Këto janë heroinat e filmave, që kanë arritur të fitojnë miliarda USD nga shitjet në gjithë botën. Sigurisht qe edhe fitimet e protagonisteve nuk kanë qenë të pakta, pasi ato kanë pushtuar botën përmes roleve të tyre si heroina dhe ikona të kinematografisë.
Në vend të parë qëndron filmi Avatar i James Cameron, i cili ka gjeneruar plot 2.7 miliardë dollarë të ardhuara me protagoniste Zoe Salanda si heroinë të tij.
Një tjetër heroinë protgoniste e filmit që bëri botën të qajë dhe që grumbullloi 2.1 miliardë dollarë nga shfaqjet në mbarë botën është Kate Winslet në Titanikun e famshëm krah Leo Di Caprios.
Scarlett Johansson është një tjetër superheroinë e filmit të realizuar në 2012-ën “The Avengers” me fitime që shkuan në 1.5 miliardë dollarë.
Iron Man 3 është një tjetër realizim kinematografik që mblodhi 1.2 miliardë dollarë me protagoniste Gwyneth Paltrow në rolin e Pepper Potts.
Transformers: Dark of the Moon me protagoniste yllin Rosie Huntington-Whiteley, arriti të fitonte 1.1 miliardë dollarë në mbarë botën.
Bérénice Marloheme është një tjetër heroinë e filmit me 1.1 miliardë USD, me rolin e saj si vajza “bond”.
Me radhë vijnë heroinat; Nicola Peltz, në filmin që mblodhi rreth 1 miliardë USD, Transformers: Age of Extinction, Anne Hathaway protagoniste e filmit The Dark Knight Rises, Keira Knightley dhe Penélope Cruz në seritë Piratëve të Karaibeve, filma që shkuan plot në 1 miliardë dollarë fitime. /j.h
Keshtu i kom pas un dashnoret njeren me te bukur se tjetra
Te gjitha mi shtypi karoca e M…
Ajo me e mira mungon ?
Nje zgjedhje prefekte TemA,te gjitha te shume bukura, mungojn Kelly dhe Miranda.
Keira K. rrezatuese si nje yll,por me duken ca fije te thinjura ka !
Lol… kush????
motra e frank’ut allvanos
Charlize Theron.