Një 45 vjeçar, i cili dikur ka qenë shef policie, por tani është kthyer në aktivist si neo-nazist, është hedhur në kopshtin zoologjik të Barcelonës në pjesën e caktuar për luanët.
Ai ishte veshur me rroba ushtarake kur iu vetëofrua luanëve, të cilët për pak sa nuk e shqyen.
Justo Jose tani vuan nga plagë serioze, pasi 3 luanë morën përsipër “shqyerjen” e tij.
Nga gazetat spanjolle mësohet se Jose, u sulmua përreth gjysmë ore nga 3 luanët përpara se të shpëtohej.
Jose, i kishte thënë një gazete lokale në fillim të vitit se kishte humbur kujdestarinë e të birit, ishte divorcuar nga gruaja dhe se i kishte vdekur edhe nëna.
Ai gjithashtu muajin e kaluar u arrestua në Barcelonë, pasi mbante banera me simbolin nazist të Swastikas në protestat anti-abort në ndërtesën e famshme Casa Mila.
45 vjeçari u hodh në zonën e luanëve të kopshtit zoologjik duke terrrorizuar turistët, të cilët kanë filmuar edhe momentin e shpëtimit. /j.h
Luanet se paskan kuptuar humorin e idiotit
dhe e paskan kap per zhelesh e plas ne arene …
Po pse e shpetuan mor’ ket mut!
Mund ta kishit lene ne ate vend qe ai deshte te luante me luanet ndoshta mund ti sfidonte ata.
Kesaj i thone te ta heqin buken e gojes
Cuditem se si tipi pi spanje ,
si vuri aspak ne funxion Dhembet e tij prej Nazisti!
Apo ndoshta ,kjo vjen nga ajo se nazistat i tregojn dhembet
gjithmon para pulave te pjekura ?
FAKE forcio-s nz.
Ata duhet te behen ushqim per kafshet ne realitet .
Ndoshta e ky hedh Zoti ne ate kafaz luanesh ,
kadabren naziste.