FOTO/ Shok në Hollywood, aktorja vritet nga burri xheloz!

9 Dhjetor 2014, 15:47Lifestyle TEMA
FOTO/ Shok në Hollywood, aktorja vritet nga burri xheloz!

Aktroja dhe balerina kanadeze Stephanie Moseley është qëlluar me armë zjarri nga burri i saj xheloz, reperi Earl Hayes në apartamentin ku ata jetonin.

Ylli kanadez kishte një karrierë të vlerësuar në ekran me filma, koncerte të vogla si dhe me pjesëmarrjen e  saj në The Twilight Saga: Breaking Dawn.

Por më shumë Moseley ishte e suksesshme si balerinë, ku kishte marrë pjesë në turet e shumë yjeve duke nisur nga Britney Spears, Rihanna, Janet Jackson, Jeniffer Lopez  etj. Ajo ishte e njohur gjithashtu për rolin që i siguroi ngjitje të shpejtë në karrierën në Hollywood në Catwoman, së bashku me Halle Berry.

30 vjeçarja besohet se është qëlluar për vdekje nga bashkëshorti i saj për shkak të xhelozisë, ndërsa burri i saj pasi qëlloi Stephanie vrau edhe veten me armën e zjarrit.

Bashkëshorti, Earl Hayes  e vrau  Stephanie pasi sipas tij  ajo ishte e pabesë, ndërsa shoku i tij, kampioni i boksit Floyd Mayweather ka qenë dëshmitar i vrasjes, pasi vet Hayes e kishte thirrur për ti dëshmuar pabesinë e gruas në momentet e tërbimit. Ai ka dëgjuar gjithçka para se çifti të mbetej i vrarë nga e njëjta armë, që Hayes përdori mbi bashkëshorten dhe mbi veten e tij.

Dy vjet më parë reperi u nda nga Stephanie, pasi thuhet se ajo pati një aferë me Trey Songz  /j.h

 

 

5 komente në “FOTO/ Shok në Hollywood, aktorja vritet nga burri xheloz!”

  1. demo says:

    O kaqol enter
    Pse ben rolin e te zgjuarit qe te tregosh qe di anglisht? Tani ate e dine prej hallit me qindra mijra shqiptare te tjere
    Ne shqip si sinonim i tronditjes thuhet dhe shok, natyrisht, nje gazetar nuk duhet ta thote
    Po ne Shqiperi ka shume pak, ose aspak qe flasin shqip, duke filluar nga kryeministrat dhe kjo behet per tu treguar qe jane te ditur, por ne fakt tregojne vetem injorance
    Per rastin e atij xhelozit do te thoja qe eshte e njejte qe te behesh xheloz me nje qe punon ne nje shtepi publike
    Ta kesh gruan ne boten e artit dhe te jesh dhe xheloz

    1. enter says:

      He mo demo, kush jeni? Ndonje moderator, apo shok moderatori???? Se ma hoqen komentin.
      Ja se po te replikoj.

      Une nuk shkruajta qe te tregoj qe di anglisht, por qe te evidentoj injorancen dhe papergjegjshmerine ne publikimin e lajmeve.
      Nuk ka ne shqip, shqipja qe di une thote tronditje. Nese ju te zgjuarit e shekullit doni ta felliqni gjuhen tone, atehere eshte pune tjeter.
      Per mua te gjithe jane njesoj, ska rendesi kush shet pordhe me fjalor!

      Dhe keta tipat qe shkruajne te tille artikuj, as nuk marrin persiper te korrigjojne, por cfare bejne? Fshijne komentet sepse u djeg .

      Amon, lene, se me shume shkruaj me shume me shpifet me te tilla gjera.

      Injorance te mbare atyre qe nuk duan te ndryshojne

      1. andi says:

        ne shqip nuk ka <amon< por edhe ne shqip eshte ik meso shqipe per vete pastaj jepu mesime te tjereve………..

  2. Little G says:

    Te lumte pushka o gje e zeze, dy me pak nga ju

  3. Goni, Boston. says:

    “Shok ne Hollywood…” me thene te drejten me vjen keq vetem per Tema On-line e cila katandiset deri ketu.
    Shok ??? Perse “Shok” dhe jo “Shock” ???
    Nese shkruan “Shok”, perse shkruan me tutje “Hollywood” dhe jo “Hollivud” ose “Holliuud”..he perse ??
    “Shok ne Hollywood..”…me vjen keq per temen qe sajohet keshtu kotnasikoti.
    JU lutem me besoni qe nuk e kuptova fare se cfare konkretisht donte te thonte gazetari me “Shok ne Hollywood”, pasi fjalen shok e mora per shok ne shqip…
    vetem kur lexova diskutimet..u ktheva edhe une..dhe me dhimbje shikoj se ku po katandiset Tema

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje