Whatsapp do të krijojë platformë edhe në web

15 Dhjetor 2014, 12:14Hi-Tech TEMA

Shërbimi më i famshëm dhe më i përdorur i mesazheve – WhatsApp është duke menduar të krijojë një platformë të njëjtë të shërbimit të saj e cila do të kalojë edhe në ueb.

Aktualisht, aplikacioni i famshëm që është në pronësi të Facebook është në dispozicion në disa platforma të ndryshme telefonike, mirëpo kompania ka thënë se do ta kalojë shërbimin e saj edhe në ueb.

Sipas faqes holandeze, AndroidWorld.nl thuhet se kodi i versionit të WhatsApp për desktop është parë tashmë dhe në të përmendet edhe “WhatsApp Web”.

Madje, këtë lajm e ka konfirmuar edhe Pavel Durov, themeluesi i shërbimit rival Telegram.

Me sa duket, zgjidhja për autentifikimin e përdoruesit të WhatsApp në desktop do të jetë përmes llogarisë dhe kredencialeve të njëjta në aplikacionin mobil, e cila do të bëhet përmes telefonit në të cilin është i instaluar aplikacioni i famshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje