Ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, thotë se nuk ka pasur asnjë ndikim dhe as që është përzier në formimin e koalicionit të ri qeveritar LDK – PDK.
Jacobson shton se në këtë proces ka qenë vetëm si vëzhguese.
Në një intervistë për gazetën “Zëri”, ajo mohon të ketë qenë ndonjëherë kundër “Vetëvendosjes” në Qeveri.
“Asnjëherë nuk kam thënë se “Vetëvendosja” nuk duhet të jetë pjesë e Qeverisë.
Njerëzit nganjëherë ma përshkruajnë një gjë të tillë, por kjo thjesht nuk është e vërtetë”, ka thënë për “Zërin”, ambasadorja Jacobson.
Sa i përket pritjeve për qeverisje të pakorruptuar, ajo bën thirrje që veçanërisht në sektorin e prokurimit publik, një fushë që edhe ajo e vlerëson si ndër më të korruptuarat, të dërgohen njerëz të besueshëm.
Ajo përmend faktin se ende ka kryetar komunash të dënuar për korrupsion, që kanë mbetur në pozita të njëjta.
Ndërsa për ekstremizmin fetar në Kosovë, ajo bëri me dije se ishte në qendër të vëmendjes së tyre gjatë vitit 2014 dhe se me prioritet do ta kenë edhe në vitin 2015./b.l
Nuk ju pijne uje ato pordhe. Vetvendosjen nuk e keni dashur, se ajo ka guximin tja u thote hapur pa frike te gjithe pislleqet qe kane bere ambasadoret amerikene ne Kosove dhe jo vetem ata.
Dihet mire se Albini eshte nacionalist po aq sa eshte çdo amerikan.