Këngëtarja e njohur Avril Lavinge u ka komunikuar fansave të saj përmes Twitterit se është duke u përballur me disa probleme shëndetësore.
Avril, e cila është e martuar me anëtarin e bandës Nickelback, Chad Kroeger nuk është shfaqur në publik që nga shtatori.
Ajo tha se nuk është mirë me shëndet, por e la të pazbuluar nga se vuan.
“Nuk ndihem mirë. Kam disa probleme shëndetësore, ndaj ju lutem lutuni për mua”, ka shkruar këngëtarja në Twitter.
Këngëtarja e hitit Girlfriend, pohon se vuan nga shëndeti, vetëm pas pak muajsh spekulimesh se martesa e saj me Chad ishte drejt fundit. /j.h
Eeeeeh,sado e mire si kengetare,por me keqardhje them se ju mori mendjen droga.
Nuk eshte ajo ilaci me i mire.
Jeta e thjeshte dhe dashuria per njerezit,eshte droga me e mire per njeriun.
Zoti te ndihmofte bukuroshe.
Amin …u sherofsh bella donna
Zoti te ndihmofte.
U sherofsh sa ma shpejt shpirti jem