Serbia kërkon të formojë konfederatën ballkanike pa Shqipërinë

19 Dhjetor 2014, 15:11Rajoni TEMA

Partia Demokratike e Serbisë kërkon formimin e një konfederate ballkanike, pa përfshirjen e Shqipërisë.

Borislav Stefanoviç, deputeti i partisë së ish-presidentit Boris Tadiç, ka hedhur propozimin për bashkimin e vendeve të rajonit, në mënyrë që të kenë perspektivë më të mirë për hyrje më të shpejtë në Bashkimin Europian.

Megjithatë, në konfederatën e propozuar prej tij, Stefanoviç ka lënë jashtë Shqipërinë, duke krijuar idenë e një Jugosllavie të cunguar, pa përfshirjen e Kroacisë dhe Sllovenisë, raporton Zeri.

“Bashkësinë e re politike të Ballkanit perëndimor do të duhej ta përbëjnë Serbia, Kosova, Bosnje e Hercegovina, Maqedonia, e ndoshta edhe Mali i Zi.

Kjo do të ishte konfederatë e bashkësive me organe miniature të përbashkëta për marrëdhënie me Brukselin”, ka thënë Stefanoviçi në konferencën “Bota në vitin 2015″, të mbajtur në Beograd.

Ish-kryenegociatori i bisedimeve Beograd-Prishtinë, pjestar i Partisë Demokratike, që konsiderohet si krahu u moderuar në politikën serbe, ka siguruar se ky projekt do të garantonte më tepër unitetin e Bosnjes dhe nuk do ta zvogëlonte sovranitetin e asnjërit prej vendeve të tjera.

“Mund të jemi më të mirë ose më të këqij, por kurrë nuk do të vlerësohemi në mënyrë parciale, por si Ballkan perëndimor, sepse kështu na vlerësojnë në Europë”, është shprehur Stefanoviç. Për të, gjithsesi, Bashkimi Europian ku vendet e rrajonit duan të integrohen nuk është i çliruar nga korrupsioni dhe burokracia.

15 komente në “Serbia kërkon të formojë konfederatën ballkanike pa Shqipërinë”

  1. Gora says:

    Kemi ne nje me emer TFG merreni dhe ate ne konfederat

    1. Gjenevasi says:

      Këtë e deshi Ante Markoviq, kryeministri i fundit i Jugosllavisë, që ishte kroat, si mënyrë për ta parandaluar luftën. Sërbet e refuzuan. Tani e kërkojnë, por vonë !
      http://www.cageneve.ch

  2. Z.Stefanovic
    kur Shqiperija ti marr tana trojet e veta mrena dhe jashta kufirit nen gjirin e Shqipnis Nan ateher ju serbet theshi qafen e as emri i juaj mos u dite rrnoft popudhi Shqiptar kun do ci asht.

  3. mal. shova says:

    Epo keta serbet qenkan rrota kari
    Me ke do ta bej konfederaten ky ,!
    Te vetmit qe mund te pranojne jane vellezrit e tij te Banja. Lukes
    Popujte e tjere derdhen gjak per tu ndare nga keta egersira dhe keta u thone hajdeni te behemi prape bashkese kemi ndryshuare qimen e lekuren .

    1. Dervish Malluta says:

      Epo keta serbet qenkan rrota e mallutes s´ime, hala nuk e kuptojne qe jane bira e fundit e kavallit ne Ballkan, me fjale tjera jan qorrue, bile as aleatet e tyre gerq s´dojne te konpromitohen me ta, varu Tourkpordhosin, Clausin et Frankun!

  4. Aleksander says:

    Po gjithe ato luftera e gjithe ata civile te pafajshem qe humben jeten vitet e shkuara i harruan keta ?!-Askush ne Ballkan nuk do me te jete nen te njejten çati me serbet e keta vazhdojne te shohin endrra e te thurin plane !!!

  5. Klimax says:

    Ky eshte nje propozim per nje bashkepunim te ish republikave jugosllave drejt rruges europiane. Sigurisht qe Kroacia e Sllovenia si anetare te BE-se nuk ka perse te perfshihen ne kete bashkepunim. “Zeri” te mos shqetesohet se perse nuk eshte propozuar Shqiperia sepse ajo nuk ishte ndonje republike e ish-Jugosllavise, por te shqetesohet se ky propozim fut edhe Kosoven duke bere nje bllok te perbashket te ish republikave dhe krahinave jugosllave per bashkepunim me Brukselin. Ky propozim de facto afron Kosoven me Serbine dhe vendet e tjera te ish-jugosllavise dhe ne anen tjeter perpiqet te largoj Kosoven nga influenca e Tiranes.

