ,
      nuk do ishte keq qe ne shqipot mos te kafshojm njeri tjetrin,
      ne debate per x teme ,por te diskutojm si njerez normale .
      Me epoken e tallavase u ngaterrua cdo te thoshte muzika e vertete ,
      dhe droga ndoshta u pa si nji mjet qe hapte portat e suksesit ,
      si nji arratisje nga burgu tallavase ku kishte rene muzika shqiptare .

  12. LULI LESHI says:

    aME GJITHE MEND ISHTE KESHTU/

  13. Opinionisti says:

    Ate them edhe une tek dopjo e pestë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje