Brad dhe Angelina duket se po përballen me kërkesat e pazakonta të fëmijëve të tyre.
Në një intervistë për revistën Radio Times, Jolia tha se Brad është i tmerruar nga kërkesat e fëmijëve të tyre të vegjël pasi ata kanë kërkuar të kenë tatuazhet tyre.
Si mund të them unë jo, u shpreh Jolie, e cila vet mendohet se ka 17 tatuazhe, ndërsa bashkëshorti i saj Brad mendohet të ketë 12 tatuazhe në trupin e tij.
Angleina Jolie tha se dëshiron që fëmijët e saj të inspirohen nga politikanë, shkrimtarë apo aktiviste.
” Mendoj se kur fëmijët e mi të shohin gjithë gjërat e tjera në botë, do frymëzohen nga politikanë, shkrimtarë apo aktiviste. Ata janë shumë individual, ndaj besoj se nuk do ndjekin rrugën e prindërve të tyre”, tha Jolie, e cila po ashtu pohoi se Brad është shumë i lidhur dhe i ndjeshëm ndaj vajzave dhe ato “bëjnë ç’të duan me të”./j.h
Femijet jane ne cdo rast imitues te pavetedijshem te prinderve te tyre .