    1. Toni KS says:

      “I ka vdeke nana kesaj pune” themi ne n’Kosove. Dobiqat e Rusise jane duke korrur ate qe kane mbjellur. Kete e dine shume mire. Bile edhe e kane nje shprehje per kete “Te gjithe serbet nen nje kumbull”. Aq territor do ju mbetet.

  6. Progon Lleshi says:

    Sa budall qi je or ti politikan, po Serbia ka veq per tu zvoglu e jo per tu zmadhu, na bani te zgjuarin neper gazeta…maqedonia nuk vjen me ju se ajo ka per tken e jona nersa kosova e mali i zi u kan ik iher e qato smun merrni ma..vazhdoni e jetoni nandrra se qato skan me noll kurr.

  7. Gjenevasi says:

    http://www.cageneve.ch
    Ky i mjerë është në vonesë prej 25 vjetve. Këtë ide e ka hedhur Ante Markoviq, kryeministri i fundit i Jugosllavisa nga Kroacia. Kjo ishte ide gjeniale për ta shmangur luftën në atë kohë, por serbet nuk e deshën. Tani është vonë.

  8. Tito says:

    Nuk e hani dot kete mut. E hengra une dhe me beri mire. Juve ju ben keq.

  9. kuq e zi says:

    1) mbreteria e sllaveve
    2) jugosllavia
    3 confederate????????
    te gjitha keto teori vetem qe serbia te jete lidere ne ballkan kjo kohe ka pjerdhur per vete faktin qe europa nuk don qe serbia te kete nje rol kryesor ne ballkan pas asaj qe kreu gjate periudhes ne piken 1,2 te vetmin pelqim qe dha europa ishte (per versionin stilbenelux) shqiperi,kosove,maedoni,mal i zi
    ne duhet te investojme shume ne kete plan pasi ne keto kater shtete kemi dy shtete e gjysem shqiptar

  10. petraq says:

    europa po los keq me ballkanin ne asnje menyre nuk mund te behet federate ballkanike dhe pastaj futjene europe po edhe ne qofte se futemi ne europe e pastaj behet federate ballkaniken atehere europa do ta kete keq me ballkanin,mos harroni se na ballkan eshte dhe nje pjese e turqise dhe gjithmon kontradiktat kane lindur nga brenda ashtu sikunder e ha krimbi drurin dhe e rrezon per toke.europa plake mos te beje naze por te pranoje shtetet e ballkanit sejcilin me vehte ashtu sikunder ka pranuar shtetet e tjera.ne kete kohe te cpikjeve te medha nuk ka nevoje te jesh shtet i vogel a;po i math.shtetet e ballkanit qe nuk jane shume do konkurojne me shtetet e tjera kush eshte i zoti dhe ai qe nuk do i pergjgjet vrapit te ndihmohet apo te perjashtohet ashtu sikunder lejleku kontrollon zoqt e tije para se te nise shtegtimin.

  11. Patrioti says:

    Keta duan lufte ballore o vlla se ndyshe nuk zgjidhet kjo pune. ta ndezim dhe ne njehere e te biem rehat se kemi 200 vjet me keta shkijet edhe prape nuk vene men.
    ne 2014 do me bo jugosllavi ky, edhe ne evrope Brenda. hajde toc hajde. po pse do te marri evropa bashke ty qe te kesh takat me vendos? vetem do hysh se do lash banjot ste do njeri aty me fol o koketul.

    Pale bejne edhe sikur drejtojne rajonin!?

  12. Filipi says:

    Keta idiote serbe,kerkojne tani pas kaqe lumenjesh gjaku,te drerdhur nga thikat serbe,ndaj popujve joserbe te Ballkanit,te bejne nje”Konfederate balkanike”(serbine e Madhe),ate qe nuk munden t’a benin me lufte!Keta te shkrete kane”lulezuar”nga mend fare!Kush jane ata popuj qe duane te jene ne nje konfederate me ta?!Serbet,ala mendojne se jane politikane te zotet qe te genjejne Ballkanasit!Kosoven e duane ne”Konfederate”por jo Shqiperine!Pse keshtu?!Apo,po te jete edhe shqiperia ne ate”konfederate”,sebet nuk do te jene te zotet qe ta dominojne ate!Ketij Borislav StefanoviVICIT”I ka hyre vetja ne qef”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje