Fotot e mëposhtme tregojnë disa nga avionët e rrëzuar përgjatë vieteve, të cilët nuk kanë përfunduar duke shkaktuar tragjedi. Kërkimi dhe dokumentimi është bërë nga forografi gjerman Dietmar Eckell, i cili ka gërmuar gjatë për të sjellë përmes fotove, rastet e mrekullive në aksidentet ajërore, të cilat nuk kanë shkaktuar asnjë viktimë.
1. Fairchild C-82 u rrëzua në Alaskë në vitin 1965. A shpërthetu në flakë fatmirësisht pas tre ditësh kur gjithë ekuipazhi u shpëtuua nga një avion tjetër. Fotografi gjerman Dietmar Eckell e ka përshkruar këtë histori në librin e tij të fotove të avionëve të rrëzuar, si një projekt me fund të lumtur. Ai kontaktoi dhe pilotin e avionit, i cili tha se ishte shumë i lumtur që po dokumentohej historia e avionit të tij 50 vjet pas përplasjes.
2. Cessna 310, Australia është një tjetër avion, që nuk ka shkaktuar vitima pas rrëzimit. Fotografi Eckell u bë i interesuar në dokumentimin e rrënojave të avionëve , ku të gjithë kanë mbijetuar, pasi ai vet kishte pësuar një përplasje. “Kam gjetur aeroplanët ku të gjithë kanë mbijetuar pas rrëzimit. Nëse qoftë edhe një pasagjerë po të kketë mbetur i vdekur, avioni nuk hyn në këtë klasifikim.
3.Grumman Hu-16 Albatross, Mexico, është rrëzuar në plazh, 70km në jug të Puerto Escondido. Eckell e ka fotografuar avionin në vitin 2010, 6 vjet pas rrëzimit., i cili ishte ndarë në dy pjesë.
4. Bristol Type 170 Freighter, Canada, është një tjetër histori mrekullie në rrëzimet e avionëve. Eckell ka treguar se kur shkoi të fotografonte këtë avion askush në zonën përreth nuk e dinte se aty ndodhej një avion i braktisur. Avioni u gjet në anë të liqenit, atje ku ishte rrëzuar qysh në 1956-ën, madje në kushte mjaft të mira.
5.Avro Shackleton, Western Sahara. Për të shkuar tek ky vend fotografi gjerman ka hequr të zinjtë e ullirit, jo vetëm për shkak se duhej të udhëtonte në shkretëtirë i shoqëruar nga mushkonjat, por seps ekjo është një zonë e kontrolluar nga rebelët Polisario. Eckell tregon se vet lideri i rebelëve Polisario e çoi tek avioni i rrëzuar dhe intersant ishte zbulimi se po i njëjti grup rebel gjithashtu shpëtoi 19 pasagjerët e Avro Shackleton në vitin 1994.
6. Douglas C-53 Skytrooper, Australia, u ul në këtë vend në vitin 1942 kur piloti humbi aeroportin dhe bëri ulje të detyruar sepse i mbaroi karburanti.
7. Douglas C-47 Skytrain, Yukon, Canada. 10 njerëz mbijetuan pas rrëzimit të këtij avioni, në vitin 1950. Fotografi Ekcell e vizitoi dy herë vendin e rrëzimit.”Kalova dy orë në këtë vend dhe akoma nuk e imagjinoj dot, sesi mbijetuan në shkurt të 1950-ës pasagjerët kur temperaturat në këtë majë arrinin deri në minus 40 gradë.
8. Curtiss C-46 Commando, Manitoba, Canada
9. B-24 Liberator, Papua New Guinea. Njerëzit në Guinean e Re e quajnë këtë avion si “fantazma e kënetës” thotë Ekcell, i cili e fotografoi avionin në vitin 2013. Avioni B-24 u detyrua të ulej në kënetë në 1943, pasi i mbaroi karburanti pas një misioni bombardues. Ekuipazhi u ul me sukses me parashutë në tokë dhe dy pilotët nuk u plagosën pas përplasjes së avionit me tokën.
10. Curtiss C-46 Commando, Manitoba, Canada u rrëzua afër Churchill në vitin 1979, ku ende qëndron mes shkëmbinjëve. Pasagjerët edhe në këtë rast shpëtuan të gjithë./j.h
mungon dhe avioni i famshem i diviakes ,ose me sakte droni me pilot i sales , hahaha, sa qesharak qe je more plau qelbesire , kur kujton sa pislliqe dhe sa djallezi i ke ber ketij populli dhe kesaj shqiperie, ti do hequr zvarre o qelbesire !!! robi dhe mbase harron , por zoti jooooooo , zoti vonon por nuk harron.
Po ate avionin qe u ul ne plazh plot me droge perse nuk e nxirrni….?
po avionin qe u rrezua ne jezerce pse sjepet asnje foto apo ishte koperim salo fazllic per te mire te trapajaneve